Dezinformata se si krijohet “rëra afrikane”

Шоу на падорани на Белгиското воено воздухопловство (2023). Фото: скриншот

Videoja nga postimi që po shqyrtojmë është një shfaqje ajrore me parashuta. Ne gjetëm video të tjera të ngjashme ku shfaqet një imazh i ngjashëm, pra gjurmët mbeten pas parashutave ose paragliderëve. Ka ekipe të tëra parashutash që përdorin mjete piroteknike për të krijuar pamje spektakolare ndërsa zbresin në tokë.

Videoja nga postimi që po shqyrtojmë është një shfaqje ajrore me parashuta. Ne gjetëm video të tjera të ngjashme ku shfaqet një imazh i ngjashëm, pra gjurmët mbeten pas parashutave ose paragliderëve. Ka ekipe të tëra parashutash që përdorin mjete piroteknike për të krijuar pamje spektakolare ndërsa zbresin në tokë.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook në të cilin shpërndahet video material dhe në të cilin pretendohet se shihet procesi përmes të cilit krijohet rëra afrikane.

Vërtetmatësi ka gjetur videon në Instagram me një përshkrim të ngjashëm, se është “Sahara nga qielli”.

Por “rëra saharane”, pra “rëra afrikane” nuk krijohet në këtë mënyrë, por fenomeni ndodh kur mbi Sahara ka një ciklon, pra një lëvizje vorbullash, e cila ngre rërën në shtresat më të larta të atmosferës. Kjo është një dukuri e zakonshme në muajt e pranverës. Përqendrimi më i lartë i rërës së shkretëtirës në vendin tonë është në muajt prill dhe maj. Erërat e forta ngrenë rërën dhe pluhurin lart në qiell dhe kur ngrihen nga toka, retë e pluhurit mund të arrijnë lartësi të mëdha dhe të barten nëpër botë.

Që pluhuri të bjerë nga qielli në tokë, nevojitet shi. Me rënien e pikave të shiut, ato mbledhin grimcat e pluhurit dhe kur bien mbi diçka dhe avullojnë, ato lënë pas një shtresë pluhuri. Kjo do të thotë se pluhuri i Saharasë vjen në tokën e Evropës për shkak të erës dhe është një fenomen natyror dhe jo artificial.

Ky fenomen ka vazhduar për qindra, ndoshta mijëra vjet, thotë Jason Dunnion, një studiues i stuhive në Universitetin e Majamit, i cili punon në Laboratorin Oqeanografik dhe Meteorologjik të Atlantikut të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

Laboratori përdor satelitët për të monitoruar atë që e quan shtresa ajrore e Saharasë. Ata e përshkruajnë atë si “një masë ajri shumë të thatë dhe me pluhur që formohet mbi shkretëtirën e Saharasë gjatë pranverës së vonë, verës dhe fillimit të vjeshtës”.

Edhe pse “pluhuri saharan” mund të ketë disa efekte negative, nuk është e vërtetë se ai është krijuar në tokë në mënyrën e treguar në video. Siç e kemi treguar tashmë, duhet shi që pluhuri të bjerë në tokë.

Truket e hedhjes me parashutë për një shfaqje të dukshme

Videoja nga postimi që po rishikojmë përfaqëson diçka krejt tjetër, pra është një shfaqje me parashuta. Ne gjetëm video të tjera të ngjashme ku shfaqet një imazh i ngjashëm, pra gjurmët mbeten pas parashutave ose paragliderëve.

Këtu mund të shihni se ka ekipe të tëra parashutistësh që përdorin mjete piroteknike për të krijuar pamje spektakolare ndërsa zbresin në tokë.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.