Zoran Stavrevski: PBB-ja e vjetshme e Maqedonisë është ndër më të mirat në Evropë

PBB-ja e vjetshme e Maqedonisë është ndër më të mirat në Evropë. Njëkohësisht paaraqet edhe realizim të projeksionit qeveritar. [Data: 23.03.2012 | Burim: Televizioni Sitel]

Arsyetim:

Sipas informatave, me rritjen prej 3% të prodhimit bruto të brendshëm (PBB) që Maqedonia e shënoi në vitin 2011, ajo gjendet në vendin e 10-të në Evropë sipas rritjes së PBB-së. Nga vendet evropiane, rezultate më të mira se sa vendi ynë për vitin 2011 kanë Estonia (7,6%), Тurqia (7,5%), Lituania (5,9%), Letonia (5,5%), Polonia (4,3%), Suedia (3,9%), Sllovakia (3,3%), Аustria (3,1%) dhe Islanda (3,1%). PBB-ja mesatare për Bashkimin Evropian për vitin 2011 është 1.5%. Vendi i dhjetë është ndër më të mirët në Evropë, por nuk mund të interpretohet si njëri nga më të mirët. Nëse merret parasysh se prognozat e qeverisë për rritjen ekonomike gjatë vitit 2011 ishin 3,5%, kemi dallim prej 0,5%. Sipas kësaj, mund të konsiderohet se deklarata e ministrit Stavrevski është pjesërisht e vërtetë, gjegjësisht rezultatet janë afër projeksioneve, por nuk përputhen në tërësi.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.