Nikolla Gruevski: Maqedonia është vend me shkallë të ulët të borxhit

“Institucioni më i thirrur në botë, që mund të tregojë se Maqedonia a është vend me shkallë të ulët apo të lartë të borxhit, siç ka qenë edhe më parë, vuri pikë në këtë çështje dhe tha se Maqedonia është vend me shkallë të ulët të borxhit, ndërsa unë do të thoja se jemi njëri nga vendet me shkallë më të ulët të borxhit në Evropë, edhe në kuptim absolut edhe në аtë relativ. Mendoj se jemi në mesin e dy ose tre vendeve me shkallë më të ulët të borxhit në Evropë, sipas përqindjes së prodhimit bruto të brendshëm.” [Data: 14.12.2011 | Burimi: Televizioni Kanal 5]

Arsyetim:

Sipas informatave në raportin e FMN-së për shkallën e borxheve të vendeve evropiane, Maqedonia është me të vërtetë njëra nga vendet me shkallë më të ulët të borxhit në Evropë, gjegjësisht në 3 vendet e para sa i përket bruto borxhit publik dhe në 5-6 vendet e para sa i përket neto borxhit publik.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.