Kundërspin: Për telefonët celularë të deputetëve, megjithatë do të preket në xhepat e qytetarëve

Фото: Принтскрин видео

Fondet që Kuvendi shpenzon për të gjitha nevojat e tij, mbulohen nga buxheti i shtetit i cili mbushet nga taksat që paguajnë qytetarët. Telefonat zyrtarë të deputetëve dhe të shërbimit parlamentar, por edhe të gjitha pagat e tyre mujore dhe të ardhurat e tjera, mbulohen nga financat publike që sigurohen nga qytetarët.

 

Shkruan: Simona Atanasova

 

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, gjatë interviste në emisionin “24 Analizë” në fund të intervistës ka dhënë një deklaratë në të cilën shtrembëron të vërtetën.

Spin: Ekziston një kontratë e shpallur publikisht dhe një prokurim publik i shpallur publikisht. Prokurimi publik është për ofrimin e telefonisë për punën e Kuvendit, 300 persona shërbim, 120 persona deputetë. Nuk është blerje telefonash, por subvencion kur mbaron kontrata, ka sqaruar Xhaferi.

Pyetjes shtesë të gazetares se sa do të paguajnë qytetarët plus para, Xhaferi u përgjigj:

Qytetarët nuk paguajnë, buxheti paguan.

[Burimi:„24 Analiza“(1:05:40 në video); Data: 17.02.2022]

 

Kundërspin: Gjatë emisionit, gazetarja e pyeti kryeparlamentarin Talat Xhaferi për blerjen e celularëve për deputetët, për të cilët pati shumë bujë publike. Xhaferi në përgjigje tha se “nuk paguhen nga qytetarët, por nga buxheti”, që është një spin klasik.

Po, është e vërtetë që paratë për blerjen e celularëve për Parlamentin do të sigurohen nga buxheti. Por, nuk është e vërtetë që qytetarët nuk do t’i paguajnë këto mjete. Pse? Sepse buxheti mbushet me paratë e qytetarëve. Pra, realiteti është se edhe për këtë prokurim publik do të preken xhepat e qytetarëve.

 

Si financohet Kuvendi?

Kuvendi është shfrytëzues buxhetor. Me përdorues buxhetor, nënkuptohen përdoruesit e fondeve nga buxheti i shtetit në fushën e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Këto janë Kuvendi, Qeveria, Presidenti, organet e tjera në pushtetin ekzekutiv, gjyqësori dhe Gjykata Kushtetuese.

Buxhetin e shtetit për vitin 2021 thuhet se buxheti i përgjithshëm për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është 625.400 mijë denarë, numri i të punësuarve është 396 dhe se shpenzimet operative për punonjës (në mijë denarë) janë 1.333.

Kuvendi ka Këshillin Buxhetor i cili sipas Ligjit për Kuvend ka këto kompetenca.

Neni 27
– përcakton prioritetet strategjike të Kuvendit për vitin e ardhshëm dhe përfshirjen e tyre në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë me propozimin e programeve dhe nënprogrameve të veçanta;
– jep udhëzime dhe drejtime për përgatitjen e propozimit të kërkesave buxhetore dhe nevojave për punën e Kuvendit;
– i propozon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave shumën maksimale të mjeteve për Kuvendin për tri vitet e ardhshme fiskale.
Neni 28
(1) Këshilli Buxhetor në procedurën për përgatitjen e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë kryen konsultime dhe harmonizime të vazhdueshme me Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në lidhje me projeksionin financiar të mjeteve të nevojshme të Kuvendit dhe kujdeset për nevojat financiare të Kuvendit.

 

Si formohet buxheti i shtetit?

Thënë thjesht, qytetarët mbushin buxhetin e shtetit, i cili më pas u ndahet përdoruesve buxhetorë për nevojat e tyre, pra për funksionimin normal të shtetit.

Të hyrat buxhetore përbëhen nga të hyrat tatimore dhe kontributet, të hyrat jotatimore, të hyrat kapitale dhe donacionet. Tatimet mbi të ardhurat janë: tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimi mbi të ardhurat, tatimi mbi fitimin e korporatave dhe kapitalit, kontributet e sigurimeve shoqërore, taksa e brendshme për mallrat dhe shërbimet, tregtia ndërkombëtare dhe taksa e transaksionit (dogana dhe detyrime) dhe tarifat e përdorimit ose zhdoganimit për të kryer aktivitet.

buxhetin e vitit 2021, pjesëmarrje më të madhe kanë të ardhurat nga taksat, të cilat janë paratë e qytetarëve. Nga të hyrat totale prej 212.630 milionë denarë, 186.282 milionë denarë janë nga të hyrat tatimore.

Nga kjo rezulton se fondet që Kuvendi shpenzon për të gjitha nevojat e tij, mbulohen nga buxheti i shtetit, i cili mbushet me taksa të paguara nga qytetarët. Telefonat e deputetëve dhe të shërbimit parlamentar, si dhe të gjitha pagat e tyre mujore dhe të ardhurat e tjera, mbulohen nga financat publike të qytetarëve. Gjendja faktike thotë se këta telefona do të paguhen nga qytetarët dhe pretendimi i Xhaferit se nuk do t’i paguajnë qytetarët, por do të “paguhen nga buxheti”, është një spin klasik.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.