Askund në Evropë nuk lejohet që fëmijët 8 vjeç të bëjnë çfarë të duan me trupin e tyre

Фото: pixabay.com

Nuk ka asnjë vend në Evropë ku operacionet e ndryshimit të seksit lejohen në moshën 8 vjeçare. Mosha për një operacion të tillë pa pasur nevojë që prindi të pajtohet është 18 vjeç në Bullgari, Qipro, Greqi, Francë, Hungari, Rumani dhe Sllovaki dhe 15 vjeç në Slloveni. Gjithashtu, në Austri, Çeki, Kroaci, Danimarkë, Finlandë, Itali, Letoni, Lituani, Holandë, Poloni, Portugali, Spanjë dhe Suedi, mosha për një operacion të tillë është 18 vjeç. Në Mbretërinë e Bashkuar është 16 vjet, në Skoci 17 vjeç, në Angli dhe Uells 18 vjeç. Në Kroaci lejohet kryerja e një operacioni të tillë edhe para moshës 18 vjeç, por vetëm me pëlqimin e prindërve.

Po shqyrtojmë një postimFacebook në të cilin thuhet:

Vlerat e BE-së fëmija nga mosha 8 vjeçare ka të drejtë të bëjë çfarë të doje me trupin e tij alooo, a e dini se ku po ju shpijnë këto satanistë.

 

Komisioni Evropian ka një strategji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, por në të nuk rregullohet ajo që shkruan në postimin e mësipërm, përkatësisht që një fëmijë 8 vjeç ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me trupin e tij. Strategjia e BE-së për të drejtat e fëmijëve është zhvilluar për fëmijët dhe së bashku me fëmijët. Fëmijët duhet të kenë qasje në informacionet në një mënyrë adekuate të përshtatur për ta, në mënyrë që të mund të dinë qartë se cilat janë të drejtat e tyre dhe çfarë planifikon të bëjë BE-ja për ta. Prandaj strategjia është paraqitur në një format të veçantë të cilën mund ta kuptojnë fëmijët dhe mund të gjendet në linkun e mëposhtëm.

Siç mund të shihet nga strategjia, ajo është e fokusuar në arsimin cilësor inkluziv, ​​mbrojtjen nga dhuna, ndihmën ndaj fëmijëve refugjatë, mundësimin e mbrojtjes shëndetësore për të gjithë fëmijët, mbrojtjen nga dhuna dhe legjislacionin që do t’i përfshijë nevojat e fëmijëve për mbrojtjen e tyre nga varfëria, t’u sigurohet ushqim cilësor dhe strehim adekuat.

Në Evropë, 18.3 për qind të popullsisë e përbëjnë fëmijët. Prej tyre, 22.2 për qind janë në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social. Gjysma e fëmijëve në botë janë viktima të dhunës. Në vitin 2020, një e treta e të gjithë azilkërkuesve në vendet anëtare të BE-së janë fëmijë.

 

Gjithashtu, në BE 33 për qind e vajzave dhe 20 për qind e djemve kanë hasur në përmbajtje shqetësuese në internet në vitin 2020 të paktën një herë në muaj. Bazuar në këto fakte, Komisioni Evropian ka formuar strategjinë e tij me të cilën bëhen përpjekje për t’u përgjigjur problemeve më të rëndësishme në mënyrë që fëmijët të rriten më të lumtur dhe më të sigurt.

 

Sa u përket operacioneve për ndryshimin e seksit, (i njohur edhe si operacioni i konfirmimit të seksit), i cili është proces i harmonizimit të pamjes fizike dhe organeve gjenitale me identitetin gjinor të dikujt, nuk ekziston vend në Evropë ku kjo lejohet në moshën 8 vjeçare.

Në 13 nga 28 shtetet anëtare të BE-së, zbatohen rregullat e përgjithshme për operacion. Në këtë kontekst, mosha për një operacion të tillë pa pasur nevojë për pëlqimin e prindit është 18 vjeç në Bullgari, Qipro, Greqi, Francë, Hungari, Rumani dhe Sllovaki dhe 15 vjeç në Slloveni.

Mbi të gjitha, dymbëdhjetë vende anëtare lejojnë një operacion të tillë vetëm te personat në moshë madhore. Në Kroaci lejohet kryerja e një operacioni të tillë edhe para moshës 18 vjeçare, por vetëm me pëlqimin e prindërve. Në Mbretërinë e Bashkuar është 16 vjeç, në Skoci 17 vjeç, në Angli dhe Uells 18 vjeç.

Nuk ekziston vend në BE ku një fëmijë në moshën 8 vjeçare mund të japë pëlqim për komunikim seksual me një të rritur. Në të gjitha vendet trajtohet si vepër penale e pedofilisë dhe dënohet me dënime rigoroze me burg.

Konventa për të Drejtat e Fëmijës është një konventë e Kombeve të Bashkuara dhe një marrëveshje e rëndësishme midis vendeve të angazhuara për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Në konventë sqarohet se cilët janë fëmijët, të drejtat e tyre, si dhe përgjegjësia e qeverive ndaj tyre. Të gjitha të drejtat janë të lidhura, janë po aq të rëndësishme dhe nuk mund t’u hiqen fëmijëve. Një pjesë e të drejtave në Konventë janë që fëmija të regjistrohet në regjistrin e gjendjes civile menjëherë pas lindjes, që fëmija të mos ndahet nga prindërit e tij, përveç nëse nuk është në interesin e tij më të mirë dhe e vendosur nga gjykata, të ketë të drejtë të shprehet lirshëm, të mendojë lirshëm, të ketë të drejtën e fesë, etj. Ka shumë të drejta që janë përfshirë në Konventën për të Drejtat e Fëmijës meqë është një dokument i madh dhe mund ta shikoni këtu.

Në Konventën është theksuar se fëmijët kanë të drejtën e mbrojtjes nga të gjitha llojet e eksploatimit, bile edhe nga ajo që nuk përmenden në Konventë. Sipas Konventës, qeveritë duhet doemos të kujdesen që fëmijët të mos rrëmbehen ose të dërgohen në vende të tjera për t’u eksploatuar. Fëmijët kanë të drejtë të mbrohen nga puna e cila është e dëmshme ose e rrezikshme për edukimin, shëndetin ose zhvillimin e tyre. Qeveritë duhet t’i mbrojnë fëmijët nga dhuna ose neglizhenca nga ata që kujdesen për ta.

Neni 34 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve thotë se qeveritë duhet t’i mbrojnë fëmijët nga eksploatimi seksual dhe abuzimi seksual, duke përfshirë edhe nga njerëzit që i detyrojnë fëmijët të bëjnë seks për para, ose i fotografojnë ata në mënyrë të papërshtatshme ose i incizojnë. Kjo është arsyeja pse pornografia e fëmijëve është e dënueshme dhe një vepër penale në të gjithë Evropën.

Kur shikon Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe pikat e saj, përkatësisht aspektet më të rëndësishme në të cilat fokusohen direktivat dhe ligjet evropiane, është e dukshme se gjithçka në dokument është në interesin më të mirë të fëmijëve, zhvillimit të tyre gjithëpërfshirës dhe janë parasysh aspekte të ndryshme edhe për fëmijët më vulnerabilë edhe për ata që kanë familje funksionale. Sipas Konventës për Mbrojtjen e Fëmijëve, fëmijë është çdo individ nën moshën 18 vjeç. Fokusi është kujdesi shëndetësor, e drejta për arsimim, mbrojtje nga dhuna, e drejta për shtëpi, mbrojtje nga çdo lloj eksploatimi etj.

Legjislacioni vendor, si dhe legjislacioni i vendeve anëtare të BE-së i mbron të drejtat e fëmijëve, përkatësisht sigurinë e tyre, të drejtën për arsimim, kujdes shëndetësor, mbrojtje nga dhuna, të drejtën për një shtëpi të sigurt, etj. Për të gjitha faktet e mësipërme, konsiderojmë se nuk është e vërtetë që fëmijët 8 vjeç kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan me trupin e tyre dhe se këto janë vlera evropiane.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.