Zoran Jovanovski: Neto rroga mesatare në mars të këtij viti është më e ulët se sa ajo e qershorit të vitit të kaluar

Neto rroga mesatare mujore për krye punëtori që është paguar në mars të këtij viti është më e ulët se sa ajo e qershorit të vitit të kaluar, ndërsa në ndërkohë janë rritur çmimet e të gjithë artikujve kryesorë. [Data: 06.06.2012 | Burimi: TV Sitel]

Arsyetim:

Sipas informatave nga Enti shtetëror për statistikë, neto rroga mesatare mujore që është paguar për krye punëtori, në mars të vitit 2012 (raporti i fundit), është 21 081 denarë. Në qershor të vitit të kaluar, neto rroga mesatare mujore për krye punëtori ka qenë 21 119 denarë. Sipas kësaj, ekziston zvogëlim në vlerën e neto rrogës mesatare mujore që është paguar për krye punëtori për 38 denarë. Poashtu, sipas raportit të Entit për statistikë, indeksi i çmimeve me pakicë në maj të vitit 2012, në krahasim me muajin maj të vitit 2011, shënon rritje prej 2.8%, ndërsa indeksi i harxhimeve për jetesë shënon rritje prej 2.0%. Sipas kësaj, deklarata e zotëri Jovanovskit se neto rroga mesatare mujore për krye punëtori është zvogëluar, ndërsa harxhime për jetesë janë rritur, mund të vlerësohet si e vërtetë.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.