KUNDËR-SPIN: Kaska e “Titanikut” në vend është te VMRO DPMNE

Kërsto Mukovski: Kush drejton "Titanikun" maqedon? Foto: screenshot

 

 A do të mund që gjatë dominimit absolut të funksioneve më kryesore politike, opozita “të hyjë në kabinën e “Titanikut”, t’i zbulojë okupojë njerëzit dhe anijen dhe me qëllim të përplaset në një ajsberg, duke mos u merakosur fare për udhëtarët“? Kuptohet që nuk mundet kur “frerët” i mban partia e Mukoski 

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

Duke i replikuar deklaratës së deputetit të LSDM-së, Marjanço Nikollov, në rastin e rebalancit të Buxhetit, deputeti i VMRO DPMNE-së, Krsto Mukoski, dha një deklaratë kryesisht diskutabile me të cilën e shtrembëron të vërtetën dhe krijon një fotografi jo reale për atë se kush është përgjegjës në vend.

Mbaruat me mendimet se duhet të tërheqim rebalancin e Buxhetit për vitin 2016. Unë përsëri mendoj se nëse pak kenë ndërgjegje, dobësi dhe ndjenja për këtë shtet dhe pak turp dhe fytyrë, ju sot nuk do të duhej të ishit këtu si deputet dhe të diskutoni për rebalancin e Buxhetit. E dini pse? Për atë se të gjitha pasojat negative të cilat i ndodhin ekonomisë në Maqedoni në dy vitet e kaluara ndodhin falë jush si LSDM. Të gjitha punët negative! Dhe figurativisht të sqarohem ashtu siç ju flisni për Titanikun. Ju jeni një grup në Titanik e cila ka hyrë në kabinën e cila e drejton anijen në drejtimin e duhur, i keni okupuar njerëzit dhe anijen me qëllim e keni përplasur për ajsbergu dhe gjatë asaj, duke u përplasur për anijen, të parët e braktisini anijen, duke mos u merakosur fare për udhëtarët e saj. E, kështu përshkruaj fotografinë dhe atë se çka ndodh në Maqedoni në dy vitet e fundit…(Mukoski)     

[BURMI: Kurir, Data: 25 korrik 2016]

 Kontraspin - foto Vistinomer

 

Kundër-spin: Ky lloj deklarimi i Mukoskit, i thënë me lehtësinë e paparë prej foltores së Kuvendit, që: “Të gjitha pasojat ekonomike negative, të gjitha punët negative kanë ndodhë falë LSDM-së!”, jo vetëm që është spinim dhe larg të vërtetës, por, thënë ndryshe, tingëllon edhe qesharak. Me të vërtetë, nuk do të doja të përdor ndonjë fjalë më të ashpër, edhe pse replika e tij e meriton atë.

Deklarata e Mukoskit, me siguri më së mirë ju përshtatet anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë të cilës i përket edhe vet ai. Fundja, praktika e vendosur është ajo që për gjithçka çka nuk shkon me shtetin të akuzohet opozita dhe sektori joqeveritar. Pra, duke shikuar me atë lloj dioptrie ata janë fajtorët kryesorë, për kolapsin ekonomik, për bllokimin e proceseve euroatlantike, për problemin e pazgjidhur me Greqinë, për punëtorët e papunë nga kompanitë e falimentuara, për problemet ekzistenciale me të cilat ballafaqohen një numër i madh i qytetarëve, për shpërnguljen masive të të rive…

Përsëri, ky lloj i kuptimit i gjërave është jashtë realitetit. Dhe, pa hyrë në detaje për atë se si është gjendja e përgjithshme dhe ekonomike, është fakt se VMRO DPMNE është në qeveri për dhjetë vite dhe i ka të gjitha mekanizmat për kontroll politik dhe të proceseve ekonomike. Ndërsa, prej 2009, gjegjësisht tani më shtatë vite, dhe dominim absolut si në nivelin qendror edhe në atë lokal, përgjatë asaj duke kontrolluar tre funksionet më të larta shtetërore – presidencën, kryeministrin, dhe kryetarin e Kuvendit. Andaj, a është e mundur që pas këtij dominimi absolut të funksioneve më të larat politike, opozita “të hyjë në kabinën e “Titanikut”, të okupojë njerëzit dhe anijen dhe me qëllim të përplaset për ajsbergu duke mos u merakosur për udhëtarët“?!

Ju jeni një grup i Titanikut i cili ka hyrë në kabinën e cila drejton anijen në drejtimin e duhur, i keni okupuar njerëzit dhe anijen me qëllim e kenë përplasur për asjbergu dhe, gjatë asaj, të parët e keni braktisur anijen, duke mos u merakosur fare për udhëtarët e kësaj anije. 

Kuptohet se nuk mundet që “frerët” t’i tërheq partia e Mukoskit, e cila sulmon në mënyrë qyqare opozitën, i shantazhon përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, intelektualët, gazetarët dhe në përgjithësi edhe më të voglën kritikë e cila nuk i shkon për shtat VMRO DPMNE-së. Ja, edhe të hamendësojmë se opozita do të dëshironte diçka të tillë, ajo është e parealizueshme në situatën kur qeveria ka kontroll të tërësishëm mbi harxhimin e parave shtetërore – dhjetë vite ministri i financave vjen prej radhëve të VMRO DPMNE-së, kur partia qeverisëse ka depërtuar në të gjitha poret shtetërore dhe në kushte kur nuk ka kontroll të pavarur dhe të paanshëm, gjyqësor të pavarur, kur qeveria është punëdhënësi më i madh dhe kontrollues i mediumeve. Në këtë konstelacion, kur nomenklatura e partisë qeverisëse dhjetë vitet e fundit me vetëdije e identifikon partinë me shtetin dhe kur interesat e majës së VMRO DPMNE-së u bënë më të rëndësishme, nuk ka fajtorë tjetër për gjendjet politike, ekonomike, për planin social dhe ndërkombëtar, përveç se vet qeverisë.

Do me thënë, opozita thjeshtë nuk ka qenë në situatë që të dirigjoj as proceset ekonomike, as ato të cilës do sferë. Atë që, Mukoski prej foltores së Kuvendit me qëllim njollosjeje tha se:

…të gjitha pasojat negative që i ndodhin ekonomisë në Maqedoni në dy vitet e fundit ndodhin falë LSDM-së. Të gjitha punët negative! 

Në të vërtetë, është një spinim i përllogaritur politik, sipas të cilit në vendin ku gjithçka është e kthyer mbrapsht, ku jo normalja është bërë normale, ndërsa normalja jo normale,mëkati duhet të bie mbi kurriz të opozitës për të gjitha dështimet në 10 vitet e fundit!

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.