ANALIZË: Bankat e RMV-së “notojnë“ në fitime, rritje e kredive jofunksionale! (Infografik)

Фото: portalb.mk

Në gjysmën e parë të këtij viti bankat “fërkojnë duart“, fitimet në nivel të sektorit bankar janë rritur për 35,3 përqind fantastike, krahasuar me ato në periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Nga ana tjetër, kjo rritje e fitimeve nuk është lënë në hije nga rritje e kredive jofunksionale të kompanive dhe qytetarëve. Vetëm për kredi konsumatore dhe kredi banimi në fund të gushtit qytetarët kanë pasur obligime prej 3.200.000 eurosh, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Firmat ngarkohen me kredi “me kujdes”.

Për vetëm tre muaj, ose në tremujorin e dytë të këtij viti salldoja e kredive jofunksionale të qytetarëve dhe firmave është rritur për 6,8 milionë euro ose 3,5%. Në shumën e përgjithshme të kredive jofunksionale dominojnë ato të kompanive – pjesëmarrja në fund të tremujorit të parë ekonomik u rrit deri në nivelin prej 65,3%. Rritja e kredive jofunksionale është e pranishme te më shumë industri si sektori i tekstilit, tregtia, ndërtimtaria.

Analiza ekonomike infografik nga Portalb.mk
Analiza ekonomike infografik nga Portalb.mk

“Rritje e kredive jofunksionale është e pranishme tek shumica e veprimtarive ekonomike, por më domethënëse është tek “industria e tekstilit“ , 3.600.000 euro 145,8%.  Shkalla e lartë e rritjes së kredive jofunksionale në këtë tremujor te sektori i “industrisë”, thuajse është e përcaktuar krejtësisht nga ekspozimi jofunksional ndaj një kompanie në industrinë e tekstilit. Nga ana tjetër, ulje të kredive jofunksionale ka në veprimtarinë “transport dhe magazinim”, sektorin hotelierik dhe në “industrinë tjetër të përpunimit” – shënohet në analizën e BPRMV-së për sektorin bankar në vend.

Analiza ekonomike infografik nga Portalb.mk
Analiza ekonomike infografik nga Portalb.mk

Nga ana tjetër, për shkak të presioneve të inflacionit që ndikojnë mbi ambientin ekonomik kompanitë ngarkohen në mënyrë të përmbajtur me kredi të reja. Në gusht, në nivel mujor është vërejtur rënie e kredive për kompanitë për 0,3%.

Kreditë konsumatore dhe për banim më problematiket“ për tu shlyer

Qytetarët më së shumti janë të ngarkuar me kredi konsumatore dhe banimi – pikërisht edhe mbi këtë bazë është rritja më e madhe e kredive jofunksionale në shumë absolute. Analizat e reja mbi rreziqet bankare tregojnë se në tremujorin e dytë të këtij viti kreditë jofunksionale te amvisëritë kanë pasuar rritje prej 3,1% ose për 2.061.000 euro të reja.

Analiza ekonomike infografik nga Portalb.mk
Analiza ekonomike infografik nga Portalb.mk

Rritjen më të lartë procentuale në nivel tremujor ka tek kreditë jofunksionale për blerje të apartamentve dhe hapësirave afariste për 7.5%.

Analiza ekonomike infografik nga Portalb.mk
Analiza ekonomike infografik nga Portalb.mk

Treguesit e likuiditetit të sektorit bankar janë në nivel të kënaqshëm, аftësia paguese shënon përmirësim, portfolioja kreditore e ka ruajtur cilësinë – vlerëson Banka Popullore. Në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar fitimi i bankave është rritur për madje 35,3%.

“Fitimi i rritur më së shumti rrjedh nga rritja e të hyrave neto nga kamatat, ndërsa kontribut të caktuar kishte edhe rritja e neto të hyrave nga provizionet” shënohet në Raport.

Me një sërë lëvizjesh të BPRMV-së për shtrëngim të politikës monetare bankat në periudhën e kaluar përveç se i rritën kamatat për kreditë i shtrenjtuan edhe provizionet. Sipas të dhënave më të fundit në fund të gushtit ekspozimi i përgjithshëm kreditor arrin 7.056.000.000,00 euro me shkallë vjetore të rritjes prej 6,4%. Vetëm në bazë të kredive konsumatore qytetarët detyrohen rreth 1.900.000,00 euro ndërsa për kredi banimi 1.307.000,00 euro.

Në kuadër të të gjithë sektorit bankar kreditë jofunksionale janë në nivel prej 2,9%.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.