“Zhduket” fabrika e premtuar e etanolit me 1000 vende pune
Нема дилеми дека инвестицијата е навистина сопрена, бидејќи ниту еден медиум повеќе од една година не пишувал за оваа фабрика. Но токму објаснувањето на ирската компанија на нејзиниот веб-сајт го дава и одговорот на прашањето зошто инвестицијата сопира.
Имено, еден од партнерите во проектот е американскиот гигант „ДуПонт“, еден од светските лидери на полето на генетското преработување, односно модифицирање, на различни организми.
Projekti parasheh ndërtim të biorafinerisë bashkëkohore me kapacitet prej 100 milion litra, ndërsa prodhimtari do të jetë e destinuar për në pazarin evropian. I gjithë investimi për periudhën pesë vjeçare do të jetë 250 milion euro dhe do të krijohen 1000 vende pune. Ndërtimi i fabrikës do të fillonte në 2016 dhe do të zgjas dy vite, tha ministri Pavllevski pas nënshkrimit të Memorandumit. (Afati për fillim të ndërtimit: 2016)
ARSYETIM
Me 16 tetor të vitit 2014, pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim nga ana e ministrit për investime të huaja Bill Pavllevski, kryetari i “Ethanol Europe Renewables”, Mark Tarli dhe drejtori i “DuPont”, Jan Koning, për ndërtimin e fabrikës së prodhimit të etanolit prej celuloze në rajonin e Prilepit nga ana e kopanisë irlandeze “Ethanol Europe Renewables” dhe asaj amerikane “DuPont”, ministri për Investime të Huaja shton se fabrika do të fillojë të ndërtohet në vitin 2016 dhe do të përfundojë dy vite pas.
Arritën në përfundim se, ky pretim i ministrit për Investime të Huaja Bill Pavllevski, i cili përfshinë edhe 1000 vende pune të reja deri më tani, në përfundimin e tre mujorit të fundit të këtij viti, është i parealizuar, ndërsa sipas lajmërimeve nga “Ethanol Europe Renewables”, nuk dihet se kur do të filloj ndërtimi. Si shtesë, në tregim hyn edhe një temë që ngjall polemika – organizmat e modifikuar gjenetikisht.
Ashtu si atëherë, në ditën e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim, 16 tetor të vitit 2014, thuhet se, ideja ka qenë që në fabrikë të prodhohet alkool nga lëndët e para, gjegjësisht nga bimët të cilat do të kultivohen në 20.000 hektarë të një toke të lënë pas dore dhe të degraduar në Pellagoni dhe Mariovë, thotë Tarli, pronari i kompanisë irlandeze.
Në ueb-faqen e Ethanol Europe Renewables (në pjesën Investments) tani shkruhet se investimit në fabrikën “Etanol Pellagoni” është ndërprerë për shkak “të paaftësisë së Komisionit Evropian që të përpiloj një skemë rregullatore e cila do të mundësonte investimin në alkoolin prej celuloze”.
Ky investim është suspenduar për shkak të paaftësisë së Komisionit Evropian që të përpilojë një skemë rregullatore që do të mundësonte investimet e mundshme në Evropë për alkool prej celuloze.
Nuk ka dilema se investimi me të vërtetë është ndërprerë, sepse asnjë medium tani më më shumë se një vit nuk ka shkruar për këtë fabrikë. Por, shpjegimi i kompanisë irlandeze në ueb-sajtin e saj jep edhe përgjigjen e kësaj pyetje se përse investimet janë ndërprerë.
Njëri nga partnerët e projektit është gjiganti amerikan “DuPont” , një prej liderëve botërorë në fushën e përpunimeve gjenetike, gjegjësisht modifikime, të organizmave të ndryshëm. Dyshimin se fabrika mund të shfrytëzojë organizma të modifikuar gjenetikisht si mbetje e dha partia PDM me 20 tetor 2014, gjegjësisht vetëm katër ditë pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim.
Ky kompani amerikane ka fabrika për prodhim të vajrave bio në gjithë botën dhe gjithkund punohet me fara te modifikuara gjenetikisht, që të ketë rendiment më të lartë. A do të bëj Maqedoni përjashtim dhe do të përdorë farë natyrale?- pyeti zëdhënësja e PDM Maja Morançinin.
Maqedonia duhet të jetë vendi ku nuk prodhohen OMGJ për asnjë qëllim, dhe të angazhohet përherë për ushqim të shëndetshëm dhe mbrojtje të mjedisit jetësor si kusht për cilin do investim – tha zëdhënësi Toni Ristov.
Mundet që një pjesë e investimeve që ndërpre të jetë pikërisht fakti i theksuar në ueb-sajtin e kompanisë irlandeze, por edhe Ligji në Maqedoni për kontroll të ushqimit, nuk lejon importin, prodhimin dhe qarkullimin e ushqimit të modifikuar gjenetikisht deri sa vendi të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Por, nga ana tjetër, në ueb-faqen e kompanisë nga Irlanda “Ethanol Europe Renewables”, në pjesën Investments, shihet se ajo në fabrikën e saj në Hungari, “Panonia Ethanol, prodhuesi më i madh i etanolit në Evropë, çdo vit prodhon rreth 450 milion litra etanol.
Si do që të jetë, sipas situatës aktuale, shihet qartë që premtimi i ministrit Bill Pavllevski, është i parealizuar.
BURIMET
- (16.10.2014) Старт.мк – Ќе се гради фабрика за целулозен етанол во Прилепско [Пристапено на: 14.09.2016]
- Веб-сајт на Ethanol Europe Renewables, дел Investments [Пристапено на: 14.09.2016]
- (20.10.2014) Фокус – ДОМ е загриженa бидејќи странскиот инвеститор „Дупонт“ работи со ГМО [Пристапено на: 14.09.2016]
- Агенција за храна и ветеринарство – Прописи/Закон за безбедност на храна [Пристапено на: 14.09.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari