Zorica Apostollska
Ministre pa resor ne qeverinë e RM-së, të udhëhequr nga Zoran Zaev
JETA PRIVATE
-Në biografinë zyrtare të saj të dorëzuar në Kuvendin e RM-së gjatë zgjedhjes së qeverisë nuk është theksuar pjesa kur dhe ku ka lindur Zorica Apostollsak, as nuk është theksuar statusi i saj familjar.
ARSIMIMI
-Në vitet 1974 – 1979 ka studijuar dhe diplomuar në Fakultetin Ekonomik pranë UKM në Shkup, drejtimi Banka dhe Financa
-Pas vitit 2000 ka marr titull profesional, veçanërisht për sistemin pensional në krizë në SHBA, në Institutin e Harvardit, si dhe Institutin e Bankës Botërore në Kembrixh, Masaçustas.
KARRIERA
-Në vitet 1979 -1993 punon në kompaninë “Metallski zavod Tito”, ku edhe përfundon si drejtoresh e financave dhe shërbimeve të përbashkëta
-Në vitet1993-2002 punon si Ndihmës. pastaj këshilltare e ministrit në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale në fushën e sigurimit pensional.
-Në vitet2002-2009 Apostollska është drejtoresh e parë në Agjencinë për Mbikëqyrje të Kapitalit Financiar të Sigurimit Pensional
– Në vitet 2009 deri 2017 drejtoresh për pagesë në “Stopanska banka AD Skopje”
KARRIERA POLITIKE
– Pjesë e udhëheqësisë së PRSD-së të Tito Petkovskit
-Prej 31.05. 2017 është emëruar për Ministre pa resor në qeverinë e RM-së, udhëhequr nga Zoran Zaev
BURIME:
- Собрание на РМ – Предлог за состав на Влада на РМ
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari