E gjithë bota e di se kush është Putin – reagime të ashpra nga SHBA dhe BE për Republikën Sërpska, e cila nderoi presidentin rus

Dhënia e titullit më të lartë – “Urdhëri i Republikës Sërpska” për Vladimir Putinin, Presidentin e Federatës Ruse, është i dënueshëm si dhe qëndrimi pranë Putinit në rrethana të tilla nënkupton izolim ndërkombëtar të Republikës Sërpska dhe liderëve të saj. Kështu ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Sarajevë dhe Bashkimi Evropian, pasi presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, e nderoi me një urdhër Putinin në një ceremoni të ditës së djeshme.

 

Shkruan: Vesna Kolovska

Vendimi i Milorad Dodik për të nderuar dhe shpërblyer Vladimir Putinin, njeriun që nisi një pushtim të paprovokuar të Ukrainës që rezultoi me vdekjen e mijëra civilëve dhe shkatërrimit masiv të infrastrukturës, është i dënueshëm, tha në një deklaratë Ambasada e SHBA-së në Sarajevë.

Presidenti rus Putin u nderua në përkujtimin e 9 Janarit, e ashtuquajtura Dita e Republikës Sërpska, e cila festë ishte shpallur jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës në dy raste.

Gjatë ndarjes së çmimit, Dodik falënderoi Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, për atë që ai tha: “mbështetjen e besueshme të Republikës Sërpska”.

Falë pozicionit të Vladimir Putinit dhe forcës së Federatës Ruse, zëri dhe pozicioni i Republikës Sërpska dëgjohet dhe respektohet dhe pozicioni i saj është ruajtur nën sulmin e ndërhyrjes ndërkombëtare, tha Dodik, i cili njoftoi se medaljen e urdhërit do t’ia prezantonte personalisht Putinit në takimin e radhës.

Për këtë ka reaguar ashpër edhe Bashkimi Evropian, përmes zëdhënësit Peter Stano, i cili në konferencën e rregullt në Bruksel ishte i qartë se në BE nuk ka vend për ndarjen e çmimeve për politikanët që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e qytetarëve të tij.

E gjithë bota e di se kush është Vladimir Putin. Bashkimi Evropian dënon vendimin e Republika Srpska për t’i dhënë atij një urdhër. Putin është drejtpërdrejt përgjegjës për urdhërimin e vrasjes së civilëve ukrainas dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile të Ukrainës. Qëndrimi në anën e Putinit në rrethana të tilla do të thotë izolim ndërkombëtar për Republikën Sërpska dhe liderët e saj. Nuk ka vend në Bashkimin Evropian për t’u dhënë çmime politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e qytetarëve të tij dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Ky është një vendim i gabuar dhe për të ardhur keq, tha Stano.

 

Me marrëveshjen e Paqes së Dejtonit në vitin 1992 u krijuan dy entitete, Federata e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republika Sërpska. Shteti dyanëtarësh udhëhiqet nga një presidencë e përbërë nga tre persona: një përfaqësues i serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve (boshnjakët muslimanë).

Së fundmi, vendi ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.