Paralajmërimi për vërshimet tetë vite në harresë?

Tragjedi edhe përkundër paralajmërimeve të hershme. Foto: Meta

Најпогодениот дел од Скопска котлина, оној под Скопска Црна Гора, каде беа загубени 21 живот и е нанесена огромна материјална штета, е посочен како посебно ризичен за поројни текови во документ што Град Скопје го изгласал пред 8 години.

 

 

Pjesa më e atakuar e Shkupit, nën Malin e Zi, ku humbën jetën 21 persona dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale, është përcaktuar si vend i rrezikuar nga rrjedhat e ujërave  në dokumentin të cilin qyteti i Shkupit e ka nxjerr para 8 viteve. 

 

Shkruan: Sasho Spasoski

 

Katastrofa e cila goditi Stojkovin, Singeliçin, pjesë të Çentos, Inxhikovës, Creshevos, Bërnjarcës, morri 21 jetë njerëzish, ndërsa vërshoi mjaftë bodrume, kopshte dhe sipërfaqe bujqësore në Shkup, por mbyti shumë kafshë shtëpiake të cilat kanë qenë të lidhura, përafërsisht është paraparë që para 8 viteve, sipas Vlerësimit për rrezik në Qytetin e Shkupit nga katastrofat natyrore dhe të tjera.

Duke lexuar këtë dokument, por edhe duke dëgjuar ekspertët, natyrshëm lind dyshimi që pëf lëshime në planin për zbutje të efekteve nga katastrofat natyrore. Në fakt, gjatë vlerësimit të rrezikut të qytetit të Shkupit nga katastrofat natyrore dhe fatkeqësitë tjera të miratuar nga Këshilli i qytetit të Shkupit me 3 shtator 2008, në pjesën “Vërshimet dhe ndikimet atmosferike” theksohet që nuk ka sistemi adekuat për mbrojtje nga ujërat  e mëdhenj.

 Në rajonin e Shkupit janë marrë masa për mbrojtje afatgjate nga ujërat më të mëdha, megjithatë sistemi për mbrojtje nga ujërat më të mëdha nuk është ndërtuar plotësisht, kështu që në vende të caktuara nuk është plotësisht efikas. Për shkak të kësaj del nevoja për përpunimin e një plani të përgatitur paraprakisht për intervenim gjatë paraqitjeve të ujërave të mëdha, me qëllim që të parandalohet ose të zvogëlohen dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

 

PJESA NË MALIN E ZI TË SHKUPIT ËSHTË PËRCAKTUAR SI ZONË ME RREZIK TË LARTË

Pjesa më e madhe e pellgut të Shkupit, ai nën Malin e Zi të Shkupit, ku u humbën 21 jetë njerëzish dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale, është përcaktuar si me rrezik të veçantë për rrjedhje të ujit. Përveç kësaj, është vendosur paralajmërim për ndërtim të një kanali shumë më të madh për qarkullim ( kanal i cili mbledh, nëpërmjet të cilit duhet të rrjedhin ujërat nga më shumë drejtime) për mbrojtje të fushës së Shkupit.

Në rajonin e Shkupit janë regjistruar 134 rrjedhoja të cilat grupohen në 7 seri rrjedhash ( Vodanjshko, Lumi Markova, Zelenikovski, Gj, Petrov, Rrjedha e poshtme e lumit Lepenec, Mali i Zi i Shkupit dhe rrjedha e poshtme e lumit Pçinja). Në disa nga këto rrjedha, posaçërisht ato që mund të derdhen në hapësirën e qytetit, është bërë rregullimi i tyre, ndërsa në një pjesë të madhe të tyre ka nevojë për rregullim. Për mbrojtje më të madhe të fushës së Shkupit nga ujërat e jashtëm është e nevojshme ndërhyrja dhe rikonstruktimi i kanaleve ujore. Kanali i tanishëm i ujit garanton mbrojtje për ujërat 10 vjeçar, ndërsa do të duhej të projektohej për ujërat 100 vjeçar, për shkak në hapësirën që e mbron tani janë ndërtuar disa lagje, objekte industriale dhe objekte të tjera.

Vlerësim ka treguar se për disa rrjedha, pranë, Malit të Zi të Shkupit, janë, Vodnjanska, Lumi i Markovit, Zelenikovska, Gjorçe Petrov, rrjedha e poshtme e Lepencit dhe rrjedha e poshtme e lumit Pçinja, janë bërë rregullimet e nevojshme. Por, kjo vlen vetëm për këto rrjedha. “Flukset e rrëmbyeshëme më të mëdha kanë nevojë për rregullim“, thuhet në dokument.

Domethënë, ekziston nevoja e madhe për të ndërmarr masa për parandalimin e katastrofave nga rrjedhat e ujrave të cilat janë lokalizuar që para 8 viteve, gjegjësisht 46 vjet pas vërshimeve katastrofale në Shkup. Ndërsa vërshimet katastrofale dhe ujërat e së shtunës nga Çresheva deri në Inxhikovë (uji aty ende nuk mund të hiqet), flet për atë se dukshëm nuk janë marrë hapat e nevojshme.

Problemi qëndron tek shpatet e rrjedhave në Malin e Zi të Shkupit, thotë dr. Ivica Milevski, profesorësh e rregullt e Institutit të gjeografisë pranë FSHMN – Shkup, në analizën e saj të publikuar në PORTALIN IGEO.

Shpatet jugore të Malit të Zi janë mjaftë të mprehta, të zhveshura, të mbuluara me rrjedha të ujit, që kushtëzon mbledhjen dhe sipërfaqen e ujit gjatë reshjeve të shiut, në drejtim të Shkupit dhe lumit Vardar. Nëse pyllëzimi do të ishte i madh ose nëse sipërfaqet e mbuluara me bimë do të ishin më të shumta, dukshëm një pjesë e të reshurave do të thithej nga vegjetacioni dhe do përfundonte në tokë (e cila nuk ka ndodhur për shkak zhveshjes).

 

ZHVESHJA, KANALE TË PA PASTRUARA, OBJEKTE, KOMUNIKACIONET

Kjo nuk është arsyeja e vetme për katastrofa. Problem përbëjnë edhe kanalet qendrore, komunikacionet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe padyshim shumë objekte.

Përsëri, kanalet e lëshuara, shpesh të mbushura me mbeturina, objekte të ngritura dhe komunikacioni dhe padyshim edhe kanalet, urat e ulëta dhe të dobëta, shkaktojnë mbledhjen e ujit dhe formimin e liqeneve të vogla. Nga shtypja e ujit, pengesat në aksin rrugor lëshojnë edhe ujin që derdhet fuqishëm në drejtim të rrymës dhe anash, duke shkaktuar vërshime. Shkaku i dytë është niveli i lartë i ujërave nëntokësor në pjesët e poshtme të luginës, prej çka edhe toka nuk mund të absorboj sasi të mëdha të ujit, shkruan Milevski. 

Me të pajtohet edhe Sanja Pagjenoviq, kryetare e shoqërisë së arkitektëve të Maqedonisë. Ajo në deklaratën për Dojçe Vele tha se nuk është ndërtuar infrastruktura e duhur nën Malin e Zi të Shkupit, por ka edhe ndërtime të tepruara dhe objekte jo adekuate përgjatë rrjedhës së ujërave.

Njerëzit humbën jetën nga mungesa e infrastrukturës adekuate. Moti i keq është një gjë, por mos pasja e mureve rezistuese, shihni se sa si rrëshqet toka, ndërtohet ku mundet dhe më e keqja se legalizohet për 1 euro. Nuk ka kanalizim përkatës, kanalet janë bllokuara, katastrofë! Populizëm i pastër për të cilin shohim se paguhet shumë shtrenjtë. Më e keqja është se për këtë vazhdimisht paralajmërohet, por është e qartë se askush nuk do ose nuk i përgjigje, as nuk dëgjojnë ose kuptomjë. Për këtë nuk kanë të drejtë që të spekulojnë që nuk janë fajtor dhe të reagojnë që të politizohet fatkeqësia e tjetër kujt. Në këtë moment më së mirë është që të heshtin sepse përgjegjësia është vetëm e tyre, reagon Ragjenoviq. 

Edhe ekspertët edhe situata e vendeve të vërshuar, situatë për të cilën që të gjithë ishim dëshmitar, dëshmon se gjendja në terren është e rëndë, gjegjësisht nuk janë marr masa përkatëse të paramenduar në Vlerësimin e Këshillit të qytetit të Shkupit  i miratuar që në vitin 2008. Për shkak të ndërtimeve të tepruara dhe legalizimit të përshpejtuar për objektet dhe kanalet e papastra dhe kanalizimi joadekuat,përgjegjësia bie mbi qeverinë. Më së pari mbi kryetarët e komunave, më pas edhe mbi institucionet tjera. nën kompetencën e të cilave janë detyrimet për të cilat flasin ekspertët, të cilët shihet qartë se ose janë zbatuar gabim ose i kanë harruar.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.