Karakamisheva kundër Karakamishevës – dy deklarata të ndryshme për mandatin e qeverisë

Profesoresha e të Drejtës Kushtetuese Karakamisheva-Jovanovska bie ndesh me vetveten. Foto: Printscreen.

Profesoresha e të drejtës kushtetuese dhe e sistemit politik Tanja Karakamisheva – Jovanovska, njëherë thotë se “është jashtë Kushtetutës që dhënia e mandatit të lidhet me kushte të tjera”, ndërsa një javë më vonë, tregon se është plotësisht Kushtetues vendimi që Ivanov të mos ia jep Zaevit mandatin, edhe pse ai ka 67 nënshkrime!

 

Profesoresha universitare Tanja Karakamisheva – Jovanovska, në deklaratën të cilën e transmetuan shumë mediume, thotë se vendimi i Presidentit Ivanov që të mos ia jep Zaevit mandatin është në pajtim dhe në kornizë të Kushtetutës së RM-së.

Presidenti i Republikës është i detyruar që funksionin e vet ta kryej në pajtim me të gjithë rregullat e Kushtetutës, dhe jo vetëm në pajtim me rregullat të cilat kanë të bëjnë me funksionin e vet. Atë që disa ditë e lexojmë dhe dëgjojmë nga ekspertët afër LSDM-së se presidenti nuk ka të drejtë të mos ia jep mandatin për qeveri, Zaevit, dhe se bëhet fjalë për veprim formal i cili duhet që të përfundojë me ndarje formale të mandatit është një kuptim i ngushtë i cili nuk është në korelacion me detyrën e plotë kushtetuese të presidentit të Republikës që të respektojë rregullin e shtetit, që të respektojë Kushtetutën nga neni i parë deri te neni i fundit, dhe të mbrojë vlerat themelore mbi të cilat i njëjti është themeluar.Fundja presidenti i Republikës ka dhënë deklaratë të posaçme kur morri funksionin dhe se të njëjtën do ta kryejë me vetëdije, përgjegjësi dhe në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Këtë deklaratë presidenti nuk e ka dhënë vetëm për respektim të neneve të Kushtetutës të cilët kanë të bëjnë me përgjegjësit e tij, por puna e tij duhet që të jetë në pajtim me gjithë Kushtetutën, thotë Karakamisheva-Jovanovska.

[Burimi: Press 24 , data 01.03.2017 ]

 

 

ARSYETIM:

Një deklaratë të tillë e profesoreshës të së drejtës kushtetuese dhe sistemit politik në Fakultetin Juridik “Juastiniani i Parë” në Shkup, Tanja Karakamisheva – Jovanovska, sipas të cilës presidenti Gjrogje Ivanov ka vepruar drejtë kur ka refuzuar që mandatin për përbërjen e qeverisë t’ia jep liderit të LSDM-së, Zoran Zaevi dhe ka marr vendim i cili është në pajtim me Kushtetutën, është jokonsekuent.

Ja përse.

Profesoresha Karakamisheva-Jovanovska si mysafire në TV Nova me 22.02.2017, tha se Ivanov nuk mund që të kushtëzojë dhënien e mandatit përderisa ai që e kërkon arrin që të sigurojë shumicën në parlament – 61 deputet, sepse është kundër Kushtetutës:

…Thotë (Ivanov) ai që do më jep 61 nënshkrime do të merr mandatin, por lidh mandatin edhe me dy kushte. Më falni, por edhe kjo është jashtë Kushtetutës, sepse ndarja e mandatit nuk ka të bëj me kushtet e mëparshme dhe të kërkoni përmbushje nga partitë politike…

Ky qëndrim i saj është në kundërshtim me atë që ajo ka deklaruar duke komentuar vendimin që Ivanov mos t’ia jep mandatin Zaevit.

Kështu që deklaratën e saj e vlerësojmë si jokonekuente, sepse faktikisht bie ndesh me vetveten. Njëherë thotë se “është jashtë Kushtetutës dhënia e mandatit të kushtëzohet me kushte të tjera”, ndërsa një javë më pas, thotë se është plotësisht në pajtim me Kushtetutën vendimi  që Ivanov mos t’ia jep mandatin Zaevit! Edhe pse ai ka 67 nënshkrime, Ivanov ka vlerësuar se Zaev nuk i përmbush kushtet tjera  sepse“në programin e tij ka edhe platformë për rrënimin e shtetësisë dhe unitetit të shtetit”(?!)

 

BURIME:

 

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.