Arsovska paralajmëroi, por nuk filloi dekorimin e Shkupit për Vitin e Ri më 10 dhejtor

Фото: Принтскрин видео

Më 3 dhjetor të këtij viti, kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, doli me një video-deklaratë në Facebook, në të cilën premtoi se:

Dekorimi për Vitin e Ri të qytetit të Shkupit do të fillojë më 10 dhjetor. Thirrjes sime iu përgjigjën kompanitë me përgjegjësi shoqërore, të cilat duke pasur parasysh krizën shëndetësore dhe ekonomike dhe krizën energjetike me të cilën po përballemi, të inkurajuar nga ajo që thamë më herët se është e nevojshme të racionalizohen fondet që janë në dispozicion të qytetit të Shkupit, u ofruan dhe sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi për dekorimin e Vitit të Ri pa implikime fiskale për qytetin. Kjo do të thotë se për festat e Vitit të Ri qyteti i Shkupit do të dekorohet solemnisht dhe në një atmosferë të përshtatshme do të mund të festojmë ardhjen e vitit të ri, dhe qyteti i Shkupit dhe banorët e Shkupit nuk do të japin asgjë nga buxheti i tyre. Besoj se me këtë racionalizim do të mund t’i rialokojmë mjetet e parapara për këto aktivitete në aktivitete për kujdesin social të kategorive të rrezikuara në Shkup dhe në anën tjetër dua të falënderoj kompaninë që doli në ndihmë, thotë Arsovska në video.

[Burimi: Faqja në Facebook e kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, video fjalim; data: 3.12.2021]

 

ARSYETIMI:

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, e ndërpreu kontratën për dekorimin e Shkupit të nënshkruar nga paraardhësi i saj Petre Shilegov, siç arsyetoi, për shkak të krizës energjetike. Por, menjëherë pas kësaj, kryetarja njoftoi se kompania me të cilën është shkëputur kontrata është përgjegjëse shoqërore dhe do ta dekoroj Shkupin pa pagesë. Ajo përmes një video-adresimi në Facebook u ka premtuar shkupjanëve se qyteti do të fillojë të dekorohet më 10 dhjetor. Mirëpo, në ditën kur e shkruajmë këtë tekst – 16 dhjetor, premtimi i Arsovskës nuk është realizuar. Shkupi, përfshirë edhe zonën qendrore të qytetit, nuk janë dekoruar fare, edhe pse afati i dhënë nga kryetarja e komunës, është shkelur për 5 ditë.

Qytetarët në disa sondazhe në media, gjithashtu, e vërejnë vonesën dhe pyesin nëse kryeqyteti do të shkëlqejë për Vitin e Ri. Pema e Krishtlindjes që zbukuron çdo vit zonën qendrore të qytetit apo sheshin, nuk është vendosur.

Dekorimi që Arsovska fillimisht e njoftoi për fillim të 10 dhjetorit, e më pas me fillimin e 15 dhjetorit, nuk u realizua. Fotot e mëposhtme janë të datës 16 dhjetor, të realizuara në mëngjes herët. Nuk ka pemë të Krishtlindjeve, nuk ka ndriçime, nuk ka rekuizita të Vitit të Ri.

Duke pasur parasysh se fillimi i dekorimit për Vitin e Ri të Shkupit, është vonuar së paku pesë ditë nga ajo që ishte paralajmëruar fillimisht, premtimin e kryetares së Shkupit se qyteti do të fillojë të zbukurohet më 10 dhjetor, e vlerësojmë të paplotësuar.

 

Vlerësoi: Mirosllava Burns

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.