Nuk është e vërtetë që autobusët nga Tetova për në Gjermani mbushen vetëm me mërgimtarë

Тетово Фото: commons.wikimedia.org

Transporti me autobus për dhe nga Evropa nuk sjell vetëm njerëz që shkojnë në gurbet. Ka njerëz që vizitojnë të afërmit dhe miqtë në Gjermani, ka udhëtar që udhëtojnë për qëllime turistike, si dhe arsye të tjera të ndryshme. Disa nga pasagjerët shkojnë në Evropë dhe qëndrojnë atje vetëm nga 90 ditë, domethënë qëndrimi maksimal i lejuar në shtetet anëtare të BE -së për ata që nuk kanë leje pune ose vizë të përshtatshme. Në drejtim të kundërt – drejt Maqedonisë së V., njerëzit vijnë me pushime në qytetin e tyre të lindjes ose në dasma dhe lloje të tjera festimesh. Ka qindra arsye, për të nxjerrë përfundim të përgjithshëm se të gjithë po largohen nga vendi për t’u zhvendosur përgjithmonë.

 

 

Përmes një postimiFacebook, u shpërnda tekst që manipulon se numri i madh i autobusëve që largohen nga Tetova për në Gjermani, çdo ditë janë plot me njerëz që shpërngulen nga Maqedonia.

Teksti, i cili është raportim nga stacioni i autobusëve në Tetovë, ka një titull sensacionalist:

A do të qëndrojë dikush në Maqedoni: Vetëm sot, 50 autobusë u nisën nga Tetova për në Gjermani

Në fakt, i gjithë tekstit i mungon konteksti më i gjerë.

Në tekst thuhet se nga 30 deri në 50 autobusë nisen vetëm për në Gjermani dhe se ka autobusë për në vendet e tjera evropiane si Zvicra, Italia, Austria dhe vendet e tjera skandinave. Nëse këto do të ishin të dhëna reale, atëherë e gjithë Tetova do të ishte shpërngulur brenda një viti dhe do të kishte mbetur e shkatërruar, e zbrazët dhe e harruar, gjë që nuk është situata reale në terren.

Ajo që nuk thuhet qartë në tekst, i cili është marrë nga Televizioni 21, është se ky rerportazh është bërë të shtunën, kur nisen shumica e autobusëve. Stacioni i autobusëve në Tetovë gjithashtu konfirmoi se e shtuna është dita kur shumica e autobusëve nisen për në Gjermani.

Edhe nëse numrat janë vërtet të tillë, kjo nuk do të thotë që të gjithë këta pasagjerë në këto autobusë që shkojnë në Evropë, u nisën për t’u shpërngulur nga vendi. Transporti me autobus për dhe nga Evropa nuk sjell vetëm njerëz që shkojnë në gurbet. Ka njerëz që vizitojnë të afërmit dhe miqtë në Gjermani, ka udhëtar që udhëtojnë për qëllime turistike, si dhe arsye të tjera të ndryshme. Disa nga udhëtarët nisen drejt Evropës dhe qëndrojnë atje vetëm për 90 ditë, pra qëndrimi maksimal i lejuar në shtetet anëtare të BE -së, për ata që nuk kanë leje pune të duhur, pra vizë. Në drejtim të kundërt – drejt Maqedonisë së V., njerëzit vijnë me pushime në qytetin e tyre të lindjes ose në dasma dhe lloje të tjera festimesh. Ka qindra arsye për përfundimin e përgjithshëm, se të gjithë po largohen nga vendi për të ikur përgjithmonë.

Të dhënat tregojnë se ka vërtet interesim të madh të qytetarëve të Maqedonisë për të punuar në Gjermani, por kjo nuk do të thotë se çdo ditë ka 50 autobusë, të cilët kanë kapacitet për të transportuar afërsisht 50 persona, ose gjithsej 2,500 pasagjerë – mërgimtarë!

Ambasadorja gjermane në Maqedoninë e Veriut, shpërndau në Facebook, se vendi ynë merr kuotë vjetore prej 4.750 vizash.

Sipas legjislacionit gjerman, 25,000 viza mund të lëshohen çdo vit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, nga të cilat Maqedonia e Veriut merr kuotë vjetore prej 4,750 vizash. Për sa i përket popullsisë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, edhe për shkak të interesit tuaj të madh, kanë një pjesë qartësisht disproporcionale në dispozicion, tha ambasadorja Anke Holstein.

Ajo që është e qartë është se ky numër i vizave nuk është vetëm për Tetovën dhe zonën përreth, është për të gjithë Maqedoninë, pra për të gjitha qytetet, ndër të cilat, natyrisht, kryeqyteti Shkupi është më i madhi.

Të dhënat nga vitet e kaluara janë të ngjashme, me përjashtim të vitit 2020 ku shifra është në mënyrë drastike më e ulët për shkak të pandemisë koronavirus. Në vitin 2019, të interesuarve nga Maqedonia e Veriut, iu dha rekord vizash prej 6,425, dhe në vitin 2020 vetëm 1,291 persona morën viza pune.

Realiteti është se dëshira për të lënë atdheun është e shumë njerëzve. Regjistrimi, i cili filloi disa ditë më parë, i pari që nga viti 2002, duhet të sigurojë të dhëna të reja të përditësuara për popullsinë e vendit, si dhe numrin e mërgimtarëve në vitet e fundit. Por kjo nuk do të thotë që vendi është i shkretuar dhe askush nuk ka mbetur, siç aludohet në mënyrë sensacionale në tekst dhe kështu shpërndahet në Facebook, ku postimi është shumë viral. Në kohën kur është shkruar recensioni, postimi ka pasur 365 shpërndarje, 730 komente dhe 1,800 pëlqime.

Përfundimi që është bërë dhe përhapur në mënyrë sensacionale në Facebook është i pakuptimtë. Fakti që një numër i madh i qytetarëve largohen nga vendi çdo ditë nuk përjashtohet, por mbulimi mediatik i atij fenomeni duhet të jetë i gjerë, ndërsa të dhënat të jenë të sakta, të vërteta dhe të paraqitura qartë. Dhe jo në mënyrë manipuluese, si në këtë rast, ku publiku kur lexon tekstin, dhe veçanërisht titullin, mbetet i mashtruar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.