Ivanov, pa u menduar, është i obliguar të jep mandatin për formimin e qeverisë

Foto: Meta.

 Profesori i drejtësisë dhe politikologjisë në Fakultetin juridik “Justinini I” në Shkup, do të duhet ta dijë mirë që nuk ka argumente që të mos i jepet mandati Zaevit dhe që Kushtetuta për këtë çështje është decide. Neni 90 nga Kushtetuta tregon që kryetari është i OBLIGUAR të ja jap mandatin atij që ka shumicën në parlament. Që domethënë, nuk i jep hapësirë Ivanonvit të mendoj, të mat dhe peshoj, të vlerësoj dhe të vendos kushte shtesë, por duhet ta respektoj Kushtetutën, i pëlqen atij apo jo, duhet ta dorëzoj mandatin.

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

 

Kryetari Gjorgje Ivanov me 1 mars 2017 gjatë adresimit të tij para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, duke i elaboruar arsyet për të cilat ka vendos që mos t’ia jap mandatin për formim të qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev pavarësisht asaj që ai ka marr përkrahjen e 67 deputetëve, e dha deklaratën në vazhdim e cila paraqet shtrembërim të së vërtetës.

Spin: Para dy dytësh, me 27 shkurt, mu dorëzuan fakte që është formuar shumica në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Me këtë rast ju urova partive të cilat kanë arritur të formojnë shumicën për shkak se paraqet një hap të rëndësishëm për dalje nga kriza politike.

Sot e thirra liderin e LSDM-së, zotëri Zoran Zaevin në takim konsultues për vendimin e ndarjes së mandatit për formim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

 Gjatë takimit e njoftova me të gjithë mendimet juridike për të cilat mbrëmë diskutova me ekspertët juridik. Sipas tyre, në përputhshmëri me nenin 90, shumica është arritur dhe kjo parqet bazë që të jepet mandati për formim të qeverisë.

 Megjithatë, sipas ekspertëve juridik, problematik janë afatet. Gjegjësisht, për t’u respektuar neni 90 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë ngelet respektimi i afateve të cilat janë përcaktuar sipas Kushtetutës. Respektimi i afateve është i domosdoshëm për transferim legjitim dhe legal të qeverisë. Biseduam për shumë mënyre për tejkalim të problemit të afateve dhe të jepet mandati, dhe vendimi të mos bie në kundërshtim me nenin 90 nga Kushtetuta.

 Kjo çështje është lehtësisht e tejkalueshme dhe për këtë ka zgjidhje, posaçërisht pasi është krijuar dhe siguruar shumica në parlament. Në të kundërtën, vendimi im për ndarje të mandatit pa konsideruar afatin prej 10 ditësh dhënë në nenin 90 mund të jetë diskutabil.

…. Zotri Zaevit i propozova të bëj konsultime dhe të më informoj me qëndrimin e tyre për zgjidhjen e ofruar….

Përkundër kësaj pengese formale-juridike, ekzistojnë edhe probleme më thelbësor… E dyta, vërejta thelbësore është që bisedimet dhe negociatat për platformë të një shteti tjetër janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë…

[Burimi: Lokalno, data: 01.03.2017]

 

Kundërspin: Duke u thirrur në deklaratën zyrtare-betimin, me të cilën përpara Kuvendit ka premtuar që me përgjegjësi vetëdije të lartë do të kryej funksionin e presidentit, shefi i shtetit Gjorgje Ivanov (01.03.2017) opinionin maqedonas i deklaroi: ” as Kushtetuta por as ndërgjegjja nuk më lejojnë të jap mandat dikujt që do ta rrënoj sovranitetin dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë.”. Më pas, Ivanov theksoi dy probleme për shkak të cilave nuk do t’ia jap mandatin Zoran Zaevit: “e para, që ekziston pengesa juridike, gjegjësisht që nuk janë respektuar afatet prej dhjetë ditësh, dhe e dyta, dhe vendimtare, platforma pas zgjedhore e cila është përpunuar dhe shkruar në shtet të huaj”. Një deklaratë të tillë të tij e vlerësojmë si spin të ashpër politik i vënë në funksion të mbrojtjes të asaj që është e pambrojtshme.

Profesori i të drejtës dhe politikologjisë në Fakultetin Juridik “Justiniani I” në Shkup, do të  duhej që të dijë se nuk ka argumente që të mos t’i jepet mandati Zaevit dhe se Kushtetuta për këtë pyetje është decide. Neni 90 nga Kushtetuta qartë tregon se Presidenti ka për OBLIGIM që t’ia jep mandatin tij që ka shumicën në Parlament. Do të thotë, akti më i lartë ligjor i shtetit nuk i lë hapësirë Ivanovit që të mendojë, të mat dhe të peshoj, të vlerësoj dhe të parashtroj kushte shtesë, por duhet që të respektoj Kushtetutën,dëshiron ai ose jo, duhet të ndajë mandatin: 

 Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej 10 ditësh nga konstituimi i kuvendit mandatin për formim të qeverisë t’ia jap kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicën në parlament. Mandati në afat prej 20 ditësh nga dorëzimi i mandatit, kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e qeverisë.Qeverinë, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve (Neni 90)

Profesori universitar, Svetomir Shkariq në deklaratën për portalin “Faktor” thotë se Ivanov e keqpërdor pozitën e presidentit, ka thyer kushtetutën dhe mund që të përpunojë për fajësimin.

Ме atë që nuk ja besoi mandatin partisë e cila ka siguruar shumicën parlamentare, presidenti i shtetit e minoi dhe devalvoi aktin konstitucional. Nuk është e drejta e tij, por obligim që t’ia jep mandatin kryetarit të LSDM-së përderisa ka përkrahje prej 67 deputetëve si mandatarë për formimin e qeverisë.

Ivanov bën precedan kushtetues dhe gjeneron krizë më të thellë. Me vetëdije apo jo ai e fut shtetin në situatë kaotike dhe delikate. Ai bëhet gjenerator i krizës, duke u munduar me nënçmime të shkoj kundër vullnetit të popullit, ndërsa në të njëjtën kohë e margjinalizon Kuvendin. Presidenti kujdeset për unitetin, ndërsa shtëpia ligjvënëse ka detyra kushtetuese dhe të sovranitetit, sqaron profesor Svetomir Shkariq,

Ai shton edhe se:

janë siguruar të gjithë elementet për formimin e qeverisë e cila ka pasur shumicë parlamentare dhe për këtë është e patjetërsueshme që menjëherë të thërras seancë në të cilën do të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, ndërsa më pas të arrihet formimi i Qeverisë.

Profesori Shkariq propozon që menjëherë të thirret Kuvendi, të formohet komisioni i Kuvendit për zgjedhje i cili do të propozoj kryetarin e Kuvendit. Ai nuk përjashton edhe fajësimin për Ivanov, nëse parlamenti hap çështjen për përgjegjësinë e tij për shkak të shkeljes së Kushtetutës. 

Në nivel të njëjtë është edhe qëndrimi i profesorit i së drejtës kushtetuese në Universitetin FON, Osman Kadriu, i cili për portalin “Plusinfo” deklaroi se Ivanov nuk guxon që të thërritet në të drejtën diskrete për ndarjen e mandatit.

Pa asnjë kusht Ivanov duhet që t’ia jep mandatin përfaqësuesit të partisë pse koalicionit i cili përmbush kushtet, dhe ajo është sigurimi i shumicës parlamentare prej 61 deputetëve (Kadriu)

Duke pasur parasysh se Ivanov nuk e ndau mandatin, sipas profesorit Kadriu:

Në radhë të parë duhet që të mbrohet shteti dhe institucionet. Ivanov nuk veproi sipas caktimit kushtetues, mbetet që të shihen opsionet e tjera të cilat Kushtetuta i ofron. Qeveri duhet të ketë, e gjithë mbikëqyrja dhe përgjegjësia tani i kalon parlamentit, tani faktikisht përgjithësohet funksioni i presidentit dhe kuvendi duhet mbledh forcat dhe të takohet. Ka koalicion, ka shumicë parlamentare, dhe tani mbetet që shumica parlamentare të thërras seancën  në Kuvend (Kadriu)

Edhe profesori universitar Ljubomir Fërçkoski vlerëson se ekzistojnë prioritete kushtetuese dhe se tani një prioritet i tillë është formimi i qeverisë. Fërçkovski për Plusinfo thotë:

Dhënia e mandatit nuk është element themelor për formimin e qeverisë, por është element anësor. Nëse për ndonjë arsye nuk mund që të jepet mandati, procedura mund të vazhdojë. Ka raste unike në rajon, në Slloveni, për shembull, ku Danillo Turk ka qenë presidentet, më normal nga i joni, dhe ka heshtur kur Janez Jansha ka bërë qeverinë me shumicën parlamentare. Qeveria konstruktohet në Kuvend. Ivanov nuk mund që të sfidojë elementin e formimit të asaj qeverie. Do të ishte grusht shteti ose shkelje kushtetuese dhe të vullnetit nëse pengohet ajo. Tani bëhet fjalë për tentim për këtë. Pastaj mund të shoqërohet me trazira në rrugë, por kjo është tjetër gjë. (Fërçkovski)

Pretendimin e Ivanovit, se vendimi i tij që të mos ia jep Zaevit mandati për krijimin e qeverisë, shpreh shqetësim për “sovranitetin, integritetin dhe pavarësinë e shtetit”, dhe gjithashtu është spin i pastër. Në nenin 2 nga Kushtetuta e RM-së është qartë e shkruar prej nga vjen dhe kujt i përket sovraniteti:

 Në Republikën e Maqedonisë sovraniteti del nga qytetarët dhe ju takon qytetarëve. Qytetarët e Republikës  së Maqedonisë pushtetin e realizojnë nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur në mëynrë demokratike, me anë të referendumit dhe formave të tjera të deklarimit. (Neni 2)

Zaev ia dorëzoi Ivanovit 67 nënshkrimet e “përfaqësuesve të zgjedhur në formë demokratike”, Ivanov nuk e respekton vullnetin e tyre, duke shkelur zgjedhjen e tyre ai shkel edhe sovranitetin.

Dhe krejt në fund, cila është siguria në qoftë se shkohet në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme parlamentare dhe në të cilat, në një situatë të pritur, përsëri do të kishte forca të njëjta ose radhitje të njëjtë (siç tregojnë anketat), Ivanov do të respektonte vullnetin e popullit. Përkundrazi, të gjithë elementet tregojnë se është më se e dukshme se përsëri do ta shkelte të njëjtin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.