Nuk është ndërtuar treg i ri i mbyllur në Strugë

Photo by Rachel Claire from Pexels

 

Premtimi: Ndërtimi i tregut të mbyllur të gjelbër në Strugë me partneritet publik-privat

[Burimi: Programi parazgjedhor i kandidatit për kryetar të Komunës së Strugës “Për komunën që duam”, 2017; data: tetor2017]

ARSYETIMI:

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në programin e tij parazgjedhor “Për komunën që duam” (fq. 16), me të cilin ai kandidoi në zgjedhjet lokale në tetor 2017, premtoi ndërtimin e një tregu të ri të mbyllur në Strugë. Ky premtim i kryetarit Merko nuk është përmbushur.

Për portalin Infomagazin më 17 mars 2019, i pyetur për gjendjen e keqe të tregut ekzistues në Strugë, drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Ivan Kleckaroski, tha se janë ndërmarrë aktivitete në lëvizjen e tezgave dhe riparimin e pjesëve të caktuara.

“Pjesa që premtuam vitin e kaluar se me ndihmën e donatorëve dhe zyrtarëve të qytetit, se mund ta bëjmë mbylljen, për fat të keq nuk kemi aq shumë para. Diku vlerësimi sipas shërbimeve që ata ofruan për atë projekt ishte 20,000 euro. Fatkeqësisht, ne nuk kemi aq shumë para për këtë aktivitet”, – deklaroi Ivan Kleçkaroski – drejtor i NPK Strugë

Kleckaroski, ndër të tjera, në këtë paraqitje të tij thotë se për momentin nuk mendohet për zhvendosjen e tregut. Edhe pse është në interesin publik për këtë projekt, aktualisht nuk ka para.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të faqes zyrtare të Komunës së Strugës, nuk ka informacione në lidhje me ndërtimin e tregu të ri të mbyllur në Strugë. Pra, në mesin e informacionit të publikuar për seanca, thirrje publike, si dhe njoftime të tjera që lidhen me punën e komunës, nuk ka informacione për treg të ri të mbyllur.

Njoftim apo informacion të ngjashëm në lidhje me planin e ndërtimit të këtij tregu, nuk ka as në faqen zyrtare në Facebook të Komunës së Strugës por edhe në faqen në Facebook të kryetarit Ramiz Merko, ku ai zakonisht promovon të gjitha projektet e realizuara deri më tani ose projekte që janë në vazhdim ose planifikuar të fillojnë në të ardhmen e afërt. Merko as në intervistën e tij me Portalb, për përparësitë e mandatit të tij dhe planet e tij, mes shumë projekteve, nuk e përmendi ndërtimin e tregut të ri.

Në të njëjtën kohë, pas kontrollimit të mediave lokale në Strugë, por edhe kërkuesve të lajmeve, gjithashtu shihet se nuk ka informacion për ndërtimin e tregut të ri të mbyllur, as informacion për një nismë të tillë.

Se nuk ka treg të ri në Komunën e Strugës, u konfirmua edhe nga banorët vendas të Komunës së Strugës, sipas tyre, një projekt i tillë nuk është filluar.

Duke pasur parasysh kontrollin e mësipërm, këtë premtim elektoral të kryebashkiakut Merko, ne e konsiderojmë të parealizuar.

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.