Për Vërtetmatësin

Me publikimin e vertetamtes.mk (www.vertetmates.mk) , Fondacioni “Metamorphosis”  i ofroi në dispozicion opinionit edhe një vegël të rëndësishme për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësi së partive politike karshi qytetarëve.

Vërtetmatësi.mk, nëpërmjet një ekipi profesional nga fusha të caktuara, i analizon premtimet e subjekteve politike dhe i prezanton në formë lehtë të lexueshme, bashkë me statistika sistematike. Çdo premtim i identifikuar vlerësohet me një notë sipas shkallës së realizimit: i realizuar, pjesërisht i realizuar ose i parealizuar. Premtimet që nuk janë logjike ose janë të dhëna në një formë që pamundëson kontrollin vlerësohen si jo konsekuente.

Me informimin dhe njohjen me premtimet dhe me argumentet nga shpjegimet, qytetarët edukohen si të lexojnë dhe interpretojnë programet politike dhe platformat, si dhe si vetë t’i ndjekin dhe ti vlerësojnë sa nga ajo që është shkruar dhe premtuar është përmbushur.

Vertetmatësi do të jetë në funksion për një periudhë më të gjatë dhe do të ndjek realizimin e premtimeve parazgjedhore nga fituesit, si dhe deklaratat e politikanëve të cilat mund të klasifikohen si premtime.

Qëllimi thelbësor i Vertetamtes.mk është që të shtoj rëndësinë e qytetarëve, mediumeve, organizatave joqeveritare, por edhe të partive dhe anëtarëve të tyre të cilat nëpërmjet kësaj kanë mundësi të njihen edhe me një sërë aspekte të procesit politik në Maqedoni.

Puna e Vërtetmatësit është e përkrahur nga donatorët në vijim të cilët punojnë për zhvillimin e demokracisë:
* NED – Fondacioni Nacional për Demokraci (National Endowment for Democracy – ned.org), i finansuar nga Kongresi në SHBA, në periudh prej prillit të vitit 2011 deri në qershor të vitit 2019.
* FBD – Fondi Ballkanik për Demokraci i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA(Balkan Trust for Democracy of the German Marshall Fund of the United States – gmfus.org), në periudh prej vitit 2017 deri në qershor 2018.
* FSHH – Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (fosm.mk) në periudh prej qershorit deri në dhjetor 2018.

Me publikimin e Vërtetmatësit në vitin 2011, si dhe me ueb aplikacionin paraprak Glasomer.mk (glasomer.mk),, Fondacioni “Metamorfozis” e vazhdoi bashkëpunimin rajonal me shoqatat qyetetare “Zashto ne” nga Bosna dhe Hercegovina dhe LiNet nga Serbija për përdorimin e teknologjive të reja për transaprencë më të madhe, përkrahur nga NED, si pjesë e përpjekeve për zhvillimin e demokracisë në rajon. Metamorfozis e vazhdon bashkëpunimin me organizatat të cilat punojnë në këtë sektor nëpërmjet rrjetit rajonal ACTION SEE dhe rrjetit global International Fact-Checking Network.