Kundërspin: Bursa e vajzës së Dimitrovit nuk ka lidhje me padrejtësinë ndaj matematikanit Damjan

Фото: Принтскрин колаж

Deputeti Jordanov vendos ekuilibër midis gjërave krejtësisht të ndryshme. Shpërblimi është një gjë, kurse bursa është krejt tjetër. Në rastin konkret të matematikanit të talentuar Damjan, pengesë për marrjen një çmimi me para është korniza ligjore e vjetërsuar, e cila, siç është njoftuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të ndryshohet. Jordanov, megjithëse ka mundësinë të propozojë ndryshime në legjislacion për të korrigjuar padrejtësinë ndaj Damjanit, zgjodhi të kritikojë në Facebook dhe të mbledhë pikë politike.

 

Shkruan: Simona Atanasova

Rasti me Damjanin e vogël nga Shtipi, i cili është fillorist, ndërsa ka fituar një garë në matematikë për nxënësit e shkollave fillore dhe për shkak se nuk e ka marrë shpërblimin e merituar, e ka  trazuar opinionin.

Njëri prej deputetëve të VMRO-DPMNE-së nga Shtipi, Ivan Jordanov, në Facebook ka shkruar deklaratë në të cilën e krahason këtë rast, me bursën që e ka marrë vajza e zv.kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, të cilën e vlerësojmë si spin:

Spin: Për vajzën e Nikolla Dimitrovit bursë vjetore prej 40.000 eurove. Për gjeniun e vogël Damjan, ndihmë prej 15.000 denarëve.

Ja përse të rinjtë ikin nga Maqedonia. Në arsim më së paku duhet politika. Por, çdo sukses është i nevojshëm për vlerësim, sidomos rasti me matematikanin e vogël Damjan, i cili mund t’i mbajë orë Dimitrovit, Zaevit dhe Carovskës.

[Burimi: Profili i Facebook-ut të deputetit Ivan Jordanov – data: 04.02.2021]

 

Kundërspin: Deputeti i përzien “gjyshet me zhabat”. Bursën që e ka marrë vajza e Dimitrovit nuk ka asnjë lidhje me padrejtësinë që i është bërë Damjanit. Në rregull është të reagohet për këtë rast, pa marrë parasysh nëse reagimi vjen nga përfaqësues të pushtetit ose opozitës. Kur diçka nuk funksionon në sistem, duhet të reagohet.

Por, deputeti me këtë deklaratë dëshiron të mbledhë pikë politike, e jo të ndihmojë të zgjidhet rasti. Bën paralele për atë që nuk ka asnjë bazë. Shpërblimi është një punë, bursa krejtësisht tjetër. Tjetër gjë është situata e ndarjeve të bursave për arsim të lartë jashtë shtetit, që merren sipas kritereve të caktuara, ndërsa tjetër gjë është ky rast specifik.

PSE DAMJANI NUK E KA MARRË SHPËRBLIMIN?

Gjeniu i vogël Damjan nga Shtipi, që është nxënës në arsimin fillor, ka marrë pjesë në një garë matematikore për filloristët dhe e ka marrë vendin e parë. Por, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës refuzuan t’ia japin shpërblimin e merituar, pasi siç thanë prej atje, nuk është sipas ligjit. Në vend të kësaj, ai ka marrë çmim me para prej 15.000 denarëve, nga ana e Komunës së Shtipit, si dhe mirënjohje për qytetar nderi i komunës.

arsyetimin e MASH-it për vendimin thuhet:

Nxënësi dhe mësuesi i tij nuk i plotësojnë kushtet, sepse nxënësi dhe mësuesi janë nga arsimi fillor, kurse garat janë për nxënës dhe mësues nga arsimi i mesëm.

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, drejtësinë e kërkon në rregullativën ligjore të vjetruar.

Padyshim, ky është nxënës i talentuar i cili së bashku me mentorin e tij bënë shumë përpjekje për të arritur sukses në garën shtetërore në të cilën morën pjesë. Fatkeqësisht, legjislacioni nuk i lejon ata të ushtrojnë të drejtën për të cilën ata aplikuan në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. MASH tashmë po punon për ndryshime ligjore që do të rrisin disponueshmërinë e çmimeve, duke pasur parasysh faktin se në secilën gjeneratë të studentëve ka talente të jashtëzakonshme në lëndë dhe fusha të caktuara.

Pra, problemi është legjislacioni. Dhe ku janë zgjidhen këto probleme? Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku Ivan Jordanov është anëtar nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ai e ka mundësinë të ndryshojë sistemin nga brenda, kur ai nuk funksionon dhe është i padrejtë, si në këtë situatë. Deputetët, përveç që kanë të drejtë, ata kanë edhe detyrë të propozojnë ligje, dhe për këtë, ndër të tjera, paguhen me para nga qytetarët.

Këtë e parasheh Ligji për Deputetë:

Neni 14

Deputeti ka të drejtë dhe detyrë:

– të propozojë sjellje të ligjeve, përshkrim tjetër, ose akt të përgjithshëm

Si dhe Rregullorja e Kuvendit:

Neni 132

Të drejtë të propozojë sjellje të ligjit ka çdo deputet në Kuvend, Qeveria dhe së paku 10.000 zgjedhës (propozues i autorizuar i ligjit)

Por, deputeti Jordanov edhe pse e ka mundësinë të propozojë ndryshime të rregullativës ligjore ose të propozojë ligje të reja, ai e ka zgjedhur mënyrën më të lehtë, por më joefektive – të kritikojë në Facebook me spine dhe paralele që nuk kanë bazë të përbashkët. Qëllimi i tij shihet qartë se nuk është të ndihmojë, por vetëm të kritikojë dhe me këtë të mbledhë pikë politike.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.