“Përdorimi i përgjegjshëm i inteligjencës artificiale” në Konferencën e 19-të Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk
Në kuadër të edicionit të 19-të të Konferencës Ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” në temën “Inteligjenca Artificiale dhe të Drejtat e Njeriut: Gjetja e ekuilibrit të duhur midis inovacionit dhe përgjegjësisë” të cilën Fondacioni Metamorfozis e organizon më 19 dhjetor 2023 në Hotelin “Meriot” në Shkup (salla Ballroom I), në fjalimin e dytë të shkurtër frymëzues do të mësojmë për “Përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale”
Në kërkimin tonë të inovacionit, është thelbësore të përdorim inteligjencën artificiale me përgjegjësi, duke pasur parasysh implikimet etike dhe ndikimin shoqëror. Përdorimi i përgjegjshëm i inteligjencës artificiale kërkon dizajn të kujdesshëm, transparencë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm për të siguruar që teknologjia i shërben njerëzimit në mënyrë etike dhe të drejtë.
Folës: Kamil Sliwowski, Dizajnues i aktiviteteve dhe përmbajtjeve mësimore, INCO (Poloni)
Më shumë informata për konferencën ka në këtë link: https://tinyurl.com/bde9d2dy
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë duhet të regjistrohen në linkun e mëposhtëm më së voni deri më 14 dhjetor: https://tinyurl.com/3vnp6nnk.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari