Etika në dizajn: Ndërtimi i zgjidhjeve teknologjike gjithëpërfshirëse dhe joinvazive” në Konferencën e 19-të Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk

Në kuadër të edicionit të 19-të të Konferencës Ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” në temën “Inteligjenca Artificiale dhe të Drejtat e Njeriut: Gjetja e ekuilibrit të duhur midis inovacionit dhe përgjegjësisë” të cilën Fondacioni Metamorfozis e organizon më 19 dhjetor 2023 në Hotelin “Meriot” në Shkup (salla Ballroom I), diskutimi i parë në panel do t’i kushtohet “Etikës në dizajn: Ndërtimi i zgjidhjeve teknologjike gjithëpërfshirëse dhe joinvazive”.

Në epokën digjitale, dimensionet etike të teknologjisë nuk kanë qenë kurrë më thelbësore. Përparimi i shpejtë i zgjidhjeve dhe shërbimeve digjitale ka fuqinë ose të shërbejë si një forcë shtytëse për ndryshime pozitive ose të thellojë pabarazitë ekzistuese. Ky sesion e thekson rëndësinë e etikës në dizajn, duke e potencuar krijimin e teknologjisë që e respekton privatësinë, e promovon mosdiskriminimin dhe përmbush me të vërtetë nevojat e ndryshme të qytetarëve. Duke i adresuar këto shqetësime kritike etike, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje ku teknologjia shërben si një mjet për të fuqizuar dhe për të përfshirë, në vend që të margjinalizojë apo të ndërhyjë në segmente të ndryshme të shoqërisë sonë.

Folësit e seancës janë:

  • Festim Halili, drejtor, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik
  • Zorica Vellkovska, bashkë-themeluese e Qendrës për Inovacione Sociale Blink 42-21
  • Chris Shrishak, bashkëpunëtor i lartë, Këshilli Irlandez për Liritë Civile (Gjermani)
  • Tamara Dimitrova, studiuese dhe themeluese e Qendrës Edukative “Scamper”

Më shumë informata për konferencën ka në këtë link: https://tinyurl.com/bde9d2dy

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë duhet të regjistrohen në linkun e mëposhtëm më së voni deri më 14 dhjetorhttps://tinyurl.com/3vnp6nnk.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.