Policët francez nuk ju bashkuan protestave kundër masave kufizuese anti-Covid-19

Postime në Twitter në disa gjuhë kanë qarkulluar në internet duke pretenduar se policët francezë u bashkuan me njerëzit që protestonin, për të protestuar kundër masave kufizuese nga qeveria franceze. Ndërsa videoja, edhe pse ishte vërtet nga protesta në fjalë, e cila u mbajt më 17 korrik 2021, policët atje thjesht po mbikëqyrnin protestën – nuk u bashkuan me turmën, shkruan France24.

Shumë profile në Twitter kanë qarkulluar një video 22-sekondëshe që tregon policët francezë që marshojnë përpara një grupi protestuesish, disa prej të cilëve kanë veshur jelekët e verdhë, që janë simbol i protestave franceze vitet e fundit.  Këto profile shpërndanë videon në të paktën 15 gjuhë të ndryshme, duke pretenduar se ajo tregon policinë që proteston bashkë me turmën kundër pasaportave të vaksinimit më 17 korrik.

Tweet -i më i qarkulluar me videon u postua në mbrëmjen e 17 korrikut nga llogaria “Ushtria Qlobal”, një profil që i afërt me lëvizjen kontraverse dhe të njohur për teori konspirative, QAnon, e përbërë nga mbështetës të ish -Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Kjo video është shpërndarë më shumë se 1,200 herë dhe ka marrë shumë komente, përfshirë të tilla si “Vive la France” ose “Ne kemi nevojë për këtë në të gjithë botën”.

Kjo video tregon vërtet pamje nga njerëz që protestojnë më 17 korrik, por policët në këto pamje nuk po bashkohen me protestuesit. Ata nuk po bërtasin parulla dhe, për më tepër, janë të vetmit në turmë që mbajnë maska. Policët gjithashtu mbajnë pajisje për menaxhimin e protestave, të cilat janë të të dukshme në kornizën më të gjerë të pamjeve origjinale të transmetuara. Nјë gjë e tillë, sipas France24, është konfirmuar edhe nga zyrtarë të policisë franceze, nga ku thonë që policët kanë qenë në detyrë dhe nuk janë bashkuar protestës.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.