Janë hequr kuotat për barnat me recetë

Фото: META

 

LSDM premtoi që do ta ndryshoj praktikën në sektorin farmaceutik në lidhje me kuotat e barnave dhe ky premtim është realizuar:

… Qëllimi do të jetë të kalojmë në sistem të barnave që i disponojmë në mbrojtje shëndetësore primare pa kuota.

[Burim:  LSDM – Plani për jetë në Maqedoni faqe 140. – data, dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Partia në Qeveri LSDM në programin parazgjedhor “Plan për jetë në Maqedoni”, në sektorin farmaceutik, mes tjerash, premtoi heqje të kuotave për barnat në që jepen me recetë. Në faqen 140 të programit është dhënë premtimi në vijim:

Tejkalimi i situates me mungesën e barnave me rekomandim pas 15 të muajit dhe rritje të furnizmit me barna. Vendosje e sistemit që do të pamundësojë keqpërdorimin e recetave të nënshkruara dhe harxhimeve fiktive të kuotave mujore për sigurimin e barnave.

Pas dy viteve tentativë për ridefinim të sistemit të kuotave të rrjeteve të farmacive të disa kompanive të cilat funksionojnë dhe si pjesë e shëndetësisë primare kanë edhe farmaci, me çka vazhdimisht kishte kritika në opinion që ridefinimi është i pasuksesshëm dhe përsëri nuk ka barna të mjaftueshme, partia qeverisëse vendosi për menjanim të plotë të sistemit të kuotave për barna me rekomandim në nivel shtetëror:

 Masa është shumë e rëndësishme për shkak se definon menjanimin e vështirësive me të cilat përballen qytetarët. Unë besoj që bashkë me të gjithë pakon e masave që po i ndëramrim në shërbimet shëndetësore hapet proces për sigurimin e shëndëtësisë më cilësore për të gjithë. Sasia e mjaftueshme dhe në kohë është shumë e rëndësishme si pjesë e sistemit shëndetësor si prioritet i Qeverisë për të gjithë qytetarët të moshave të ndryshme,  tha kryeministri Zaev   në konferencë për shyp në Qeveri, duke e paralajmëruar masën nga 01.10.2019

Sistemi sapo ka filluar, ndërsa paraprakisht kishte pilot-projekt për dy muaj në disa komuna në të gjithë vendin, që kompetentët e vlerësuan si të suksesshëm. “Vërtetmatësi” edhe më tej do ta ndjek këtë çështje, realizimin e këtij premtimi, të cilin momentalisht mund ta vlerësojmë si të realizaur.

 

 BURIME:

Vlerësoi: Тео Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.