BE-ja krijon një gjykatë për të ndjekur penalisht krimet ruse në Ukrainë

Фото: Принтскрин видео

Bashkimi Evropian (BE) ka krijuar Qendrën ndërkombëtare për hetimin e krimeve të agresionit rus kundrejt Ukrainës – një gjykatë e re e specializuar në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve ruse të kryera gjatë agresionit kundër Ukrainës. Qendra e re do të jetë një pjesë integrale e Eurodrejtësisë dhe ekipit të përbashkët hetimor tashmë të formuar për Ukrainën

 

Objektivi i saj kryesor, siç njoftoi Komisioni Evropian, është të forcojë hetimet për krimet që rrjedhin nga agresioni duke ofruar prova kyçe dhe duke lehtësuar procesin e ndërtimit të çështjeve në një fazë të hershme.

Agjencia e Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e drejtësisë penale, Eurodrejtësia (Eurojust), siç njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbështet tribunalin e ri Ndërkombëtar dhe do të duhet të ofrojë mbështetje ligjore, operacionale dhe logjistike.

Eurodrejtësia do të koordinojë grumbullimin e provave, ato do të përfshihen në ekipin e përbashkët hetimor i cili mbështetet nga agjencia jonë Eurodrejtësia. Ne besojmë se duhet të ketë një gjykatë të dedikuar për ndjekjen penale të krimeve ruse që rezultojnë nga agresioni, tha Von der Leyen

Kombet e Bashkuara (OKB) e përkufizojnë një akt agresioni si “një pushtim ose sulm nga forcat e armatosura të një shteti (në) territorin e një shteti tjetër, ose çdo pushtim ushtarak”.

Nevoja për të krijuar një gjykatë të re lindi pasi Rusia njoftoi se nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC). Kjo do të thotë se nuk ka gjasa që rusët t’i nënshtrohen ndonjë ndjekjeje penale të ngritur në ICC. Prandaj, qendra ndërkombëtare që do të ndjek penalisht krimin e agresionit në Ukrainë u krijua pjesërisht për të mbushur atë boshllëk ligjor duke ofruar një forum për ndjekjen penale të krimeve të agresionit rus.

Këto përfshijnë krime të tilla si tortura, ekzekutimet, dhuna seksuale dhe abuzimi.

Kjo Qendër ka selinë në Hagë në kuadrin e ekipit të përbashkët hetimor të lartpërmendur nga viti 2022, i përbërë nga përfaqësues nga Lituania, Polonia, Ukraina dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale (Eurojustice).

Në territorin tonë, më e famshmja është Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, ne e njohim si tribunali i Hagës, i themeluar nga OKB-ja në vitin 1993 me qëllim të ndjekjes penale të krimeve të luftës në territorin e ish-Federatës.

Krijimit të gjykatës i parapriu puna e një komisioni ekspertësh, i cili, siç tha ai, dokumentoi se janë kryer “krime të tmerrshme” dhe “shkelje të rënda” të Konventave të Gjenevës dhe shkelje të tjera të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Gjatë mandatit, tribunali i Hagës dënoi 90 kriminelë lufte. Gjyqi lidhur me ngjarjet në fshatin Luboten të Shkupit gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, është i vetmi nga Maqedoniae Veriut, e cila përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë, në të cilën u akuzuan Ljube Boshkoski dhe Johan Tarçulovski. Të dy u ekstraduan në Hagë në mars të vitit 2005. Më 10 korrik të vitit 2008, Këshilli Gjyqësor i tribunalit e liroi Boshkoskin nga akuzat për krimet e kryera në fshatin Luboten ndërsa Tarçulovskin e dënoi me 12 vjet burg. Pas vuajtjes së 8 vjetëve (dy të tretat e dënimit), në Gjermani – shtetin në të cilin Gjykata Ndërkombëtare vendosi që ai të vuante dënimin, Tarçulovski u lirua në prill të vitit 2013. Ai u kthye në vend më 11 prill 2013 dhe në aeroportin e Shkupit u prit nga familja e tij, një numër i madh i qytetarëve, si dhe kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski, si dhe disa zyrtarë të pushtetit të atëhershëm.

Tribunali i Hagës punoi deri në vitin 2017.

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.