Nuk ka asnjë provë që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ngrirë marrëveshjen për të blerë 80 avionë luftarakë francezë

Фото: Принтскрин

Në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk përmendet ngrirja e kontratës për avionët luftarakë, pas arrestimit të Pavel Durov, themeluesit të aplikacionit Telegram, gjoja një mik i ngushtë i djalit të kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Gjithashtu u prodhua një video jo e besueshme, e rreme, në të cilën paraqitej sikur Al Jazeera kishte raportuar për anulimin e supozuar të kontratës për blerjen e 80 avionëve luftarakë francezë.

Po shqyrtojmë postimet në rrjetin social Facebook (këtu dhe këtu) shkruhet se Emiratet e Bashkuara Arabe dyshohet se kanë ngrirë kontratën për blerjen e 80 avionëve luftarakë francezë pas arrestimit të Pavel Durov, themeluesit të aplikacionit Telegram. Sipas njoftimit, Durov ishte edhe mik i ngushtë i djalit të kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ministria e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe më 26 gusht ka dërguar një deklaratë ku thuhet se po ndjek nga afër rastin e shtetasit të saj të ndaluar Pavel Durov. Nga aty shtuan se i kanë dërguar kërkesë Qeverisë së Francës që Durovit t’i ofrojë të gjitha shërbimet konsullore në mënyrë urgjente.

Megjithatë, siç shkruajnë kontrolluesit e fakteve, nuk ka asnjë provë që Emiratet e Bashkuara Arabe të kenë ngrirë ndonjë marrëveshje me prodhuesit francezë të avionëve. Nuk përmendet një ngrirje e kontratës për aeroplanët luftarakë askund në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme, raporton Full Fact. 

Në vitin 2021, u nënshkrua një kontratë për blerjen e 80 aeroplanëve luftarakë francezë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshja u nënshkrua pas një vizite dy-ditore të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili vizitoi gjithashtu Katarin dhe Arabinë Saudite. Që atëherë, mediat serioze profesionale nuk kanë raportuar për këtë temë, aq më pak për ndonjë ngrirje të kontratës.

Siç shkruajnë verifikuesit e një shërbimi tjetër të verifikimit të fakteve, Logicali, menjëherë pas ndalimit të Pavel Durovit, është realizuar një video jo e besueshme, e rreme, në të cilën paraqitet sikur media Al-Jazeera ka raportuar për anulimin e pretenduar të kontratës për blerjen e 80 avionëve luftarakë francezë. Një video e tillë ekziston, por nuk është e besueshme, pra është një fotomontazh me të cilin media nuk ka lidhje, emri i logos dhe simbolet e tyre keqpërdoren për të manipuluar dhe përhapur gënjeshtrat.

Kontrolluesi i fakteve në gjuhën serbe Istinomer shkruan se nuk ka asnjë provë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ngrirë kontratën me prodhuesit francezë të avionëve dhe se Al Jazeera e ka mohuar publikimin e një videoje të tillë.

Themeluesi dhe drejtori i Telegram, Pavel Durov, u arrestua më 25 gusht të këtij viti në një aeroport në veri të Parisit. Që nga ajo kohë ai ka qenë nën hetim zyrtar me dyshimin për bashkëpunim në lehtësimin e transaksioneve të paligjshme, trafikut të drogës, mashtrimit dhe shpërndarjes së fotografive të abuzimit seksual të fëmijëve. Në Francë, vendosja nën hetim zyrtar nuk do të thotë faj apo dënim, as nuk rezulton domosdoshmërisht në një proces gjyqësorë, por tregon se gjykatësit besojnë se ka prova të mjaftueshme për të vazhduar hetimin, raporton BBC. 

Sipas kritikëve, Telegram lejon dhe lehtëson ndjeshëm përhapjen e dezinformatave në grupe me deri në 200,000 anëtarë, ndërsa lejon përdoruesit të ndajnë teori konspirative, përmbajtje neo-naziste dhe përmbajtje të tjera të diskutueshme, transmeton Istinomer.

Kohët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar aplikacioni u hetua për web hosting nga kanale të së djathtës ekstreme që ishin instrumentale në organizimin e trazirave të dhunshme në qytetet angleze.

Telegram hoqi disa grupe, por ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se sistemi i platformës për moderimin e përmbajtjeve ekstremiste dhe të paligjshme “është në përgjithësi dukshëm më i dobët se ai i kompanive të tjera të rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të mesazheve”.

Durov ka lindur në Rusi dhe para arrestimit ka jetuar në Dubai, ku ndodhet edhe selia e kompanisë Telegram. Sot ai ka shtetësinë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Francës.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.