Lajmi i sajuar për një këngëtare bullgare të arrestuar në Maqedoni po shpërndahet sikur të ishte i vërtetë

Фото: Принтскрин

Bëhet fjalë për ngjarje fiktive, por askund, as në lajmet e shpërndarë në Facebook, as në titull dhe as në tekst, nuk thuhet, gjë që mund të mashtrojë lexuesit. Në tekstin e publikuar, autori duke iu referuar burimeve të larta të MPB-së shkruan se një këngëtare nga Bullgaria është arrestuar pasi këndonte pa leje në vend. Kjo, siç konfirmohet nga MPB, nuk është e vërtetë. Lajmi i shpërndarë është satirik, por kjo nuk thuhet askund qartë.

 

Recensojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku shpërndahet lajmi me titull:

Lajmi i fundit: SULMOHET BULLGARJA evakuohet urgjentisht me mallra të thata bullgare nga Maqedonia.

Bëhet fjalë për lajm të sajuar, por askund, as në titull e as në tekst, nuk thuhet kjo, gjë që mund të mashtrojë lexuesit.

Fotoja kryesore është përbërje e dy fotove të veçanta – një avion ushtarak Sukhoi dhe një grua që mban një qen në duar dhe sytë e saj janë të mbuluar, për të mos zbuluar identitetin e saj.

Nga kërkimi ynë rezultoi se e njëjta foto është publikuar në tabloidin në internet Hotarena.net nga Bullgaria dhe se bëhet fjalë për këngëtaren 20-vjeçare Susanita, për të cilën tabloidët shpesh publikojnë lajme.

Në pjesën e parë të fotos kryesore të tekstit, megjithatë, gjendet një avion luftarak “Sukhoi Su-35S” dhe është publikuar edhe në Wikipedia.

Në tekstin e publikuar, autori duke cituar burime të larta të MPB-së, shkruan se një këngëtar nga Bullgaria është arrestuar pasi këndonte pa leje në vend. Kjo nuk është e vërtetë dhe një informacion i tillë nuk është publikuar nga MPB-ja e Maqedonisë.

Ndryshe, teksti është publikuar në rubrikën Maqedoni dhe nuk ka të dhëna se bëhet fjalë për lajm të sajuar apo satirë.

Nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë në këtë lajm. Është e qartë se autori ka publikuar një lajm të sajuar, gjegjësisht satirë, por nuk e ka përmendur këtë. Zhanre të tilla duhet të ndahen, pra të shënohen qartë në një rubrikë të veçantë, thotë për Vërtetmatësin zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Në tekst autori mundohet me ironi të emërtojë ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin, si Bugar Osmanov, Ministrinë e Punëve të Brendshme (si MVRO) dhe ministrin Oliver Spasovski (që në tekst quhet Obixhuko), me qëllim që të tallet me ta.

Përmbajtja e tekstit është e mbushur me shumë ironi, trillime dhe absurditete, të vendosura në kontekstin e ngjarjeve aktuale politike e shoqërore dhe që lidhen me mosmarrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë.

Për njoftime të tilla, media, sipas standardeve profesionale, duhet të deklarojë se bëhet fjalë për lajm satirik apo imagjinar, pasi në këtë mënyrë i lë hapësirë ​​një pjese të lexuesve të besojë se është e vërtetë.

Satira si zhanër gazetaresk ka për qëllim talljen dhe theksimin e ngjarjeve të papranueshme në shoqëri dhe të kritikojë e paralajmërojë në mënyrë të mprehtë. Shoqatat e gazetarëve janë të bindur se mediat duhet të kenë kujdes kur shkruajnë dhe publikojnë zhanre të tilla. SHGM dhe KEMM shpesh tregojnë se mediat që kanë postime me përmbajtje satirike duhet të deklarojnë në mënyrë shumë të qartë, në fillim të tekstit, se bëhet fjalë për përmbajtje fiktive.

Edhe pse bëhet fjalë për përmbajtje të karakterit satirik, mediat e njohura nga publiku si profesionale, nuk duhet të anashkalojnë faktin se një përmbajtje e tillë mund të pranohet lehtësisht nga publiku i gjerë si e vërtetë, veçanërisht nëse temat janë në kontekstin e ngjarjeve aktuale politike, thonë ata nga shoqatat e gazetarëve.

Për të gjitha më lartë, postimin që po recensojmë e vlerësojmë si satirë.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.