Zoran Zaev

 

JETA PRIVATE

Kryetar i LSDM-së dhe kryetari i Komunës së Strumcës, Zoran Zaev, ka lindur me 8 tetor të vitit 1974 në Strumicë. I martuar me Zorica Zaev, me të cilën kanë dy fëmijë, Aleksandrën dhe Dushkon.

 

ARSIMIMI

Shkollimin e fillor dhe të mesëm e ka kryer në Strumicë.

Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup në vitin 1997 dhe i ka kryer studimet post-diplomike në Ekonominë monetare dhe financiare.

Flet gjuhën angleze dhe serbe.

 

KARRIERA

1997 – 2001: Trgoprodukt – Strumicë

2001 – 2003: drejtor i Trgoprodukt – Strumicë

1998 – 2003: anëtar i SHF “Shtedillnica Peon”

2001 – 2003: anëtar i SHF “IGM – Elenica” – Strumicë

2000 – 2003: kryetar i SHF në NPVK “Komunalec” – Strumicë

2003 – 2005: deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

2005 – sot: Kryetar i Komunës së Strumicës

2008 – 2009: zëvendës kryetar i LSDM-së

2013 – sot: kryetar i LSDM-së

 

KARRIERA POLTIKE

Zoran Zaev është anëtar i LSDM-së që prej vitit 1996. Në dy mandate ka qenë anëtar i kryesisë së LSDM-së në Strumicë. Në nëntor të vitit 2002 bëhet anëtar i OQ LSDM.

 

Rasti “Global” dhe abolimi

Me 17 korrik të vitit 2008, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të pozitës në lidhje me qendrën tregtare Global ka qenë i arrestuar së bashku me pesë “bashkëpunëtorët” e tij. Rasti ka përfunduar pas abolimit të nënshkruar nga ana e presidentit të atëhershëm Branko Cërvenkovski, me çka Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij u lan në liri.

 

Përparimi në radhët e LSDM-së

Me 1 shtator të vitit 2008 u bë ushtrues i detyrës si kryetar i LSDM-së, ndërsa zyrtarisht partia e tij e zgjodhi për këtë funksion me 18 shtator të vitit 2008, pas kongresit të partisë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2009, Zoran Zaev ka qenë i zgjedhur për së dyti herë si kryetar i Komunës së Strumicës. Pas përfundimit të mandatit të Branko Cërvenskovskit në vitin 2009, dhe pas kthimit të tij në LSDM, funksioni ushtrues i detyrës në LSDM për Zoran Zaevi zyrtarisht u ndërpre. Momentalisht, Zoran Zaev është kryetar i LSDM-së.

Nga shkurti i vitit 2015 Zaev filloi projektin “E vërteta për Maqedoninë” me publikimin e bisedave të përgjuara në konferenca për shtyp dhe njoftoi opinionin maqedonas për krimet e bërë nga më shumë funksionarë nga radhët e VMRO DPMNE-së

 

„Puç“

Në funt të prillit të vitit 2015, Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit deri te Gjykata Themelore Shkup 1 ngriti akuzë kundër Zaevit dhe më shumë personave të dyshuar në rastin “Puç”. Gjatë kësaj kohe, në akuzë, Zaev akuzohet për vepër penale me dhunë ndaj përfaqësuesve më të lartë shtetëror.

Pas “E vërteta për Maqedoninl” filloi edhe kriza politike në Maqedoni. Nga maji i vitit 2015 dhe në vazhdimësi është dhënë mund për stabilizim të krizës politike me ndërmjetësim të SHBA-ve dhe BE-së, si garantues të Marrëveshjes politike të Përzhinos, të nënshkruar nga katër partitë më të mëdha në Maqedoni.

Zoran Zaev është lider aktiv në LSDM në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

 

BURIME

zoranzaev.mk: Biografia e Zoran Zaevit

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.