ANALIZË: Çmimet e apartamenteve në RMV u rritën për 4% – numri i lejeve për ndërtesat e reja është rritur për pothuajse 35%!

Rritje e ndjeshme e çmimeve të apartamenteve, gjegjësisht e pasurive të paluajtshme në tremujorin e parë ekonomik. Në të njëjtën periudhë, është regjistruar rritje e numrit të lejeve të lëshuara për ndërtimin e ndërtesave. Në territorin e disa komunave që ishin nën moratorium në ndërtim – makineria po kthehet, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

“Marrja hov” verore në ndërtimtari, apartamentet u shtrenjtuan…

Që nga viti 2015, në tremujorin e dytë të këtij viti, u regjistrua rritja më e lartë e çmimeve të apartamenteve në nivel të një tremujori. Në tremujorin e dytë në krahasim me të parin çmimet u rritën për 3%. Të dhënat e reja nga Banka Popullore tregojnë se rritja vjetore e çmimeve të apartamenteve është 4%.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2021, çmimet e apartamenteve, të matur përmes indeksit hedonik 37, shënuan rritje vjetore prej 4%, që është përshpejtim krahasuar me rritjen e tremujorit të mëparshëm. Në aspektin e ofertës, vlera e ndërtesave të ndërtuar për banim shënoi rritje në tremujorin e parë të 2021, ndërsa të dhënat në dispozicion për vlerën e lejeve për ndërtim të ndërtesave për banimi në tremujorin e dytë të 2021 deri më tani tregojnë rënie prej 38, në bazë vjetore. Në aspektin e kërkesës së apartamenteve, ajo ende mbështetet nga rritja e mëtejshme dyshifrore e kredive për strehim”, informuan nga BPM.

Çmimet e apartamenteve dhe pasurive të paluajtshme në përgjithësi po rriten jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të vendit.

“Çmimi për metër katror i banesave arriti në 700 euro. Kjo është shumë për Shtipin ”- thotë një bashkëqytetar nga ky qytet. Në Tetovë, çmimi për metër katror shkon prej mbi 600 euro dhe arrin në 850 euro. Çmimi i apartamenteve në Ohër është rritur në mënyrë dramatike, kështu që një apartament prej 83 m2 shitet nga 700 deri në 1.300 euro për metër katror, varësisht nga viti i ndërtimit të ndërtesës dhe faktorëve të tjerë që e përcaktojnë çmimin.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Kadastrës, vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, janë bërë gjithsej 10.107 transaksione të lidhura me pasuritë e paluajtshme në vlerë të përgjithshme prej 378 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kishte rritje të madhe të numrit të shitjeve dhe vlerës së tyre.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, përmes Kadastrës janë regjistruar 15.453 transaksione, nga të cilat 11.263 ishin shitje të pasurive të paluajtshme, dhe pjesa tjetër kishin të bënin me qira.

50 milionë euro në apartamente …

Vlera e zvogëluar e projektuar është për shkak të faktit se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar janë lëshuar leje për ndërtim të strukturave inxhinierike civile me vlera më të larta, siç është tubacioni kryesor për transport të gazit në rajonin e Pellagonisë, seksioni 5 i gazsjellësit kryesor në rajonin e Pollogut, biogazin dhe elektrocentralin e erës në Rajonin e Vardarit, linja e transmetimit nga Manastiri në kufirin Maqedoni-Shqipëri në Rajonin Jugperëndimor dhe Pellagoni”- sqaruan nga Enti i Statistikës.

Në rastin e ndërtimeve të larta – gjegjësisht te ndërtimi i apartamenteve, “majat” regjistrohen në qershor. Vlera e lejeve të lëshuara për ndërtim arriti në 48.000.000 euro, që është për 50,3% më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i lejeve për ndërtim të lëshuara në periudhën e analizuar u rrit me 34,5%.

Disa ndërtimtarë thonë se ndërtimtaria ishte një nga degët – aktivitetet më të goditura  nga pandemia me kovid. Qytetarët po përmbahen nga blerja, kurse ndërkohë çmimet e metaleve dhe naftës janë rritur, gjë që ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve, e kështu edhe në rritjen e çmimit përfundimtar të apartamenteve. Në territorin e disa komunave – moratoriumi mbi ndërtimin u hoq me vendim të Gjykatës Kushtetuese, gjë që i ktheu makineritë në terren. Ndërtimtarët vunë në dukje se masa e moratoriumit që duhej të ishte “akute” për të zgjidhur disa probleme por u shndërrua në “kronike”, e për shkak të kësaj disa kompani ngadalësuan dhe madje ndaluan ndërtimin e lokacioneve ose komunave ku deri vonë kishte moratorium për ndërtime.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.