VMRO-DPMNE: Liria e mediumeve

Do të vazhdojmë me rrumbullakësimin e kornizës ligjore që të sigurojmë kushte në të cilat institucionet që janë kompetente për kontroll dhe rregullim të mediumeve do të vendosin zbatim të papenguar dhe joselektiv të rregullativës që të mundësohet pozitë e barabartë dhe e drejtë për të gjitha mediumet në treg, do të sigurohet respektim i Ligjit për marrëdhënie pune dhe të drejta sociale të gazetarëve në të gjitha mediumet elektronike dhe të shtypura, e gjithë kjo në funksion të forcimit të pavarësisë dhe profesionalizmit të mediumeve, transparenca pronës do të shoqërohet me transparencë të burimeve të financimit. [Afati: në vazhdimësi]

Arsyetimi:

Sipas raportit të fundit të shoqatës botërore me ndikim, Raportuesit pa kufinj, Republika e Maqedonisë ka shënuar rënie prej 22 vendesh në listën e kësaj organizate dhe tani gjendet gjendet shumë poshtë – në vendin e 116-të, në shoqëri me vendet si Katari, Nigeria dhe Venecuela sa i përket lirisë së mediumeve në vend.

Nëse vërehet përparimi gjatë viteve të fundit, mund të shihet se Republika e Maqedonisë shënon rënie të vazhdueshme në këtë listë, nga vendi i 34 në vitin 2009, në vendin e 68 në vitin 2010, në vendin e 94 në vitin 2011, dhe në vendin e 116 në listën e fundit për vitin 2012. Sipas kësaj, mund të konstatohet se ky premtim, së paku deri tani*, vlerësohet si i parealizuar.

*Duke pasur parasysh faktin se afati për këtë premtim është i vazhdueshëm, në qoftë se ka ndryshim të situatës deri në fund të mandatit, vlerësimi do të korrigjohet. [Аzhurnuar më: 03.02.2013]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.