Zhernovski e quajti Gruevskin frikacak – paralajmëroi përballje në gjyq
Градоначалникот на Центар беше повикан да даде исказ денеска во рамките на истрагата на СЈО за демолирањето на бараките на Општина Центар во „спонтаните“ протести во јуни 2013 година, како и за нарачката од Груевски за физички напад врз Жерновски.
Kryetari i komunës Qendër u thirr dje që të jap deklaratë në PSP në lidhje me shkatërrimin e barakave në Komunën Qendër në protestat “spontane” në qershor të vitit 2013, si dhe për porosinë e Gruevskit për sulm fizik ndaj Zhernovskit.
Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, sot, për së dyti herë pas vendosjes së Prokurorisë Speciale Publike, dha deklaratë për materialet lidhur me “bombat” e zbardhura nga LSDM. Më pas, ai e quajti liderin e VMRO-DPMNE-së ” jo vetëm kriminel, por edhe dhunues dhe frikacak” dhe i apeloi që e pret në gjyq që të shoh trimërinë e tij.
Kjo është një nga të vërtetat më të shpifura të cilat i kuptuam për gjatë dëgjimit të materialeve të përgjuara. Nga ato materiale mund kuptojmë që nuk bëhet fjalë vetëm për një kriminel, por për një njeri të dhunshëm dhe frikacak. Të tillët si Gruevski, nuk e kanë vendin në politik. Të tillët si ai vendin e kanë në institucionet e drejtësisë, ndërsa nga kjo që e dëgjojmë, edhe në qendrat shëndetësore, tha sot Zhernovski .
Ai u thirr të jap deklaratë në kuadër të hetimit të PSP-së për shkatërrimin e barakave në Komunën Qendër në protestat “spontane” në qershor të vitit 2013, si dhe për porosinë e Gruevskit për sulm fizik ndaj tij. Në një nga bisedat e përgjuara telefonike të publikuara nga opozita, dëgjohet se si Gruevski kërkon që të përcaktohet një protestë, gjatë së cilës do të hyhet në objektin e komunës dhe kryetarit i ri i komunës Zhernovski të goditet me disa flakaresha fytyrës.
Zhernovski deklaratën e parë para PSP-së e dha me 26 qershor të këtij viti
Porosinë për “goditjet” e dëgjojmë në bombën e 23-të
NG: Unë mendoj që përveç asaj që në Kushtetues do të bie, të premten ai të haj 5-6 goditje përpara kamerave… të futen qytetarët dhe njëri nga qytetarët të shkoj ta godas 5-6 herë, fortë, dhe të ik.
МЈ: Mund të merremi vesh për një skenar të tillë mendoj, unë planifikoja që njerëzit tanë të dalin të protestojnë.
NG: Ama mos ja thuaj këtë askujt.
МЈ: Jo, mirë.
NG: Nëse merret vesh, kot, do dëgjoj dhe do të paranadaloj.
МЈ: Do të thotë bash ashtu, kjo është njëjtë sikur Xhokica i vogël të mendoj diçka dhe të merr vendim dhe shkruan çka dëshiron në vendimin.
NG: Përgatiti Martinin dhe Sulsin prej nesër do godasim.
МЈ: Mirë, i kam materialet…
NG: Të premten do i mbledhim afër 2.000 njerëz para Qendrës, disa do të futen brenda, nga se qytetarët kanë të drejtë të futen, pastaj të shohim, të mendojmë, nëse njeri nga ata do të godas tre katër herë fortë para të gjithëve.. Nuk mund asgjë të bëj, nuk ka lëndime të rënda trupore për padi penale, ka vetëm kundërvajtje.
МЈ: A.. Mirë, këshilltarët të bëjnë njësoj si me buxhetin.
NG: Si?
МЈ: Këshilltarët tanë të sillën njësoj si me buxhetin. Të dalin dhe të bërtasin ,në kundërshtim me ligjin. nuk je ti për të vlerësuar kushtetutën, kush je ti për të vlerësuar Kushtetutën.
NG: Po po, do të ja prishim mbledhjen.
МЈ: Kjo është..
NG: Nuk do të mund të mbaj një mbledhje.
МЈ: Mirë, do e përgatis dhe Martinin…
NG: Ama të kemi argument për të nxitur atmosferën që do krijohet, që bën ndërhyrje, që të kemi arsyetim për hapat që do t’i ndërmarrim.
МЈ: U kry, do të përgatis unë, do të dëgjohem me Martinin…
NG: Ај
МЈ: Mirë, përshëndetje.
Për vandalizmin dhe shkatërrimin e Komunës, kryetari Zhernobski në disa shkresa drejt ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska, kërkonte përgjegjësi për porositësit dhe kryesit e urdhrave. Megjithatë, një pjesë e tyre, siç thonë nga komuna Qendër, ishin fotografuar me atë dhe Gruevskin, gjegjësisht, ishin edhe delegat në Konventën për zgjedhje të Gjorgje Ivanovit për kandidat të VMRO-DPMNE-së, deri sot të njëjtët nuk janë identifikuar dhe sanksionuar.
Deklarimi i djeshëm i Zhernovskit është një hap përpara në këtë rast, për shkak se Prokuroria Speciale Publike është angazhuar për zbardhje të rastit, pasi thuajse tre vite Prokuroria Publike nuk u deklarua për këtë rast. Kryetari i komunës Qendër sot, pasi doli nga hapësirat e PSP-së, porositi Gruevskin që ta pret në gjykatë, që të shoh trimërinë e tij.
-Për shkak se është e qartë që së shpejti do të shihemi në gjyq, do të kemii mundësi të shohim sa trim është, pasi është e dukshme që kemi hesape të pa pastruara.-tha Zhernovski.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari