Është rindërtuar kopshti i fëmijëve në Vevçan

Premtimi: Rikonstruim dhe modernizim të kopshtit të fëmijëve në Vevçani.

“Në oborrin e kopshtit të fëmijëve do të ndërtojmë kënd lojërash të ri të hapur, me pajisjet më moderne. Kopshtin e fëmijëve do ta rikonstruojmë dhe do ta pajisim atë me lodrat më të përshtatshme moderne, në mënyrë që të përmirësojmë komponentin edukativ në mësimdhënie.

[Burimi: Programi zgjedhor i Kryetarit të Komunës së Vevçanit, Sasho Jankoski për zgjedhjet lokale 2017 ,faqe. 9 – data: tetor 2017 ]

ARSYETIMI:

Premtimi i kryetarit të Komunës së Vevçanit, Sasho Jankoski për rindërtimin e kopshtit të fëmijëve, është përmbushur.

Kopshti “Planiniski Cvet” në Vevçan është rindërtuar plotësisht pas 40 vjetësh dhe është hapur zyrtarisht më 23 korrik të këtij viti.

Komuna e Vevçanit rindërtoi kopshtin falë përfshirjes së qytetarëve në procesin e zhvillimit lokal përmes Forumeve të Komunitetit, të organizuar në kuadër të projektit “Forcimi i Këshillave Komunal”, i cili është financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, zbatuar nga UNDP.

Projekti “Përshtatja dhe shndërrimi i ambienteve në kopshtin Planinski Cvet”, përfshiu zëvendësimin e instalimit elektrik, uljen e tavaneve, pajisjen e një hapësire të veçantë dhe të përshtatshme për punën individuale të një logopedi dhe rregullimin e plotë të zonës së lojërave në natyrë, me vendosjen e pajisjeve të reja për lojë, tha kryetari Sasho Jankoski gjatë hapjes solemne të kopshtit më 23 korrik 2021.

Në hapjen e kopshtit për fëmijë, mori pjesë Ambasadorja e Zvicrës, Sibil Zuter Tehada, ndërsa deklarata e saj u raportua nga mediat.

Për ne në Zvicër, kjo metodologji është shumë e rëndësishme, ajo në fakt duhet të bazohet në atë që u nevojitet vetë qytetarëve. Kështu që ata kanë identifikuar nevojat e tyre për këtë investim dhe një mbështetje e tillë në të vërtetë është në interesin e tyre. Investimi tek të rinjtë është shumë i rëndësishëm, është investim në të ardhmen, tha ambasadorja zvicerane në Maqedoninë e Veriut.

Foto: vevcani.gov.mk

Projekti “Përshtatja dhe shndërrimi i ambienteve në kopshtin e fëmijëve Planinski Cvet”, u realizua me grant prej 66 mijë eurove nga Agjencia Zvicerane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, premtimin e Jankoskit për rindërtimin e kopshtit në Vevçani, ne e vlerësojmë si të përmbushur.

 

BURIME:

Vlerësoi: Sonja Rilkovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.