Gjorgji Koxhobashiev: Rrritje për 61% e neto rrogës mesatare

Në vend që të kritikojmë, është e rendit të themi se që kur është në pushtet kjo qeveri, ka pasur rritje të rrogave. Rroga mesatare neto në Maqedoni është rritur për 61%, neto rroga në vitin 2006 ka qenë 12.600 denarë, ndërsa në vitin 2010 ajo arriti në 20.303 denarë. [Data: 14.11.2012 | Burimi: Sitel]

Arsyetimi:

Sipas të dhënave nga Enti shtetëror për statistikë i Republikës së Maqedonisë, neto rroga mesatare që është paguar në Maqedoni në vitin 2006 ka qenë 13.513 denarë, ndërsa në vitin 2010 ajo ka qenë 20.554 denarë. Po të llogaritet si përqindje, ndërmjet viteve 2006 dhe 2010, në Maqedoni ka rritje të neto rrogës mesatare prej 52,1%. Edhe përkundër asaj se bëhet fjalë për rritje të konsiderueshme, megjithatë, ky numër është më i vogël se 61%, sa deklaron se është rritje deputeti Koxhobashiev. Sipas kësaj, mund të konstatohet se deklarata e deputetit nga radhët e VMRO-DPMNE-së është pjesërisht e vërtetë.

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.