Komunat e Pollogut filluan me bartjen e mbeturinave komunale në deponinë Rusino

Камиони носат сме во Русино Фото: Вистиномер

 

Premtim – Tashmë janë krijuar kushtet optimale për hudhjen e mbeturinave në Rusino. Ka pasur probleme administrative në pjesën e komunave, të cilat duhet t’i shlyejnë detyrimet ndaj kompanisë. Kemi gjetur një mundësi ligjore që të paguajmë detyrimet edhe pse e kemi të bllokuar llogarinë. Shpresojmë që brenda një jave të fillojmë me deponimin e mbeturinave. Për funksionimin e deponisë nga komunat janë dhënë rreth 100.000 euro, tha Kasami në konferencën e fundit për media për gjendjen në Komunën e Tetovës

[Burimi: Теtovo info; Data: 29.12.2021]

 

SHPJEGIM:

Më 29 dhjetor 2021, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili njëkohësisht është edhe kryetari i ri i Këshillit për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut, në një konferencë për media njoftoi se brenda një jave komunat e Pollogut do të fillojnë me bartjen e mbeturinave komunale në deponinë rajonale Rusino. Në fund të muajit të kaluar, komunat e këtij rajoni filluan me dërgimine  mbeturinave në këtë deponi, kështu që edhe pse është bërë me një vonesë të vogël, këtë premtim të Kasamit e vlerësojmë të realizuar.

Nga Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut (QZhRPP) për „Vërtetmatësin” thanë se më 27 janar të këtij viti kanë sjellë vendim për fillimin e funksionimit të deponisë Rusino, se masat e shpejta për reduktimin e efekteve të dëmshme ndaj mjedisit jetësor të shkaktuara nga hudhja e pakontrolluar e mbeturinave në Rusino tashmë janë implementuar, gjë që ishte kusht për funksionimin e deponisë, ndërsa komunat e Pollogut të fillojnë t’i bartin mbeturinat atje.

Masat e shpejta për riparim përfshijnë ndërtimin e gropave dhe pendave, instalimin e një sistemi për riqarkullimin e kullimit (pompa, puse dhe pajisje shoqëruese), si dhe instalimin e një peshoreje që do të masë sasinë e mbeturinave të depozituara. Peshorja do të menaxhohet nga një zyrë administrative që ka të instaluar pajisje teknike me softuer përkatës për regjistrimin e sasisë së mbeturinave. Të gjitha këto që përmendëm më sipër tashmë janë zbatuar.

Komunat kanë filluar të depozitojnë mbeturina, rampa është e hapur për të gjitha komunat e Pollogut. Megjithatë, jo të gjithë i kanë shlyer detyrimet për shpenzimet fikse ndaj Ndërmarrjes Publike „Rusino Pollog”, e cila menaxhon me deponinë. Afati i fundit për shlyerjen e këtyre shpenzimeve fikse është 11 shkurti. Pas skadimit të afatit për ata që nuk do i kenë bërë pagesat, rampa e deponisë do të mbetet e mbyllur dhe vetëm pasi të kenë shlyer borxhin do të mund të vazhdojnë me depozitimin, thanë për Vërtetmatësin” nga Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut.

Edhe nga Ndërmarrja Komunale Publike e Tetovës na konfirmuan se kanë filluar me bartjen e mbeturinave komunale në Rusino.

Mbeturinat e grumbulluara çdo ditë nga familjet e Tetovës filluam t’i çojmë në Rusino. Procesi u vonua pak për shkak të disa faktorëve administrativ dhe teknik, por më e rëndësishmja është se më në fund filluam t’i depozitojmë mbeturinat atje, me çka do të na ulen ndjeshëm shpenzimet. Deri më tani, mbeturinat i kemi çuar në deponinë e Shkupit Drislla dhe për një ton mbeturina të depozituara atje kemi paguar rreth 10 euro. Tani këtu në Rusino ne paguajmë dy euro e gjysmë për një ton, dhe gjithashtu do të na zvogëlohen edhe shpenzimet e transportit, na thanë nga Ndërmarrja Komunale Publike në Tetovë.

Kushtet minimale janë plotësuar, por ende ka shumë punë për të bërë. Në Qendrën për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut thonë se mbetet faza e dytë e projektit, e cila do të duhet të realizohet me mjete nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Është planifikuar të bëhet modernizimi dhe standardizimi i Rusinos, por edhe i gjithë sistemit, përfshirë këtu edhe ndërmarrjet komunale, si dhe ndërtimi i stacioneve për transferim. QZhRPP thekson se paralelisht me punën në Rusino, duhet gjetur një lokalitet i ri për deponi rajonale.

Për shkak të problemeve me deponinë në Rusino, e cila për një kohë të gjatë nuk i plotësonte kushtet minimale për punë, qytetarët nga Gostivari të udhëhequr nga OJQ „STOP Rusino” më 2 gusht të vitit 2022 оrganizuan bllokim të rrugës që çon në Rusino. Ata nuk lejuan që komunat e Pollogut t’i bartin mbeturinat, dhe kërkuan masa të shpejta për rehabilitimin e deponisë.

Meqenë se deponia i ka plotësuar kushtet minimale për punë, dhe komunat e Pollogut tashmë kanë filluar me bartjen e mbeturinave, premtimin e kryetarit Kasami, të dhënë më 29.12.2021 se brenda një jave komunat e Pollogut do të fillojnë bartjen e mbeturinave komunale në Rusino brenda një jave, e vlerësojmë si të realizuar, por duke theksuar se është bërë me njëzet ditë vonesë.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Zoran Dimovski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.