ANALIZË: Për katër vite RMV duhet të kthejë 2,3 miliardë euro vetëm në bazë të eurobondeve!

Фото: portalb.mk

Borxhi publik do të vazhdojë të rritet edhe këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Ndryshe nga vlerësimet e deritanishme, vlerësimet e rejat tregojnë se borxhi publik dhe ai shtetëror do të jenë në rritjet, dhe ky trend do të vazhdojë edhe në vitin 2024. Vitet e ardhshme, shteti duhet të paguajë qindra milionë euro vetëm në bazë të maturimit të eurobondeve. Krahas jashtë vendit, kreditë do të kërkohen edhe në tregun vendas – përmes obligacioneve Civile, të Gjelbra dhe të Projekteve, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk

U tejkalua kufiri i borxhit publik prej 60%.

“Për ta mbajtur nivelin e borxhit publik brenda një kornize të qëndrueshme, pa e prishur qëndrueshmërinë fiskale, përcaktohet kufiri i totalit të borxhit publik në afat të mesëm dhe në afat të gjatë, i cili nuk duhet të kalojë nivelin prej 60% të PBB-së” – shkruan në Strategjinë e sapo publikuar për Menaxhimin e Borxhit Publik.

Përkundrejt kufirit të vendosur në këtë mënyrë, statistikat tregojnë se edhe këtë vit edhe vitin e ardhshëm borxhi publik do të arrijë në mbi 60% të PBB-së. Ministria e Financave, siç njoftoi “Portalb”, ka përgatitur projeksione të reja të rishikuara për rritjen e ekonomisë, për inflacionin dhe për borxhin publik, të cilat paraqesin hyrje në rebalancin e buxhetit në shtator.

Sipas të dhënave të publikuara, ky vit do të mbyllet me një borxh publik në vlerën 7,7 miliardë euro, me ç’rast 66% e borxhit është ndaj kreditorëve të huaj.

Lëvizja e borxhit publik 2023, infografik nga Portalb.mk
Lëvizja e borxhit publik 2023, infografik nga Portalb.mk

Në vitet e ardhshme, qindra milionë euro do të “trokasin në derë” për shlyerje, bazuar vetëm në eurobondet e prapambetura. Në korrik, me mjete nga eurobondi i ri në vlerë prej 500 milionë eurosh, janë paguar 450 milionë euro për eurobondin e emetuar në vitin 2016. Por, në vitet në vijim do të duhet të shlyejmë edhe borxhin në bazë të eurobondeve të tjera.

Shlyerja e erobondeve të RMV-së, infografik nga Portalb.mk
Shlyerja e erobondeve të RMV-së, infografik nga Portalb.mk

“Projeksionet afatmesme të paraqitura në këtë strategji tregojnë se borxhi publik do të kalojë kufirin maksimal prej 60% në periudhën 2023-2025, por si rezultat i masave të konsolidimit fiskal, nga viti 2026 deri në vitin 2028 parashikohet të kthehet në kornizat e përcaktuara nën 60% të PBB-së. Lëvizja e borxhit publik në periudhën afatmesme do të shënojë një rritje të moderuar deri në vitin 2024, si rezultat i pasojave të krizës, e më pas, në periudhën nga viti 2025, nëpërmjet masave të konsolidimit fiskal, pritet një ulje e nivelit të borxhit” – thuhet në Strategjinë e sapo publikuar.

Jo vetëm me kredi nga jashtë, nevojat buxhetore do të vazhdojnë të financohen edhe me huamarrje të brendshme. Për herë të parë në korrik u emetua një Obligacion Qytetar, por është paralajmëruar edhe emetimi i një Obligacioni të  Gjelbër. Konkretisht, ka paralajmërime për “burime” të reja për marrjen e kredive nga kreditorët vendas, bankat, kompanitë e sigurimeve, fondet e pensioneve nga vendi, të cilave tashmë i bashkuan edhe qytetarët. Pra, përveç Obligacionit Civil, po përgatiten gjithashtu:

Obligacionet e gjelbra – që do të përdoren për financimin e projekteve të reja dhe/ose ekzistuese të gjelbra. Ndryshe nga obligacionet ekzistuese, bonot e gjelbra do të përdoren vetëm për projekte investimi ose zhvillim të gjelbër dhe do të jenë të dedikuara për shpenzime kapitale

Obligacionet e projekteve – që parashikohen për investime kapitale me të cilat investitorët do të investojnë mjetet e tyre financiare në projekte kapitale dhe infrastrukturore.

Në të njëjtën kohë, pritet rritje edhe e huave të garantuara nga shteti për projekte infrastrukturore – këtë vit deri në një shumë maksimale prej 250.000.000 euro.

“Borxhi publik i garantuar në periudhën 2024-2028 pritet të ketë një rritje të lehtë në vitin 2024, e pastaj nga viti 20225 pritet një stabilizim dhe reduktim i borxhit të garantuar në 5,6% të PBB-së në vitin 2028”- theksojnë nga Ministria e Financave.

Në tremujorin e parë të këtij viti, borxhi publik arriti në 8,2 miliardë euro, që përfaqëson 57,5% të PBB-së.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.