Shanset për kthesë në Kisella Vodë janë të pakta

A do të ndryshojë rezultati në Kisella Vodë në të mirë të opozitës? Johan tarçullovski (majtas) Filip Temellkov (djathtas) Foto: Kolazh printscreen.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, partia opozitare VMRO-DPMNE përjetoi debakël të paparë dhe për shumë të tjerë të papritur. Partia e Nikolla Gruevskit humbi një pjesë të madhe të bastioneve, siç është Shkupi, ashtu edhe në gjithë Maqedoninë. Një prej komuna të sigurta në Shkup për VMRO-DPMNE-në ishte Kisella Voda. Cilat janë arsyet për shkak të cilave Gruevski humbi këtë “fiks” në rrethin e parë zgjedhor? Ishte vet kandidati ose, politika e partisë ishte fajtore kryesore për humbjen në këtë Komunë?  

 

Shkruan: Ana Anastasovska

 

VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën të dielën (15.10.2017), humbi me diferencë të madhe nga partia qeverisëse LSDM. Nikolla Gruevski pësoi një humbje të madhe, si në territorin e gjithë Maqedonisë, ashtu edhe në Shkup. Një pjesë e madhe rezultatet e këtilla i komentuan: “Shkupi nuk është më qyteti i VMRO-së”. Në kryeqytet kishte disa komuna për të cilat mendohej se janë të VMRO-DPMNE-së, Një prej atyre komunave ishte edhe Kisella Voda, në të cilën kandidati i opozitës, Johan Tarçullovski, mori më pak vota se kandidati i partisë qeverisëse, Filip Temellkovski, i cili përsëri nuk arrit që të marr 50 përqindëshin e votave nga numri i përgjithshëm i votave, zgjedhës të cilët kanë votuar një votë plus – që të zgjidhet kryetari i komunës në rrethin e parë, andaj për fituesin do të vendoset në rrethin e dytë zgjedhor me 29.10.2017.

 

lOK-IZB

 

Një numër i madh pyetën se çka ndodhi në Kisella Vodë, veçanërisht nëse shihen rezultate nga zgjedhjet e kaluar lokale, të vitit 2013, ku VMRO-DPMNE fitoi bindshëm me dyfishin e votave të mara që në rrethin e parë. Një pjesë e qytetarëve, por edhe vet përfaqësuesit e VMRO-së vlerësuan se kjo Komunë është e sigurt për VMRO-DPMNE-së edhe atë se një primat të atillë do të kenë edhe me kandidatin e diskutueshëm, të gjykuarin e Hagës, “patriotin e madh dhe viktimën e Maqedonisë”, Johan Tarçullovski, përkundër kundërkandidatit të LSDM-së, Temelkovski, djali i biznesmenit Zore Temelkovskit.

 

 

REZULTATE BEFASUESE

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, sipas të dhënave të KSHZ-së, Johan Tarçullovski në Kisella Vodë mori 15.479 vota, ndërsa kundër kandidati, Filip Temelkovski mori 17.154 vota. Numri i përgjithshëm i votuesve të dalë në këtë komunë ka qenë 34.391. Në zgjedhjet pararendëse lokale, në vitin 2013, kandidati i VMRO-DPMNE-së Biljana Beliçanec, kori fitore në rrethin e parë me 20.419 vota, për dallim nga kundër kandidati, Ljubço Vasovski i cili në konton e tij grumbulloi pothuajse gjysmën e votave, 10.501. Në këto zgjedhje lokale, numri i përgjithshëm i votuesve të dalë ka qenë 51.459.

Kjo që ndodhi në zgjedhjet e tanishme lokale, sipas analistit Vlladimir Bozhinovski, është se votuesit e VMRO-DPMNE-së nuk dolën që të votojnë dhe i dërguan një porosi partisë, se duhet që të ndryshojë diçka.

 Në vitin 2013, nuk dolën votuesit e LSDM-së, ndërsa në këto zgjedhje, nuk dolën votuesit e VMRO-DPMNE-së. Në këto zgjedhje LSDM mori komuna të cilat as në ëndërr nuk do t’i fitonte. Një shembull i tillë ishte me Kisella Vodën. Në këto zgjedhje nuk është votuat për kandidatin, por për partinë. Në Kisella Vodë, në rrethin e parë të zgjedhjeve, konkretisht Tarçullovski nuk humbi nga një kandidat i keq, as Temellkovski nuk fitoi se ishte një kandidat i mirë. Votuesit e VMRO-DPMNE-së, si edhe në të gjitha komunat, ashtu edhe në këtë, nuk dolën që të votojnë. Për shkak të kësaj vuajtën kandidatë të shkëlqyeshëm, siç ishe për shembull, Marjan Risteski në Prilep. Kisella Voda ishe e sigurt për VMRO-DPMNE-së, por votuesit i dërguan një porosi partisë – analizon Bozhinovski për “Vërtetmatësin”.

Analisti Andrej Stojkivski, përsëri, vlerëson se votuesit e VMRO-DPMNE-së, që në fillim të u refuzua Tarçullovski si kandidat dhe se vendimi i Gruevskit që të garojë me ish të gjykuarin e Hagës në Kisella Vodë, ishte totalisht e gabuar.

Nëse i shihni rezultatet e rrethit të parë të zgjedhjeve, do të shihni se ka dallim të theksuar në votat e mara të Tarçullovskit dhe të listës së këshilltarëve. (Tarçullovski mori 15.479 vota, ndërsa lista e këshilltarëve mori 15.797 vota). Poashtu, nëse shihen rezultatet, do të shihet se kandidati i VMRO-DPMNE për Shkupin Koce Trajanovski, në Kisella Vodë kishte më tepër vota se Tarçullovski (16.430), çka do të thotë se suksesi i tij në këtë komunës është më i madh se i Tarçullovskit. As ai, as kandidati i LSDM-së në Kisella Vodë, Filip Temellkovski nuk ishin kandidatë të preferuar – shprehet Stojkovski në deklaratën për “Vërtetmatësin”.

 

A ËSHTË E MUNDUR KTHESA NË RRETHIN E DYTË?

Pas humbjes në rrethin e parë, Tarçullovski, në Profilin e tij të Facebook-ut shkroi se lufta për Kisella Vodën fillon tani dhe se nuk do të dorëzohen asnjëherë.

Kur ka qenë më keq kemi qenë më të fortë, kur kemi humbur, me inat dhe të pabindur jemi kthyer nga shumë beteja. Por, një gjë se kemi bërë. Asnjëherë, po asnjëherë nuk jemi DORËZUAR. Lufta për Kisella Vodën tonë fillon, të fortë deri në fund për VMRO-DPMNE-në,që LUANI jonë krenarë të valëvitet.Do të fitojmë vëllezër!, shkroi kandidati i VMRO-DPMNE-së ditën e zgjedhjeve.

Për fitore në rrethin e dytë shpreson edhe kandidati i LSDM-së, Filip Temellkovski.

Era e sherifëve lokal përfundon. Kështu duket e gjithë Maqedonia e cila voton pa presion, lirshëm dhe në mënyrë demokratike. Prijmë një fitoreje prej 1.600 vota më shumë se në garën për kryetarë komune, dhe më tepër se 1.000 vota për këshillin. Për fat të keq kjo nuk ishte e mjaftueshme, dhe do të shkojmë edhe në rreth të dytë. Tani, detyra jonë ndaj jush është edhe më e madhe, sepse lufta jonë nuk përfundon këtu. Lufta jonë e përbashkët në këto zgjedhje të 2017 është që të ju japim një shans ëndrrës për një Kisella Vodë më të përparuar, prosperuese dhe të zhvilluar ekonomikisht. Lufta jonë është që të kemi rrugë të sigurta, parqe dhe kopshte për më të rinjtë. Lufta jonë është që të mos ketë ndasi, por të jemi administrata shërbyese e të gjithë dëshirave dhe nevojave tuaja. Kjo është lufta jonë, të nderuar bashkëqytetarë, përfundon me 29 Tetor, shkroi Temellkovski në Facebook natën  e zgjedhjeve. 

Pyetjes, nëse pritet kthese në rrethin e dytë në Kisella Vodë, Stojkovski thotë se shanset janë shumë të vogla.

Nuk pres ndonjë kthesë në Komunën e Kisella Vodës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale Nuk do të ketë ndryshim në rezultat, gjegjësisht, LSDM do të udhëheq. Arsyeja është se, së pari, votuesit e VMRO-DPMNE-së janë të zhgënjyer nga debakli që pësoi partia në këto zgjedhje, dhe e dyta arsyeja që njerëzit janë më të lirë. Nuk ka më lista dhe shtypje për votim. Njerëzit tani votuan kundër Nikolla Gruevskit – Stojkovski është decid. 

Bozhinoska thotë se rezultatet e rrethit të dytë më së shumti do të varen nga ajo se çfarë porosie VMRO-DPMNE do të ju përcjellë votuesve në këtë periudhë.

 Gjithçka do të varet nga politika e partisë opozitare, se çfarë porosie do të përcjellë deri të votuesit. Nëse ajo porosi është e mirë dhe e fortë, votuesit do të dalin në rrethin e dytë. Tani asgjë nuk varet prej Tarçullovskit, as prej LSDM-së. Nëse udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së nuk përcjellë porosi të mirë, votuesit në rrethin e dytë do te dalin në një numër më të vogël. Do të thonë, tani më e humbëm edhe atë edhe atë, nuk ka nevojë që të dalim, puna ka përfunduar – thekson Bozhinovski.

Rrethi i dytë i votimeve për zgjedhjet lokale do të mbahet me 29 tetor.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.