Zëvendëskryeministri britanik kërkoi falje me këngë për premtimet e parealizuara

Udhëheqësi i demokratëve liberalë britanikë, Nik Kleg, u bë hit në internet, pasi në Youtube u paraqit një spot, ku ai mе këngë kërkon galje për premtimet e parealizuara politike. Spoti është dhënë me pëlqimin e vetë Klegut shkruan tabloidi britanik “Daily Star“.

Zëvendëskryeministri këto ditë publikisht ka kërkuar falje për atë se ka premtuar, por nuk ka qenë i sigurt për mundësinë për ta realizuar atë, ndërsa bëhet fjalë deklaratat parazgjedhore se nëse vjen në pushtet, nuk do të lejojë rritje të çmimeve për shkollim.

Duke e shfrytëzuar edhe si një mundësi plotësuese për ta përcjellur porosinë, Kleg ka dhënë leje që versioni satirik për kërkimin e faljes nga ana e tij në formë të këngës që është përgatitur nga ueb-faqja www.thepoke.co.uk të publikohet edhe në iTunes si single. Fitimi nga shitja do të shkojë si donacion për spitalin për fëmijë në Shefild.

Burimi: PlusInfo

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.