Gjyqësori me efikasitet të reduktuar në vitin e parë të “pandemisë”
Ende ka lëndë të vjetra gjyqësore që janë të evidentuara si të pazgjidhura prej më shumë vitesh dhe ato ,,pastrohen” sistematikisht, mirëpo vërehet një efikasitet i zvogëluar gjatë vitit të parë ,,pandemik” -2020. Kjo është përfshirë edhe në ,,Raportin në hije për kapitullin 23” të Institutit për politika evropiane, ku vërehet se azhurniteti i gjykatave ka rënie, e kështu, nëse shihet në përgjithësi në vitin 2020, 15 gjykata janë shpallur si azhurne, ndërsa 19 si joazhurne, me rritjen e numrit të lëndëve për rreth 2.500. Ajo çka mbetet një problem real i procedurave të gjata gjyqësore, më e dukshme është te një numër i madh i lëndëve të ish Prokurorisë speciale publike, të cilat pas ndryshimeve në Ligjin për prokurori publike të vitit 2019, i cili hyri në fuqi në pranverën e vitit 2020, i ndërmori Prokuroria publike e RMV-së, thuhet në Raportin e ,,Metamorfozis” për reformat në gjyqësi me titullin: ,,Gjyqësia ka nevojë për një “booster” dozë financiare”.
Ende ka lëndë të vjetra gjyqësore që janë të evidentuara si të pazgjidhura prej më shumë vitesh dhe ato ,,pastrohen” sistematikisht, mirëpo vërehet një efikasitet i zvogëluar gjatë vitit të parë ,,pandemik” -2020. Kjo është përfshirë edhe në ,,Raportin në hije për kapitullin 23” të Institutit për politika evropiane, ku vërehet se azhurniteti i gjykatave ka rënie, e kështu, nëse shihet në përgjithësi në vitin 2020, 15 gjykata janë shpallur si azhurne, ndërsa 19 si joazhurne, me rritjen e numrit të lëndëve për rreth 2.500. Ajo çka mbetet një problem real i procedurave të gjata gjyqësore, më e dukshme është te një numër i madh i lëndëve të ish Prokurorisë speciale publike, të cilat pas ndryshimeve në Ligjin për prokurori publike të vitit 2019, i cili hyri në fuqi në pranverën e vitit 2020, i ndërmori Prokuroria publike e RMV-së, thuhet në Raportin e ,,Metamorfozis” për reformat në gjyqësi me titullin: ,,Gjyqësia ka nevojë për një “booster” dozë financiare”.
Të dhënat për lëvizjen e lëndëve nëpër gjykata tregojnë një efikasitet të lartë në zgjidhjen e lëndëve nëpër gjykatat themelore, me një shkallë të lartë të zgjidhjeve, e cila është më e lartë se 100% edhe përkrah mangësive kadrovike dhe materiale. Efikasiteti kryesisht është vazhdimisht i mirë në disa vitet e fundit, pasi ishte një problem më i madh para vitit 2016. Këtë nuk e konstaton vetëm gjyqësia, por edhe sektori joqeveritar që e mbikëqyr dhe analizon atë.
Sipas projektimeve në аnalizë, ekziston ngarkesë e ndryshme e gjykatave në bazë të numrit të lëndëve të zgjidhura për gjyqtar dhe kohën që ia kushtojnë ato zgjidhjes së lëndëve. Në një analizë tjetër të sektorit joqeveritar, gjithashtu është theksuar efikasiteti i madh, përkrah të gjithë faktorëve kufizues:
Analiza e efikasitetit të gjykatave themelore e përfshiu dinamikën e lëvizjes së lëndëve nëpër gjykata ndër vite dhe nëpërmjet proporcionit midis lëndëve të zgjidhura dhe numrit të përgjithshëm të lëndëve në procedurë në gjykatë. U konstatua se të gjithë gjykatat themelore tregojnë një shkallë të lartë të efikasitetit për zgjidhjen e lëndëve, mirëpo duke pasur parasysh mungesën e gjyqtarëve të zgjedhur dhe nëpunësve gjyqësorë të punësuar, mund të konstatohet se ekziston një ngarkesë e lartë e gjyqtarëve gjatë kryerjes së funksionit gjyqësor. Gjegjësisht, gjyqtarët nëpër gjykatat themelore zgjidhin mesatarisht 5 lëndë në ditë gjatë gjithë vitit. (nga Anаliza funksionale e gjykatave themelore, referenca 13, f.14/15)
Megjithatë, ende ka lëndë të vjetra gjyqësore që janë të evidentuara si të pazgjidhura prej më shumë vitesh dhe ato ,,pastrohen” sistematikisht, mirëpo vërehet një efikasitet i ulur gjatë vitit të parë ,,pandemik” -2020. Kjo është përfshirë edhe në ,,Raportin në hije për kapitullin 23” të Institutit për politika evropiane, ku vërehet se azhurniteti i gjykatave ka rënie, e kështu, nëse shihet në përgjithësi në vitin 2020, 15 gjykata janë shpallur si azhurne, ndërsa 19 si joazhurne, me rritjen e numrit të lëndëve për rreth 2.500.
Ajo çka mbetet një problem real i procedurave të gjata gjyqësore, më e dukshme është te një numër i madh i lëndëve të ish Prokurorisë speciale publike, të cilat pas ndryshimeve në Ligjin për prokurori publike të vitit 2019, i cili hyri në fuqi në pranverën e vitit 2020, i ndërmori Prokuroria publike e RMV-së. Së fundmi në publik si një e dhënë ,,bizare” u plasua informata se për një lëndë, edhe pas 100 seancash, ende nuk ka filluar seanca kryesore. Mediat në аrtikull theksojnë se bëhet fjalë për lëndën ,,Titanik”, një nga lëndët më voluminoze të PSP-së, se edhe pas 3 vitesh e 7 muajsh ende nuk ka filluar seanca kryesore dhe se ekziston rreziku që kjo lëndë e bashkimit kriminal të vjetrohet më ,,vjetërsim absolut”, i cili do të ndodhë në vitin 2023, nëse deri atëherë nuk ka aktgjykim. Një kontroll pak më i detajuar jashtë raporteve mediatike, megjithatë tregоn së behet fjalë për një lëndë me numrin më të madh të dëshmitarëve dhe provave materiale (mbi 200 dëshmitarë, 5.900 prova materiale dhe 1.000 audio regjistrime) dhe se vjetërsim mund të ketë në vitin 2024 për 14 prej gjithsej 19 të akuzuarish, por vetëm për njërën nga veprat, ndërsa për veprën tjetër, vjetërsimi vjen në vitin 2031 (sqarim për një nga ekspertët e fokus-grupit).
Mungesa e gjyqtarëve është një problem i theksuar në shumë raporte, ashtu siç është i theksuar edhe problemi se prurjet e gjyqtarëve të rinj (dhe prokurorëve), ekskluzivisht nëpërmjet Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë shumë larg numrit të nevojshëm dhe largimit natyral për shkak të pensionimit të kuadrove aktuale. Për shembull, në gjyqësi vazhdon të bjerë numri i gjyqtarëve aktualë. Në vitin 2017 në gjyqësi ka pasur në dispozicion 530 gjyqtarë, në vitin 2018 ka pasur 511, në vitin 2019 ka pasur 499, që të përfundojë me 493 në vitin 2020 (burimi Rapоrti vjetor për punën e KGJRMV-së për vitin 2020, fq. 30).
Ndërsa sipas Raportit për realizimin e buxhetit gjyqësor për vitin 2021, deri në periudhën 31.7.2021, numri i gjyqtarëve tashmë ka rënë në 486. Sipas sistematizimit në gjykatat e RMV-së duhet të ketë mbi 600 gjyqtarë. Njëherit, si problem i theksuar në të gjithë raportet është edhe numri i të punësuarve në administratën gjyqësore, duke filluar nga kuadrot udhëheqëse që duhet t’i ndihmojnë kryetarëve të gjykatave, e deri tek kuadrot profesionale administrative që duhet t’i ndihmojnë gjyqtarët. Sa i përket Prokurorisë publike, kryesisht nëpër prokurori në RMV në fund të vitit 2020 kanë punuar 194, ndërsa kanë qenë të sistematizuar 258 vende për prokurorë. Mirëpo, sipas raportit të PPRM-së për vitin 2020, nevoja reale është rreth 290 prokurorë të vendosur nëpër vendet e prokurorëve. Mirëpo, nuk janë vetëm prokurorët ato që mungojnë. Prokuroria publike e RMV-së veçanërisht e thekson mungesën e bashkëpunëtorëve dhe këshilltarëve, nëpërmjet hulumtuesve, gjegjësisht nëpunësve nëpër qendrat hulumtuese deri te procesverbalistët dhe regjistruesit, kuadrot IT, që është e theksuar në Raport, por edhe për çka është bërë informim edhe në analizën funksionale për PPRMV-në. Gjegjësisht, në të gjithë 28 prokuroritë publike në vend në fund të vitit 2020 kanë punuar vetëm katër informaticientë, me çka është vënë në pikëpyetje funksionimi i suksesshëm i sistemit elektronik për ndjekjen dhe menaxhimin e lëndëve, që është implementuar me ndihmën e IPA fondeve nga BE-ja në vitet 2015/16 (referenca 18, fq.12).
Sipas përgjigjes që morëm nga PP-ja gjatë përpilimit të këtij raporti, deri në fund të vitit 2021 PP-ja ka plotësuar edhe një vend të paraparë për kuadro IT, në Prokurorinë e Gostivarit, me çka, në fund të vitit 2021 numri i përgjithshëm i informaticientëve bëhet 5. Mirëpo, shqetësues është informacioni se nga ana e Ministrisë së financave nuk është miratuar edhe një vend pune për fillimin e vitit 2022, gjatë përpilimit të buxhetit për atë vit. Nga Këshilli i prokurorëve publik, morëm përgjigje se në vitin 2021, janë kryer dhjetëra punësime, por, në bazë të prokurorëve publik të cilët tashmë e kryejnë atë punë, ndërsa bëhet fjalë për vende të ndryshme në kuadër të sistemit të prokurorisë. Deri në fund të vitit 2021 në vijim kishte konkurse edhe për katër prokurorë, thonë nga Këshilli.
Gjithashtu, sa i përket efikasitetit, edhepse në të gjithë raportet shënohet se ai është i mirë duke marrë parasysh të gjitha mangësitë e strukturës kadrovike, shtrohet pyetja se ky efikasitet a reflektohet edhe te cilësia e aktgjykimit. Edhepse kjo kategori nuk është temë e veçantë e përpunimit të në këtë raport, nga fokus-grupi është konstatuar se presioni nën të cilin janë gjyqtarët për zgjidhje më të shpejtë të lëndëve mund të reflektohet tek cilësia e vendimeve gjyqësore, e veçanërisht tek arsyetimet dhe argumentet se përse është sjellë një atkgjykim konkret.
Овој напис е изработен во рамките проектот Проверка на фактите за напредокот на Северна Македонија кон ЕУ, имплементиран од Фондацијата Метаморфозис. Написот, кој е првично објавен во Вистиномер, e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација NED (National Endowment for Democracy). Содржината на написот е одговорност на авторот и не секогаш ги одразува ставовите на Метаморфозис, НЕД или нивните партнери.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari