Si të gjithë të përdorin përfitimet e IT teknologjisë – Tema kryesore e konferencës ” Transformimi Digjital i Qytetarëve (4-5 prill 2023)

Fokusi i konferencës i referohet nevojës për një transformim digjital gjithëpërfshirës, të udhëhequr nga qytetarët dhe të përshtatur me nevojat e tyre. Të rinjtë gjithashtu paraqesin prioritet sepse ata janë veçanërisht të prekur nga transformimi digjital dhe është e nevojshme të bëhen qytetarë digjital kompetentë dhe të përgjegjshëm si liderë të ardhshëm në shoqëri. 

Ngjarja mbledh së bashku përfaqësues nga institucionet, shoqëria civile, mediat, akademia, aktivistë të të drejtave digjitale, praktikues dhe qytetarë nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa, duke u mundësuar atyre të debatojnë mbi sfidat e transformimit digjital, përmes prizmit të e-qeverisjes inteligjente, dallimit digjital, privatësia, inteligjencës artificiale, elasticiteti kibernetik dhe luftës hibride. 

Konferencën e hapën Slavica Grkovska, zëvendëskryeministre për politika të qeverisjes së mirë, Azir Aliu, ministër për shoqëri informatike dhe administratë, si dhe Bardhyl Jashari, Drejtor ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis. 

“Transformimi digjital është një proces social, jo politik. Është e rëndësishme që të gjithë pjesëmarrësit që kanë një rol serioz në transformimin e plotë të shoqërisë sonë në një shoqëri digjitale, të jenë të ndërgjegjshëm për detyrimet që kanë. Nëse duam të jemi më efikas, duhet t’i arrijmë vendet më të zhvilluara”, tha Grkovska. 

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri i Shoqërisë Informative, Azir Aliu, theksoi se dgjitalizimi është e tashmja dhe e ardhmja, duke iu referuar reformave dhe progresit të Maqedonisë së Veriut në këtë drejtim. 

“Ne kemi edhe një strategji për sigurinë kibernetike, e cila duhet të mbrojë qytetarët. Ka forma për informimin e qytetarëve, të cilët do të dinë të sillen me procedurat digjitale. Nëse si përdorues nuk di si të mbrohem nga sulmet kibernetike, atëherë gjithçka është e pavlerë. Është e nevojshme që institucionet të jenë më të hapura për bashkëpunim, të kenë ndërveprueshmëri. Është mentaliteti që duhet të ndryshojmë”, tha ministri. 

Drejtori ekzekutiv i Metamorfozis, Bardhyl Jashari, theksoi se Fondacioni Metamorfozis gjithmonë i vë qytetarët të parët në çdo aktivitet që ka për qëllim prezantimin e transformimit digjital të proceseve. 

“Sfidë paraqetë hendeku digjital në raportë me aftësitë. Të gjithë në shoqëri duhet të kenë aftësitë e nevojshme për të përdorur shërbimet e ofruara nga qeveria. Një sfidë tjetër është rezistenca ndaj ndryshimit. Këtu kam parasysh rezistencën në më shumë nivele. Para së gjithash, këtu është frika nga ndryshimi, e cila dikur bazohej në frikën se inteligjenca artificiale do të na i marrë vendet e punës, por edhe rezistenca e institucioneve për të integruar teknologjitë e reja”, ka theksuar Jashari. 

  

Nesër (5 prill 2023, ora 10:00), konferenca do të vazhdojë me një panel të titulluar “Si të ndërtohet rezistencë ndaj luftës hibride?”. Diskutimi do të fokusohet në trajtimin e luftës hibride që minon drejtpërdrejt përpjekjet e transformimit digjital në Ballkanin Perëndimor, pasi sulmet kibernetike sabotojnë infrastrukturën e TIK-ut të qeverisë, ndërsa fushatat e dezinformimit shfrytëzojnë dhe thellojnë ndarjet ekzistuese dhe mbjellin frikë tek qytetarët, duke ngjallur mosbesim në institucionet demokratike. 

Paneli tjetër, një orë më vonë, e mbanë titullin “Mbrojtja e privatësisë në një botë të drejtuar nga IA”. Tema e këtij paneli ka të bëjë me mundësitë e përparimit në përdorimin e inteligjencës artificiale në çdo sferë sociale, pa cenuar privatësinë tonë, dinjitetin tonë apo liritë tona. Ky sesion do të sjellë së bashku praktikues dhe aktivistë të IA për të diskutuar përdorimin e saj ekzistues në sektorin publik në rajon dhe në Evropë. 

 

Në orët e mbrëmjes (18:30, në “Dhomën Publike”), të cilat janë të rezervuara për tema kushtuar të rinjve, diskutimi do të mbahet me titullin “Ana e errët e rrjeteve sociale – bashkëjetesa me të mirën dhe të keqen” , ku do të debatohet për vendosjen e kufijve dhe mundësive të bashkëjetesës me avantazhet dhe sfidat e platformave sociale. 

  

Konferenca organizohet në format hibrid. Disa nga pjesëmarrësit ndjekin fizikisht ngjarjen, ndërsa pjesa tjetër i ndjekin seancat online, përmes platformës Zoom dhe Facebook Live. Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Agjendën e konferencës mund ta gjeni këtu dhe mund ta ndiqni online këtu. 

  

Fondacioni Metamorfozis 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.