Aeroplanë të forcave ajrore të Maqedonisë nuk kanë fluturuar mbi Ambasadën ruse në Shkup

Фото: Фејсбук

Forcat ajrore e Maqedonisë së Veriut në radhët e tyre nuk kanë avionë që janë në gjendje fluturimi, që të mund të fluturojnë. Në faqen zyrtare të Ushtrisë thuhet se „njësia përbëhet nga dy avionë të tipit An-2 dhe Zlin 143L të cilët aktualisht janë jofunksional, për shkak të mungesës së pjesëve rezervë dhe dokumentacionit për lejimin e fluturimit”

 

Postim  në Facebook  pretendon se avionë të forcave ajrore të Maqedonisë kanë qenë aktiv sipër Ambasadës ruse në Shkup.  Ky informacion është i pasaktë.

KËTË MËNGJES AVIACIONI I MAQEDONISË KA FLUTURUAR MBI AMBASADËN RUSE NË SHKUP, thuhet në postim.

Në profilin në Facebook janë publikuar pesë foto të avionëve në fluturim. Këto foto supozohet se tregojnë se si forcat ajrore maqedonase kanë bërë fluturime mbi Ambasadën ruse në Shkup, të mërkurën, një ditë para se Rusia të pushtonte zyrtarisht Ukrainën.

Informacioni është i pasaktë. Të dhënat, të cilat padyshim tregojnë se ky informacion është i pasaktë, thonë se forcat ajrore të Maqedonisë së Veriut nuk kanë fare avionë në radhët e tyre, që janë në gjendje të fluturojnë. Përveç kësaj, nuk ka asnjë dëshmi se këto foto janë bërë vërtet tani, në Maqedoni dhe pikërisht mbi Ambasadën ruse. Avionë në ajër si ky mund të fotografohen në çdo kohë, kudo.

 Në faqen zyrtare të  Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut shkruan se ushtria posedon dy avionë, por që ato janë jashtë përdorimit:

Njësia përbëhet nga dy avionë të tipit An-2 dhe Zlin 143L të cilët aktualisht janë jofunksional, për shkak të mungesës së pjesëve rezervë dhe dokumentacionit për lejimin e fluturimit.

 

Në të njëjtën faqe mund të shihni një fotogaleri të avionëve, ku shihet se avionët maqedonas janë të bardhë dhe blu. Sipas fotove të postuara në rrjetin social Facebook, avionët që shihen janë bardh e kuq. Avionë të tillë nuk janë në pronësi të ushtrisë maqedonase, që do të thotë se nuk janë pjesë e forcave ajrore të Maqedonisë.

Nga mjetet fluturuese që cilat i përdor ushtria dhe që janë në gjendje të mirë, ushtria posedon vetëm helikopterë, MI-17 dhe MI-8.

Të vetmit avionë luftarakë shtetërorë janë katër avionët luftarakë „Sukhoi SU-25“ që Ushtria Maqedonase i bleu nga Ukraina në qershor të vitit 2001, gjatë konfliktit të armatosur. Në pranverën e vitit 2003, Maqedonia deklaroi se nuk kishte më nevojë për avionë luftarakë në formacionin e ARM-së dhe në vitin 2004 avionët u ndaluan dhe u konservuan. Një vit më pas, Ministria e Mbrojtjes zyrtarisht i fshiu avionët nga regjistrat e pajisjeve dhe armatimit të ARM-së.

Prandaj konstatojmë se postimi që po e recenzojmë është i pavërtetë dhe krejtësisht pa nevojë synon të shkaktojë frikë shtesë te popullata.

 

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.