Asgjë e çuditshme nuk u shfaq në qiellin e Shkupit

Teksti që po e recensojmë ka për qëllim të manipulojë lexuesit që janë besimtarë të fesë muslimane. Teksti me titullin bombastik “SubhanAllah/ Në afërsi të Shkupit duke filmuar një xhami, shfaqet diçka e çuditshme në qiell (VIDEO)”, flet për “alienë” duke iu referuar gjallesave jashtëtokësore apo krijesave që nuk janë krijuar në planetin Tokë dhe që në anglisht quhen alien

Autori synon të tërheqë klikime me tekst pa peshë dhe me gjëra të imagjinuara. Autori i këtij teksti e përdorë xhaminë si “click bait” (karrem për klikim), ndërsa në momentin që hyn në tekst ka vetëm foto që është nxjerrë nga videot që nuk ekzistojnë, janë fshirë dhe kjo është tallje me besimtarët, tallje me myslimanët pasi që përdoret vendi i tyre i shenjtë për lutje për ta futur në kontekst të një kuazi-informate.

“Video e filmuar rreth orës 18 ditë më parë, personi duke filmuar xhaminë e një fshati në afërsi të Shkupit, pasi publikoi videon videon në rrjetet sociale, vërehet një pamje e çuditshme në qiellë, shfaqet një formë Alieni”, shkruan në tekstin që po recensojmë.

Më tej flitet për alienë duke rrethuar një gjë në fotografi e cila duket se është ndriçmi i hënës. Më problematike është hyrja e tekstit me xhaminë me fjalën subhanallah (I lavdëruar qoftë Allahu), kjo është tregues i qartë i idesë së autori të tekstit i cili nxit lexuesit që të klikojnë në videon që nuk ekziston tashmë, për të parë gjoja mrekullinë, ose alienët. Askund në foto nuk shihet asnjë mrekulli.

Deri më tani, asnjë institucion shkencor apo hulumtues nuk ka dëshmuar ekzistencën e “alienëve”. I tërë debati për to është teorik dhe supozues dhe shpeshherë bazohet në teori konspiracioni. Nga ana tjetër, ekzistojnë shumë filma dhe produksione tjera artistike që janë joreale. Të ishte shfaqur diçka e çuditshme në Shkup në këtë lokacion, me siguri do të kishte edhe njerëz tjerë që do ta dokumentonin rastin, por sipas asaj që verifikuam, nuk ka postime apo lajme nga mediat tjera që e verifikojnë këtë informatë.

“Shikojeni me vëmendje videon e plotë:”, nxit me insistim autori.

Është e qartë se qëllimi është përfitimi i klikimeve, manipulimi, dhe asgjë tjetër sidomos për shkak se natyrë e këtij lloji të teksteve të rrejshme dhe manipuluese është që të fshihen, korrigjohen apo largohen tërësisht nga rrjeti pasi që e ekanë bërë dëmin te lexuesit.

Ky tekst është “Manipulimi me material shoqërues (përmbajtje dokumentare audio / video)” si dhe “Reklamim i synuar (i drejtuar kah audienca e synuar)”, për çka mund të lexoni më shumë në Doracakun e Crithink për edukim mediatik.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.