Perëndimi nuk e shkaktoi luftën në Ukrainë

Фото: Принтскрин видео (руски хеликоптери

 

Ideja se SHBA-të dhe NATO-ja e nxitin krizën midis Rusisë dhe Ukrainës buron përditë nga makineria propaganduese e Kremlinit. Nga ana tjetër, faktet flasin se liderët perëndimorë qysh në dhjetor të vitit të kaluar i bënë apel Rusisë që t’i qetësojë tensionet dhe i premtuan se do ta mbështesin Ukrainën në rast të çfarëdo kërcënimi nga Moska. Kah fundi i vitit 2021 Rusia filloi të vendosë një numër të madh të ushtarëve në kufirin me Ukrainën. Pastaj Putini e shkeli marrëveshjen paqësore të vitit 2015 për lindjen dhe i pranoi krahinat nën kontroll të rebelëve si të pavarura. Rusia në orët e hershme të mëngjesit të 24 shkurtit  kreu invazion mbi Ukrainën, edhe pse vazhdimisht e mohonte që do ta sulmojë.

 

 

Po recenzojmë një postim në rrjetin social Facebook, i cili për invazionin ushtarak mbi Ukrainën e akuzon Perëndimin. Kjo është dezinformatë.

Në postim thuhet:

Disa muaj me radhë grumbullonin armë në Ukrainë. Avionë, bomba, raketa, të gjitha këto të përcjella me një pompozitet mediatik dhe kërcënime, që të shkaktojnë luftë.

Ndërkohë i evakuuan njerëzit dhe diplomatët e tyre në vend të sigurt.

I shtynë ukrainasit të vdesin në luftë dhe i lanë vetëm.

Ideja se SHBA-të dhe NATO-ja e nxitin krizën midis Rusisë dhe Ukrainës buron përditë nga makineria propaganduese e Kremlinit.

Nuk është e vërtetë se SHBA-të dhe BE-ja janë fajtorë për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Gjegjësisht, Rusia në orët e hershme të mëngjesit të 24 Shkurtit  kreu invazion mbi Ukrainën. Edhe pse vazhdimisht e mohonte që do ta sulmojë.

Në rrugë ajrore, tokësore dhe ujore, Rusia kreu një sulm shkatërrues mbi Ukrainën që është një demokraci evropiane me 44 milionë njerëz. Me muaj të tërë, Presidenti Vlladimir Putin e mohonte se do ta sulmojë fqinjin e tij, mirëpo pastaj e shkelën marrëveshjen paqësore, duke dërguar forca përtej kufirit në veri, lindje dhe jug të Ukrainës. Me rritjen e numrit të viktimave, ai është i akuzuar se e cenon paqen në Evropë, publikoi  „BBC“.

 

LUFTËN E FILLOI RUSIA

Rusia tashmë gjatë kohë e kundërshton lëvizjen e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO. Kah fundi I vitit 2021, Rusia filloi të rreshtojë numër të madh ushtarësh në kufijtë me Ukrainën, ndërkohë që nuk e pranonte se do të sulmojë. Pastaj Putini e shkeli marrëveshjen paqësore të vitit 2015 për lindjen dhe i pranoi krahinat nën kontroll të rebelëve si të pavarura. Ndërsa duke e filluar invazionin e 24 Shkurtit, Putini e akuzoi NATO-n se e cenon të ardhmen historike të kombit.

Nga ana tjetër, faktet flasin se  liderët perëndimorë qysh në dhjetor të vitit të kaluar i bënë apel Rusisë që t’i qetësojë tensionet dhe i premtuan se do ta mbështesin Ukrainën në rast të çfarëdo kërcënimi nga Moska. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden bisedoi me atë britanik Boris Xhonson dhe liderët e Francës, Italisë dhe Gjermanisë, dhe ranë dakord që t’i përdorin të gjitha mjetet e mundshme që të parandalohet agresioni.

SHBA-të dhe BE-ja shprehën shqetësim të madh dhe në më shumë raste u përpoqën ta parandalojnë sulmin. Në Rezolutën  e miratuar në dhjetor të vitit 2021, nga ana e eurodeputetëve, i bënë apel Rusisë që t’i tërheqë trupat e saj që paraqesin kërcënim për Ukrainën dhe thanë se çdo agresion i Moskës do të ketë çmim të lartë politik dhe ekonomik.

Anëtarët e komisionit parlamentar për punë të jashtme dhe nënkomitetit për siguri dhe mbrojtje shkuan në mision për verifikim të fakteve në Ukrainë prej 30 Janarit deri në 1 Shkurt të vitit 2022.

Eurodeputetët bënë apel për përgjigje unanime dhe shprehën mbështetje për Ukrainën në debatin për marrëdhëniet midis BE-së dhe Rusisë, sigurinë evropiane dhe kërcënimin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës në 16 shkurt të vitit 2022.

Më 22 shkurt, eurodeputetët udhëheqës e dënuan ashpër njohjen e krahinave Donjeck dhe Lugansk në Ukrainë si entitete të pavarura nga ana e Presidentit rus Vlladimir Putin.

 

 

SI REAGOI PERËNDIMI?

BE-ja dhe SHBA-të edhe përkrah dënimit dhe thirrjeve që Rusia të ndalojë aktivitetet ushtarake ndërmorën edhe hapa konkretë:

  • Bashkimi mbrojtës NATO bëri me dije qartë se nuk ka plane për dërgim të trupave të armatosura brenda Ukrainës. Deri tani vendet anëtare dërgonin armë dhe spitale lëvizëse, ndërsa BE-ja për herë të parë në historinë e saj, blen dhe dërgon armë dhe pajisje të tjera. NATO rreshtoi disa mijëra ushtarë të saj nëpër vendet balltike dhe Poloni dhe për herë të parë aktivizoi një pjesë të forcave të saj më të mëdha për intervenim të shpejtë.
  • Njëherit, Perëndimi është i drejtuar kah ekonomia ruse, institucionet financiare dhe individët.
  • BE-ja, SHBA-të, Britania e Madhe, Japonia dhe Kanada i përjashtojnë bankat kyçe ruse nga rrjeti ndërkombëtar i pagesave Swift, i cili mundëson transfer të shpejtë dhe të pandërprerë të parave përtej kufijve.
  • BE-ja, Britania e Madhe dhe Kanadaja e mbyllën hapësirën e tyre ajrore për aviokompanitë ruse.
  • Gjermania e ndërpreu miratimin e gazsjellësit rus Rrjedha veriore 2.
  • Mediat shtetërore ruse Sputnik dhe Rusia sot, që janë megafonët e Kremlinit, janë të ndaluara nëpër BE.
  • Qyteti rus Shën Petersburgu nuk do të mund më të jetë nikoqir i finales së sivjetshme të Ligës së kampionëve, dhe gara për GN e Rusisë nuk të mbahet në Soçi, shkruan në analizën e „BBC“.

 

SI BE-ja E MBËSHTET UKRAINËN?

Nuk është e vërtetë se Ukraina është lënë vetëm. Perëndimi me vite të tëra e mbështet Ukrainën. Ekzistojnë iniciativa të ndryshme të BE-së për mbështetje të ekonomisë në Ukrainë, ndihmë për tranzicion të gjelbër dhe ndihma për reformim të vendit, që mund të shihen në ueb portalin e Parlamentit evropian:

  • Nga viti 2014, më shumë se 17 miliarda euro grante dhe hua janë mobilizuar nga ana e BE-së dhe institucionet e saj financiare për mbështetje të reformave në Ukrainë,
  • Nga viti 2015, më shume se 11.500 studentë ukrainas kanë marrë pjesë në programin e njohur EU Erasmus +,
  • BE-ja investon në projekte për stimulimin e ekonomisë në Ukrainë, përfshirë këtu edhe mbështetje direkte për 100.000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme, ndihmë për mbi 10.000 ndërmarrje në vendbanimet rurale dhe mjete për modernizim të infrastrukturës publike IT,
  • Prej fillimit të pandemisë së COVID-it, BE-ja mobilizoi mbi 190 milionë euro për Ukrainën si mbështetje për nevojat direkte për rimëkëmbje socio-ekonomike, si dhe 1,2 miliardë euro ndihmë makrofinanciare. BE-ja dërgoi mbi 36 milionë njësi pajisje personale mbrojtëse, si dhe autoambulanca, pajisje mjekësore kritike dhe trajnime për personelin mjekësor. Në bashkëpunim me shoqërinë qytetare, BE-ja siguron ushqim dhe barNa për familjet në nevojë.
  • Më 16 Shkurt te vitit 2022, eurodeputetët miratuan një hua makrofinanciare prej 1,2 miliard eurosh që ta ndihmojnë Ukrainën t’i plotësojë nevojat për financim të jashtëm në vitin 2022.
  • Në shtator të vitit 2014, Parlamenti evropian dha pëlqim për marrëveshjen e asocimit midis BE-së dhe Ukrainës, e cila nënkupton një marrëveshje të thellë dhe gjithëpërfshirëse për tregti të lirë. Marrëveshja vendosi një miqësim politik dhe integrim ekonomik midis BE-së dhe Ukrainës dhe parasheh qasje të përbashkët të lirë në treg.
  • Marrëveshje i përcaktoi rregullat themelore për bashkëpunim në fushën e energjetikës, transportin dhe arsimin. Gjithashtu, u kërkua nga Ukraina që të implementojë reforma dhe t’i respektojë principet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin e të drejtës.
  • Marrëveshja për tregti të lirë dukshëm i integroi tregjet e BE-së dhe Ukrainën me heqjen e shpenzimeve për import dhe ndalimin e kufizimeve të tjera tregtare, edhepse me kufizime specifike dhe në periudha kalimtare në fushat e ndjeshme, siç është tregtia me artikujt bujqësorë.
  • BR-ja është partneri kryesor tregtar i Ukrainës, me mbi 40% të tregtisë ndërkombëtare të vendit.

 

BE ME 450 MILIONË EURO DO BLEJË ARMË PËR UKRAINËN

Në këtë postim në mënyrë tendencioze pretendohet dhe Ukraina është lënë vetëm në mëshirë te fatit. Por, kjo nuk është e vërtetë, ajo e ka mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së.

Vendet anëtare të BE-së të dielën ranë dakord që të ndajnë 450 milionë euro për të blerë armë për Ukrainën, njoftoi diplomati i parë i BE-së, Zhozep Borel.

Ndihma nuk do të jetë vetëm në municione, por Ukrainës do t’i dërgohen edhe avionë ushtarakë, tha Borel.

Kjo masë është pjesë e një pakoje gjithëpërfshirëse për mbështetjen e Ukrainës dhe sanksione për Rusinë e formuar nga 27 shtete anëtare. Është miratuar edhe ndalesa për transakcione me Bankën Qendrore Ruse.

Është miratuar edhe ndalesë e plotë për fluturim të aviokompanive ruse në territorin e të gjithë vendeve anëtare të BE-së.

Duke pasur parasysh të gjitha këto fakte, këtë publikim e vlerësojmë si dezinformatë.

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.