Mjeku Zharko Karaxhovski nuk është në listën e të paguarve nga Rokfeller

Фото: vlada.mk - принтскрин

Në postimin që po recensojmë, përdoret një teknikë manipulimi e cila quhet diskreditim i personit, pra “atak ad hominem”, ku në fakt bëhet lidhshmëri në mes vaksinimit kundër Covid-19 me fondacionin “Rokefeller”, si konspiracion i supozuar, edhe atë mbi shpinën e mjekut Zharko Karaxhovski, i cili mori pjesë me kontributin e tij në një punim shkencor, që nuk ka lidhje me vaksinimin. Fondacioni Rokefeller sapo ka publikuar një punim mbi funksionimin dhjetëvjeçar të Rrjetit Shëndetësor të Evropës Juglindore, në të cilin Karaxhovski është përfaqësues i Institutit të Shëndetit Publik.

 

Recensojmë një postimFacebook, në të cilin pretendohet se kryetari i Komisionit për Sëmundjet Infektive dhe epidemiologu i vjetër në Institutin e Shëndetit Publik, Zharko Karaxhovski, është në listën e të paguarve të Rokefeller.

Si “dëshmi” e këtij pretendimi shpërndahet fotografi nga një publikim që u publikua në faqen e internetit të Fondacionit “Rokefeller”. Ky publikim është revistë mjekësore shkencore, e cila rishikohet nga komuniteti mjekësor, do të thotë se është profesionale dhe flet për rreziqet shëndetësore që janë në horizont. Vetë revista mund të shihet në këtë lidhje.

Ky numër i revistës është i vitit 2013, por emri i Karaxhovski është keqpërdorur në vitin 2021 me qëllim që të diskreditojë procesin e vaksinimit duke u përpjekur të minojë besueshmërinë e tij.

Përmbajtja e revistës zgjidhet sipas inovacionit dhe gamës së kërcënimit, por edhe sipas ekspertizës shkencore. Revista mirëpret studimet kërkimore që promovojnë mënyrën e të kuptuarit të faktorëve kërcënues, parandalimin dhe kapërcimin e kërcënimeve shëndetësore. Revista kërkon kontribute me cilësi të lartë nga akademia, praktika klinike, shëndeti publik dhe hulumtimet qeveritare, komentet dhe perspektivat mbi kërcënimet e reja për shëndetin publik.

Në këtë kontekst, në këtë numër të revistës, u botua një pjesë për Rrjetin Shëndetësor të Evropës Juglindore.

Rrjeti Shëndetësor i Evropës Juglindore përfshin Shqipërinë, Bosnjën, Bullgarinë, Kroacinë, Maqedoninë, Moldavinë, Malin e Zi, Rumaninë dhe Serbinë. Ky rrjet u krijua në vitin 2001 për të koordinuar dhe ndihmuar në zbatimin dhe vlerësimin e politikave dhe shërbimeve shëndetësore midis anëtarëve rajonalë. Ky rrjet mbështetet nga Sekretariati i menaxhuar nga Këshilli i Evropës dhe Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetit për Evropën.

Si përfaqësues i këtij rrjeti nga Instituti i Shëndetit Publik, Zharko Karaxhovski, epidemiolog afatgjatë me një karrierë dhjetëvjeçare, gjithashtu kontribuoi në këtë publikim.

Për sa i përket financave, rrjeti mori mbështetje politike, teknike dhe financiare nga 10 vende partnere dhe 5 organizata ndërkombëtare, por kjo nuk do të thotë që paratë shkuan në xhepin e Karaxhovskit, vetëm sepse emri i tij përmendet si përfaqësues i Institutit të Shëndetit Publik. Dhe prej këtu të lidhet me Fondacionin “Rokefeller” mjeku Zharko Karaxhovski, i cili në publikim është përfaqësues i Institutit të Shëndetit Publik në fushën që është në domenin e interesave ndërshtetërore të shteteve anëtare të rrjetit shëndetësor, është tendencioze lëshimi i kontekstit. Nuk ka dëshmi se Fondacioni “Rokefeller” e ka paguar mjekun Karaxhovski për diçka, edhe pse është e vërtetë që publikimi është publikuar në faqen e internetit të Fondacionit Rokefeller.

Në vetë revistën mjekësore, redaktorët falënderojnë Fondacionin Rokefeller për organizimin takimit të autorëve në Itali, dhe si rezultat i kësaj konference, u krijua puna e botuar.

Fakti që Karaxhovski, si ekspert në fushën e shëndetit publik me një karrierë dhjetëvjeçare, ishte autor i publikimi normal shkencor, nuk e vendos atë në listën e të paguarve nga Rokefeller dhe veçanërisht në kundërshtim me atë që u tha në postim – nuk e vendos atë në lidhshmëri me vaksinat kundër kovidit.

Në postimin që po recensojmë, përdoret një teknikë manipulimi e cila quhet diskreditim i personit, pra “atak ad hominem”, ku, në fakt, vendoset lidhshmëri në mes vaksinimit me fondacionin “Rokefeller”, si një konspiracion i pretenduar, dhe kjo mbi shpinë të Karaxhovskit, i cili mori pjesë me kontributin e tij në një punim shkencor krejtësisht që nuk lidhet me vaksinimin.

Për më tepër, Rrjeti Shëndetësor i Evropës Juglindore u krijua në vitin 2001 (dhe në këtë kapitull të botimit përmendet emri i Karaxhovskit), me qëllim zbatimin dhe vlerësimin e politikave dhe shërbimeve shëndetësore midis anëtarëve rajonalë, që janë disa vende.

Rrjeti Shëndetësor i Evropës Juglindore është një bashkëpunim midis qeverive të Shqipërisë, Bosnjës, Bullgarisë, Kroacisë, Moldavisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë dhe Maqedonisë. Në vitin 2002, rrjeti nisi një projekt për sëmundjet, që synonte forcimin e sistemeve mbikëqyrëse kombëtare dhe rajonale me fokus bashkëpunimin ndërkufitar. Me kalimin e kohës, rrjeti ka krijuar një numër në rritje të ekspertëve të sëmundjeve infektive të cilët janë në gjendje të diskutojnë çështjet në zhvillim dhe praktikat më të mira, pa rrezikuar sistemet tradicionale. Arritjet kryesore të këtij rrjeti janë përgatitjet e përbashkëta midis vendeve për pandeminë për shembull në të gjithë rajonin. Pjesa e publikimit ku përmendet Karaxhovski, flet për progresin e arritur gjatë projektit i cili aktualisht zgjati 1 dekadë. Ju mund ta lexoni atë në faqen 34 të revistës.

Për shkak të faktit se Zharko Karaxhovski në publikim e paraqet veten si përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik, gjegjësisht përfaqësues i një institucioni shëndetësor publik dhe në kontekstin e Rrjetit Shëndetësor të Evropës Juglindore, vlerësojmë se është e pavërtetë se ai është në listën e të paguarve nga Rokefeller. Fondacioni Rokefeller sapo e ka botuar punimin, në të cilin flitet mbi funksionimin dhjetëvjeçar të Rrjetit Shëndetësor të Evropës Juglindore, në të cilin Karaxhovski është përfaqësues i Institutit të Shëndetit Publik.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.