Abuzim politik dhe etnik i vdekjes tragjike të Vanjës

Една од последните ФБ фотогравии на убиената Вања Ѓорчевска

Këto ditë opinioni është “bombarduar” me dezinformata për rastin e adoleshentes Vanja Gjorçevska, e cila u rrëmbye më 27 nëntor në mes të Shkupit, gjatë rregut kryesor të trafikut teksa shkonte në shkollë, ndërsa një javë më vonë ajo u gjet e pajetë në atarin e fshatit Brazda të Shkupit. Gënjeshtrat u përhapën për motive etnike dhe politike, duke dashur që dikush të përfitonte nga kjo situatë tragjike nga vrasja e vajzës.

Tragjedia me kidnapimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi, fatkeqësisht, ka qenë rast për shumë dezinformata, terror konspirativ, por edhe për keqpërdorim politik të gjithë rastit, për të cilin ka pasur tentativa për t`i dhënë ngjyrë etnike.

Nga e di Remenski se si u vra vajza?

Kapak për gjithçka, duket se ka qenë deklarata e ish-deputetes dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenki, profesoreshë në Fakultetin e Sigurisë. Në një postim në Facebook, ajo ka dhënë këndvështrimin e saj për ngjarjen tragjike me Vanjën dhe ka shkruar:

Shenja e vërtetë e vrasjes së Vanjës është MIZORI – një e shtënë në një fëmijë të mbytur, i cili supozohej të ishte peng në zhvatje në një marrëveshje me “babain”.

Por Remenski nuk tregon se nga i ka marrë këto informacione, në një situatë kur institucionet zyrtare ende nuk e kanë ndarë me opinionin shkakun e saktë të vdekjes së vajzës.

Megjithatë, postimi i saj u duk interesant nga më shumë media të cilat dolën me tituj si ky:

Remenski për Vanjën e vrarë: Babai fillimisht e dinte që zhvatja nuk do të ishte e mundur, Vanja u mbyt dhe u bë një peng i papërdorshëm

 

Nxitje etnike në kurriz të Vanjës

Ndër dezinformatat e para që u përhapën ishte se vajza e zhdukur të hënën e 27 nëntorit herët në mëngjes në Debar Maalo të Shkupit, dyshohet se është gjetur në një shtet fqinj. Informacioni i rremë u publikua fillimisht nga faqja e internetit e portalit Kurir më 29 nëntor dhe u shpërnda në rrjetet sociale (dhe më pas e përhapën portalet e tjera) me titullin:

Kurrir JOZYRTARISHT mëson: “Vanja u gjet në një shtet fqinj”.

Këtë të pavërtetë e hodhi posht menjëherë “Vërtetmatësi”, duke iu referuar deklaratës së zëdhënësit të MPB-së, Toni Angelovski, i cili ishte i bindur se bëhet fjalë për dezinformatë.

Ky lajm i rremë, meqë ra fjala, është përhapur nga një profil me emrin “Xhamija në Podujevë” ku bëhet e ditur se vajza ndodhet në xhaminë e tyre dhe se është e shëndoshë dhe gjallë.

Profili i rremë nga ku u përhap dezinformata për vajzën e vrarë Vanja Gjorçevska/ screenshot

 

Të dielën, më 3 dhjetor, para se nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të njoftojnë se “trupi i pajetë i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska është gjetur në atarin e fshatit Brazdë të Shkupit”, dezionfrmatë e rrezikshme, me ngjyrë etnike dhe provokuese vërshoi në rrjetet sociale. Kryetari i partisë “Koncepti maqedonas”, Petar Bogojeski, në rrjetet sociale shpërndau se qeveria po tenton të mbulojë një vrasje, duke shprehur dyshime se “të dyshuarit janë liruar nga stacioni policor” dhe pyeti “a janë transferuar tashmë në Kosovë?!?”:

LAJME SHUMË SHQETËSUESE!!!

Maqedonas, partia jonë “Koncepti Maqedonas” ka marrë një lajm tejet shqetësues për vajzën Vanja!!!

I japim 30 minuta Oliver Spasovskit për ta informuar opinionin për ngjarjet e fundit për fatin e vajzës!!!

Është komunikuar me MPB-në dhe zëdhënësen e MPB-së, ata refuzojnë të mohojnë informacionin që kemi ndarë me ta!

Po ashtu, po kërkojmë informacione nëse të dyshuarit janë liruar nga stacioni policor dhe a janë transferuar tashmë në Kosovë?!?

Më vonë Bogojeski ka shkruar një status tjetër, në të cilin qartazi aludon për Vanja Gjorçevskën, ndonëse nuk e ka përmendur me emër:

TENTUAN TË FSHEHIN VRASJEN E NJË FËMIJE!!! Martin Neshkovski 2!

DORËHEQJA E MENJËHERSHME DHE ARRESTIM PËR “OBIXHUKON”(i referohet në mënyrë tallëse minstrit Spasovksi)

Këto postime të tij ngjallën një ortek komentesh dhe pikërisht për spekulimet e tilla MPB-ja dhe Prokuroria Publike në njoftimin e tyre me këtë rast theksojnë se të pesë të dyshuarit për vrasjen janë maqedonas:

Ndryshe nga spekulimet dhe dezinformatat sipas të cilave ky rast ka përkatësi etnike, ju njoftojmë se të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, portali Euromapress, para se të shpallej zyrtarisht se Vanja u vra, sinjalizoi gjithashtu se po përhapeshin informacione të rreme sipas të cilave “rrëmbyesi i fëmijëve është Senad Maloku”. Portali raporton se Senad Maloku, banues në Francë, i cili është sulmuar përmes llogarisë së rreme në Facebook “Fatime Fatime Fatime”.

Fotoja e tij është publikuar në këtë profil me mbishkrimin “Rrëmbyesi i fëmijëve, quhet Seanad Maloku”. Të njëjtin postim e kanë marrë edhe llogari të tjera në Facebook, të cilat e kanë përhapur në rrjetet sociale Facebook dhe TikTok, shumë nga to pa argumente dhe prova, duke i shkaktuar dëme vetë personit, si dhe hetimin dhe dhimbjes së familjes së vajzës së zhdukur Vanja.

Sipas Malokut, me të cilin kontaktuam, miqtë e tij e kanë njoftuar tre ditë më parë se fotografia e tij me akuzën publike për rrëmbimin e Vanjës është publikuar në llogarinë e rreme “Fatime Fatime Fatime”. Ai pretendon se kjo është një gënjeshtër e madhe. “Kam 15 vjet që jam në Francë, gjatë asaj kohe nuk kam qenë asnjëherë jo vetëm në Maqedoni, as në vendlindjen time në Kosovë, as kam hyrë në Ballkan, nuk e di cili është motivi i këtyre sulmeve të shpeshta ndaj meje. Nuk e kam të qartë arsyen pse ky profil i rremë më sulmon shpesh mua dhe kolegët e mi nga RTV Roma ku jam pronar. Nëpërmjet të njëjtës llogari publikoheshin shpesh postime të rreme bizare me foto të kolegëve të mi…, shkruan Euromapress.

Një kolazh me pamje vizuale që shfaqin gënjeshtrat kundër Senad Malokut. Foto: euromapress.com

 

Përfitim i turpshëm politik

Gjithashtu bie në sy se lideri i “Koncepti maqedonas” Bogojeski në një postim tjetërFacebook ka shkruar se “vrasësit e Vanjës janë liruar!”. “, postim që gjithashtu rezulton i rremë.

VRASËSIT E VANJËS LIROHEN NGA “OBIXHUKO”!!!!

NUK JANË TRE TË ARRESTUAR, të pesë i kanë liruar! Njëri dyshohet se është arrestuar!

Ndryshe nga pretendimet e tij, në një konferencë të përbashkët për shtyp, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike të hënën, më 4 dhjetor, konfirmuan informacionin që kishin deklaruar fillimisht në njoftimin e një dite më parë, se për vrasjen e Vanjës janë arrestuar tre persona dhe se i dyshuari kryesor L.P është në arrati, ndërsa i dyshuari i pestë është babai i vajzës. Më pas, gjatë ditës, edhe për të u caktua masa e paraburgimit, ndërsa për L.P. ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ndërkohë u përhap lajmi i rremë se i dyshuari kryesor L.P. u arrestua në Kroaci, edhe pse ky lajm është i vjetër dhe ka të bëjë me një rast krejtësisht tjetër.

 

U përhapën edhe dezinformata se për shkak të Samitit të OSBE-së fshiheshin informacione për rastin e Vanjës. Në këtë kuptim, në postime në rrjetin social X shkruhej:

Ata e dinin për Vanjën. Nuk donin të publikojnë për të mos dëmtuar popullaritetin e Bujarit gjatë OSBE-së. Do të digjeni në ferr.

Një shtet, imazhi i të cilit para OSBE-së është më i rëndësishëm se gjetja e një fëmije, nuk meriton as qytetarë dhe as votues. Prehu në paqe Vanja.

Një nga dezinformatat që thotë se imazhi i vendit para OSBE-së është më i rëndësishëm se hetimi. Foto: screenshot

 

Në lidhje me këto akuza, ministri i Punëve të Brendshme Spasovski para mediave theksoi se këto janë gënjeshtra të kulluara:

Është gënjeshtër absolute, marrëzi absolute, sepse askush, as unë si person, askush në polici, as Prokuroria Publike nuk mund dhe nuk do të lejojë që diçka e tillë të ndalet për shkak të mbajtjes së një ngjarjeje të caktuar. Përfundimisht, Departamenti për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të caktuara ishte përgjegjës për vetë organizimin e ngjarjes dhe për sigurinë, dhe Departamenti i Policisë së Krimit është përgjegjës për hetimin. Këto janë dy Departamentet që punojnë – në një ngjarje, për ruajtjen e sigurisë dhe paralelisht, më shumë se 100 punonjës policie kanë punuar intensivisht që nga momenti i parë i paraqitjes të rastit e deri më tani dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Përveç kësaj, në opinion u publikua edhe dezinformata se vajza adoleshente ishte viktimë e trafikut të organeve:

ËSHTË VAJZA VIKTIMË E TRAFIKANTËVE ORGANORE?

A KANË THËNË PENGMARRËSIT GJATË INTERVISTIMIT DIÇKA TJETËR NDËSA “OBIXHUKO” NË KONFERENCË NA GËNJEN.
INCIZIMET NGA KAMERAT DHE AUTOPSIA E VAJZËS JANË SHUMË TË RREZIKSHME PËR GËNJESHTRAT ZYRTARE NGA KONFERENCA E “OBXHUKOS”

VAJZA ËSHTË VIKTIM E TRAFIKANTËVE TË ORGANEVE?

Sigurisht, edhe ky doli të ishte një tjetër lajm i rremë në detin e dezinformatave për fatin e trishtues të Vanjës.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.