Me lojëra mbi bazë etnike, sulmohet BDI-ja

Shkruan: Shefkije Alasani

Po recensojmë një lajm të publikuar në portalin “Arena”, më date 09.07.2020 me titull: Trumbetojnë ligjin e gjuhës shqipe, por zyrtarët e B.D.I-së nuk e fshehin mallin për maqedonishten.  Titulli i këtij artikulli është subjektiv dhe tendencioz dhe bie ndesh me një ndër parimet themelore të gazetarisë, ku thuhet:

Roli i gazetarëve është të transmetojnë informata, ide dhe mendime dhe kanë të drejtë të komentojnë. Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.

Teksti përbëhet nga një paragraf me 4-5 fjali ku komentohet një status në FaceBook, i marr nga profili privat i një përkrahësi të BDI-së. Autori anonim i këtij teksti, bazuar në një status, vjen në konkluzion se: BDI që nga fillimi i fushatës parazgjedhore ka filluar një retorikë folkloriste duke u lavdëruar me ligjin e gjuhës shqipe dhe duke premtuar kryeministër shqiptar, nuk kanë mundur të fshehin servilizmin ndaj maqedonasve dhe maqedonishtes.

Postimi i një individi në profilin e tij privat nuk përbën lajm dhe nuk është në interes të opinionit publik, sidomos nëse nxit ndarje ndëretnike. Duke luajtur në kartën e nacionalizmit, bëhet tentativë për ta diskredituar një pjesëmarrës në garën parazgjedhore. Nuk ka asgjë kundërthënëse në atë që një parti të përdorë gjuhën zyrtare të vendit, e nëse do edhe të vendosë simbole maqedonase, por kjo gjë në këtë tekst jo vetëm që është problematizuar, por edhe përdoret si sulm ndaj BDI-së. I githë teskti ka një ton tifozerie.

Artikulli në fjalë bie ndesh me disa nga rregullat e parimet gazetareske, përfshirë këtu nenin 11, 13, 14, 16 të Kodit etik të gazetarëve.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.