Aeroporti i Frankfurtit nuk e ka shënuar pagën në konkursin e tyre për punë

Duke mos ju dhënë informacione shtesë se si dhe ku mund të aplikojnë, portali “radiopavarsia” përmes një titulli sensacional ju bën thirrje lexuesve të “nxitojnë” sepse sipas këtij portali, në Gjermani ofrohet pagë prej 30 mijë eurove. Portalb-i verifikoi këtë informacion dhe rezultoi që mediet gjermane nuk kanë shkruar për këtë ndërkaq kompania për të cilën flitet në lajm nuk e ka të shënuar pagën mujore e as vjetore në konkursin për punë, shkruan Portalb.mk.

Ky lajm nga titulli dallohet se është krijuar për të tërhequr sa më shumë lexues, marrë parasysh nevojën e qytetarëve për vende të punës, por i njëjti thuajse nuk ka asnjë të vërtetë në të.

“Nxitoni Gjermania kërkonë punëtorë: Paga 30 mijë euro banesa e paguar!!” është titulli i lajmit që e recensojmë.

Pra, ky titull është tejet sensacional dhe “tërheqës” për lexuesit, i cili në një far forme alarmon qytetarët edhe me shenjat e pikësimit që janë përdorur, duke ju bë thirrje të rrejshme në lidhje me një vend pune jo-ekzistues.

Në këtë lajm, si burim përdoret fjala „mediet maqedonase” në mënyrë që informacioni të duket sa më i besueshëm në sytë e lexuesve, për shkak të autoritetit apo kredibilitetit që mediet e Bashkimit Evropian gëzojnë te masa.

“Punëdhënësi më i madh gjerman, aeroporti Fraport, ka njoftuar se punëtorëve të interesuar u ofron pagë vjetore midis 25 mijë dhe 30 mijë euro, shkruajnë mediet gjermane” shkruan në lajmin që e recensojmë.

Jo, mediet gjermane nuk kanë shkruar për këtë dhe jo, aeroporti i Frankfurtit nuk e ka shënuar pagën në konkursin e tyre për punë

Edhe pse si burim i vetëm në këtë lajm është shkruar se janë “mediet gjermane”, asnjë nga mediet gjermane nuk ka shkruar se “Fraport” kërkon punonjës të cilët do e kenë pagën vjetore 30 mijë euro.

Po, “Fraport” ka të hapur shpallje për punë në ueb-faqen e tyre zyrtare, por, në përshkrimin e asaj se çfarë ofron ky aeroport si punëdhënës dhe çfarë kërkon nga punëtorët, askund nuk është shënuar paga mujore e as ajo vjetore.

Klikoni KËTU për të verifikuar këtë.

Lexuesit e lajmeve të tilla duhet gjithmonë të verifikojnë informacionet para se të dërgojnë të dhënat e tyre personale për ndonjë punësim të mundshëm, kjo për shkak se mundësitë për keqpërdorime të ndryshme janë të mëdha, marrë parasysh nevojën e qytetarëve për një vend pune, sidomos në një nga shtetet e Bashkimit Evropian.

Autori i këtij lajmi ka përdorur disa teknika të manipulimit

E para, në doracakun e CriThink-ut ka dicka që quhet “Alarmizim” apo në gjuhën angleze, Alarmism, që do të thotë se autori ngre ndonjë paralajmërim të ekzagjeruar apo të tepruar për diçka të imagjinuar, e gjithë kjo për hir të sensacionalizmit dhe klikimeve.

Marrë parasysh se si burim të këtij informacioni, autori ka shënuar “mediet gjermane”, ai ka përdorur metodën e manipulimit që njihet si “thirrje në autoritet”, kështu, ky autor ka shfrytëzuar autoritetin e medieve gjermane në mënyrë që dezinformatën ta bëj të duket sa më të besueshme për lexuesit.

Nga ana tjetër, duke shfrytëzuar faktin e krizës ekonomike edhe për shkak të pandemisë me Kovid-19, autori i kësaj dezinformate ka shfrytëzuar një fatkeqësi të qytetarëve dhe ka manipuluar me emocionet e tyre, duke i gënjyer për diçka që ata mbase kanë nevojë. Në gazetari është i njohur fakti se dezinformatat kanë më shumë efekt në raste të jashtëzakonshme.

E gjithë vëmendja e këtij lajmi dhe theksi është vendosur te paga e lartë, kjo për shkak të emocioneve që i ngjallin ata numra te lexuesit ndërkaq janë neglizhuar të gjitha të dhënat tjera themelore në lidhje me atë se ku duhet të aplikohet, deri kur dhe cilat janë ata medie gjermane që kanë shkruar për këtë.

Për në fund, ky lajm nuk ju ka dhënë përgjigje pyetjeve themelore në mënyrë që ai të ishte i kompletuar, edhe atë: “Kush?”, “Çfarë?”, “Kur?”, “Ku?” dhe “Si?”.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.