Nuk është e vërtetë që Turqia ka qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë

Фото; Фејсбук профил на претседателот на Единствена Македонија

Ndryshe nga pretendimi i presidentit të Maqedonisë së Bashkuar, Janko Baçev, se Turqia ka një qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij e mbështet luftën e Ukrainës për mbrojtjen e integritetit të saj territorial. Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë deklaruan se pushtimi i Ukrainës paraqet një shkelje serioze të të drejtës ndërkombëtare

 

 

Kryetari i Partisë Maqedonia e Bashkuar, Janko Baçev, në një postim në Facebook në të cilin u referohet zhvillimeve në Ukrainë, komenton qëndrimin e Turqisë – si anëtare të NATO-s:

Imagjinoni, një fuqi rajonale si Turqia, një anëtare e NATO-s, promovon neutralitet për luftën në Ukrainë.

Fatkeqësisht, qeveria marionetë në Shkup, në vend të një politike parimore dhe neutrale ndaj Ukrainës, zgjodhi të mbajë anë.

[BurimiProfili në Facebook i Janko Baçev;Data: 24.02.2022]

 

SQARIM:

Deklarata e kryetarit të Maqedonisë së Bashkuar, Janko Baçev, se Turqia ka qëndrim neutral në lidhje me luftën në Ukrainë, është e pasaktë.

Që Turqia nuk promovon neutralitet në luftën me Ukrainën dëshmon njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, të cilin e përcolli Agjencia turke e lajmeve Anadollia, e në të cilën reagohet ashpër për intervenimin ushtarak të Rusisë dhe njëkohësisht i bëhet thirrje Moskës që „t’i japë fund veprimeve dhe padrejta dhe të paligjshme”.

Operacionin ushtarak të filluar nga Forcat e Armatosura të Federatës Ruse kundër Ukrainës e konsiderojmë të papranueshëm dhe e refuzojmë atë.

Ndërhyrja jo vetëm që prish Marrëveshjet e Minskut, por paraqet një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe një kërcënim serioz për sigurinë e rajonit tonë dhe të botës.

Mbështetja jonë për unitetin politik, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës do të vazhdojë”, shkruan në  njoftimin të cilën e përcolli Agjencia turke e lajmeve Anadollia.

Njoftimi, siç shkruan Agjenciaq turke e lajmeve Anadollia, është dërguar pasi presidenti rus Vlladimir Putin dha dritën jeshile për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, vetëm disa ditë pasi njohu dy enklavat e kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore.

Disa media raportuan se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një bisedë telefonike një ditë para pushtimit të Ukrainës, i ka thënë presidentit rus Putin se nuk do të njohë asnjë masë që cenon integritetin e Ukrainës dhe se konflikti ushtarak nuk do i sjellë dobi askujt”.

Edhe gjatë kryesimit të tij në takimin e Këshillit turk të sigurisë, i cili u fokusua në operacionin ushtarak rus në Ukrainë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ndërhyrja ushtarake ruse ishte një goditje serioze për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në rajon.

Turqia mbështet luftën e Ukrainës për mbrojtjen e integritetit të saj territorial dhe këtë ia thashë Zelenskit, me të cilin sapo fola. Ne e kundërshtojmë operacionin ushtarak të cilin Rusia e filloi në Ukrainë dhe e konsiderojmë atë të papranueshëm”, theksoi Erdogan.

Duke marrë parasysh njoftimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë se ndërhyrja ruse paraqet një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare”, si dhe qëndrimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, se sulmi rus ndaj Ukrainës është një goditje e rëndë për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në rajon”, deklaratën e Baçevit se Turqia si anëtare e NATO-s ka një qëndrim neutral për luftën në Ukrainë” e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

BURIME:

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari