Zgjedhjet lokale: A do të jenë minierat faktori që do të përcaktojnë fituesit në juglindje?

Aktivistët me pyetje të drejtpërdrejtë deri të kryeministri në tubimin e LSDM-së në Bogdanci. Foto: Jugoistok.net

 

Temat si ekologjia dhe ndërtimi i minierave do të jenë ato mbi të cilat do varen rezultatet zgjedhore të këtyre zgjedhjeve lokale, të paktën për sa u përket komunave në rajonin juglindor, vlerësojnë njohësit e mirë të gjendjeve në këtë skaj, kryesisht bujqët me të cilët bisedoi “Vërtetmatësi”

Shkruan:  Jugosllava Dukovksa

Ekologjia dhe shëndetësia u gjendën në agjendën në partive politike të cilat i matin forcat e veta në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Këto zgjedhje do të mbahen mend për atë se për herë ta parë  zëri i qytetarëve të pakënaqur lidhur me informatat për ndërtimin e më shumë minierave në pjesën jugore dhe juglindore të Maqedonisë, ju imponoi këto tema politikanëve të cilët garojnë për marrjen e qeverisë në këto komuna maqedonase. Ata u gjendën në fokus si prioritete të cilat nuk mund të injorohen më.

lOK-IZB

AKTIVIZMI EKOLOGJIK VENDIMTAR PËR ZGJEDHJET? 

Pas referendumeve në pranverë dhe verë në Gjevgjeli. Bogdanci. Dojran (të suksesshëm) dhe në Vallandovë, Novo Sellë dhe Bosilovë (të pasuksesshëm, me një numër të madh votash kundër) qytetarët shprehën vullnet në rrethinat e veta të mos ndërtohen miniera të cilat kanë potencial që të ndotin ambientin dhe të rrezikojnë shëndetin, tema me patjetër u gjend në tavolinën punuese të qeverisë së re të udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate, e cila edhe më parë ka qenë në anën e aktivistëve ekologjik dhe lufta e tyre me “minierat e vdekjes”, siç u quajtën, por edhe në VMRO-DPMNE, e cila qëndron prapa dhënies më koncesion të pasurisë në miniera në 20 lokacione për hulumtim dhe eksploatim në Maqedoni. Me këtë suksesshëm u kthye vëmendja e opinionit në Maqedoni, kah ajo që ishte, plani i qeverisë së mëparshme të VMRO-DPMNE-së -përmes ndërtimi të një numri të madh të minierave të arit, argjendit, bakrit, antimonit nëpër vend të rritet punësimi dhe të nxitet zhvillimi, duke injoruar ndotjen potencial dhe shkatërrimin e mjedisit jetësorë në vende rurale ku edhe gjenden lokacionet e minierave të ardhshme.

Vetëdija e ngritur ekologjike dhe me aktivitetin qytetarë të rritur, në gjithë rajonin juglindor u formua rrjeta e shoqatave civile, formale dhe joformale, me shenja ekologjike dhe veprimtaritë e të cilëve ishin aktivitete të kthyera kah ndalimi i projekteve për hetim dhe eksploatim të depozitave të minierave në tokën e asaj pjese të vendit dhe hapjen e atyre minierave. Për këtë, pikërisht tema e ekologjisë dhe ndërtimi i minierave do të jetë ajo mbi të cilën do të varen rezultatet zgjedhore, të paktën për sa u përket komunave në atë rajon, vlerësojnë njohësit e gjendjeve në këtë skaj bujqësor. Sipas shumë personave me të cilët biseduam, nëse shihet vullneti i madhi të gjithë atyre që dolën në referendume, por edhe gatishmëria mes qytetarëve edhe në mjedisi ku nuk u mbajt referendumi ose dështoi për shkak të shtypjeve nga qeveria lokale dhe qendrore e VMRO-DPMNE-së përmes shtypjeve, mund që të pritet mbështetje për opsionin politik i cili do t’i mbrojë interesat e tyre. Duke vlerësuar lirisht edhe votat e votuesve të papërcaktuar, të cilët plotësisht janë kundër minierave, thonë nga brenda.

ZAEVI “JO – MINIERAVE TË VDEKJES”

Partitë politike, gjithsesi, edhe më mirë i dinë këto kalkulime dhe e përfshinë në projektet e veta në dalje zgjedhore. Për këtë nuk do të duhet që të na befasojë se Zoran Zaev në mënyrë decide i përkrahi qytetarët e rajonit juglindor të Maqedonisë. Ai, duke ju drejtuat banorëve të Vallandovës në mitingun parazgjedhor në këtë qytet, të njohur me prodhimin e shegëve dhe perimeve të hershme, tha se qeveria e udhëhequr nga partia e tij do të ndalojë ndërtimin e minierës Kazadoll. Zaev, të cilit aktivistët ekologjik nga Maqedonia juglindore drejtpërdrejtë ju drejtuan përmes parullës të cilin e mbanin në dorë në tubimin e koalicionit të udhëhequr nga LSDM të cilin e mbajtën në Bogdanci, në të cilin shkruhej: “Kryeministër, çka me minierat e vdekjes?” ju përgjigj në tubimin e radhës:

Ne kryejmë vepra të mençura, që të mos e dëmtojmë shtetin me milion, por një gjë ta dini – minierat do të ndërpriten. Mirë është që të përgatitet i gjithë menaxhmenti që të ndalojë ndërtimi i minierave, për atë se dëmtojnë shëndetin, japin perspektiva të dobëta dhe shkatërrojnë gjenerata e tanishme dhe të ardhshme, porositi Zaev.   

Në takimin e qytetarëve në Vallandovë ai lajmëroi se do të ndalojë koncesionet për eksploatim dhe hetime gjeologjike të cilat i dha qeveria e kaluar. Zaev, poashtu, rikujtoi se minierat nuk janë e ardhmja e njerëzve të atyre anëve ose siç i quajti ai “margaritarët e bujqësisë së Republikës së Maqedonisë”. Se qeveria e mëparshme, opozita e tanishme – VMRO-DPMNE, ka punuar seriozisht në projektin që Maqedoninë ta kthejë në shtet minierash, kuptohet me asistencë të panevojshme të qeverisë lokale, kanë shfaqur vulgarizimëm partiak deri në nivel të përsossmërisë, më pas korrupsioni, politika dhe strategji shkurt-pamëse, vulgarizimi dhe absolutizimi i termeve “zhvillim dhe investim”, duke mos pasur pas asaj një rishikim të përgjithshëm të rreziqeve, përmes mizorisë korporative të koncesionerëve, deri te obstruksionet e referendumeve nga ana e disa strukturave partiake. Sipas shkrimeve në më shumë mediume, ish kryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, në një ditë, menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2013 ka nënshkruar 86 koncesione për hulumtime dhe eksploatimin e pasurive të minierave nëpër vend, duke ofruar punësime.

PËR VMRO-DPMNE-NË MINIERAT EDHE MË TEJ PRIORITET EKONOMIK

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2014, VMRO-DPMNE në programin e saj i theksonte minierat si komponentë zhvillimore. Në minierat e reja në Maqedoni do të hapen 350 vende pune, parashikonte VMRO-DPMNE në programin e saj zgjedhor. Puna në këto miniera, do të mundësojë zhvillim të qëndrueshëm dhe vende të reja pune në më shumë vende në shtet, siguruan nga VMRO-DPMNE.

Ky program në pjesën e ekonomikë përfshinë projekte të cilët janë në varësi të nevojave të qytetarëve. Dhe në qëndrojmë prapa këtyre projekteve. Ka dallim dhe ne jemi të bindur se qytetarët e shohin atë, deklaroi atëherë Hristijan Dellev nga VMRO-DPMNE.

Pyetjes së si është qëndrimi i zyrtarë i partisë tani para zgjedhjeve lokale për minierat në rajonin juglindor, duke pasur parasysh se një pjesë e kandidatëve për kryetar komunash i mbështetën qytetarët në kërkesat e tyre që të mos ketë miniera, zëdhënësi Ivo Kotevski na rikujtoi se:

VMRO-DPMNE që para referendumit doli me qëndrim se është kundër helmimit të shëndetit të qytetarëve, por apriori nuk është kundër ndërtimi të minierave, sepse vlerëson se ata do të sjellin zhvillim ekonomik dhe përmirësim të standardit jetësorë, si dhe gjatë asaj duke pasur kujdes për të gjithë parimet e mbrojtjes së mjedisit jetësorë, duke ju referuar njoftimit të partisë, i cili ishte dhënë para mbajtjes së referendumit të parë kundër minierave, në Gjevgjeli. 

Përse aktivizmi qytetarë u aktivizua pothuajse në  prag të zgjedhjeve lokale, dhe jo vite më parë, kur i ndanë me koncesion të gjithë minierat dhe kur filloi puna në terren, miniera Kazandoll, prej të cilës sot vuajnë disa komuna maqedonase juglindore si Vallandova, Strumica, Bogdanci, Dojrani, dhe kur përgatitjet për ndërtim janë në fazën finale?

Të gjithë përgatitjet në minierën Kazandoll u zhvilluan në fshehtësi. Kishe vetëm një diskutim publik për të cilin informimi ishte publikuar në gazetën ditore në gjuhën shqipe “Koha” nga Shkupi (e cila tani nuk publikohet) dhe në atë diskutim merrnin pjesë, në fakt, ata të cilët qeverinë e atëhershme të VMRO-DPMNE nuk e kundërshtonin për minierat, sqaron një prej aktivistëve nga Bogdanci, Jovan Xhalev. 

Ai shton, se në të vërtetë, të gjithë ata u informuan atëherë kur pati lëvizje në Gjervgjeli, gjegjësisht kur Angell Nakov, lideri i eko-aktivizmit nga Gjevgjelia, doli në opinion me paralajmërime alarmante për atë se çka është duke u përgatitur në këtë qytet jugor maqedonas në shpatet e malit Kozhuf.

NUK KA TË PAINFORMUAR, SHËNDETI ËSHTË MË I RËNDËSISHËM

Pasi që gjevgjeliani Angell Nakov foli hapur për rrezikun të cilin e sjell ndërtimi i minierave dhe ndikimi i tyre në shëndetin e njerëzve dhe të mjedisit jetësor, atëherë u alarmuan të gjithë banorët, thotë Xhalev.

 

Ju garantoj se nuk ka asnjë vendbanim në rajonin juglindor, as në fshatrat më të vegjël, ku njerëzit të mos jenë të informuan për rrezikun e “minierave te vdekjes” siç i quajmë ne, shprehet Angell Nakov. 

Sipas Nakov. kjo temë do të ketë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve kudo që qytetarët janë të shqetësuar nga ndërtimi i minierave. Në Gjevgjeli situata është specifike, sepse këtu që para referendumit të gjithë partitë të përfaqësuar në Këshillin e Komunës hapur u ngritën kundër ndërtimit të minierës në Kozhuf dhe agjituan te qytetarët në të mirë të referendumit.

Nuk besojë se ndonjë person normal do të jepte një koncesion të tillë. Kur ne do të kemi një qëndrim të qartë dhe mendim në këtë çështje, kur dikush kushtimisht do të kërkonte koncesion për eksploatim që në fillim mendimi nga personat e komunës do të jetë negativ. Ne kemi përparësi krahasuese për më shumë punësime me çka do të hapen perspektiva në Komunën e Gjevgjelisë. Nuk na duhet për 30 vite koncesioni që ndonjë minierë do të paguaj kompensim, e më pas mijëra vjet Gjevgjelia të jetë e braktisur dhe e mbuluar në zi,  deklaroi para referendumit në Gjevgjeli kryetari i komunës së Gjevgjelisë Ivan Frangovë, i cili është nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Aktivistët nga Vallandova kërkuan nga të gjithë kandidatët të nënshkruajnë deklaratë, me të cilin do të kushtëzohen se asnjëherë nuk do të mbështesin ndërtimin e minierave në këtë komunë. Të gjithë kandidatët, përveç atij nga VMRO-DPMNE, e nënshkruan atë. Deklarata të ngjashme do të ju ofrohen të gjithë kandidatëve edhe nga komuna e tjera të cilat i shqetëson çështja e minierave, edhe pse për Gjevgjelin situata është e qartë, ndërsa në Bogdanci kandidati i VMRO-DPMNE-së hapur u ngrit kundër ndërtimi të minierave. Respektimi i vullnetit të qytetarëve i shprehur nëpërmjet referendumit për ndërtimin e minierave në territorin e Komunës Bogdanci, ishte një prej përpjekjeve të cilat i bëri publike Nikolla Roglev, kandidat i VRMO-DPMNE-së për kryetar komune në Bogdanci. Aktivisti Xhalev shprehet se ka studim për ndikimin e minierave mbi mjedisin jetësor të bëra nga Ministria e Mjedisit Jetësorë në të cilin thuhet se ata mund të kenë ndikim në përkeqësim të shëndetit.

Poashtu, në atë qëndron se edhe banorët e Valladnovës dhe të vendbanimeve të tjera, nga ky rajon do të duhet që kryejnë kontrolle të rregullta shëndetësore, çdo 3-6 muaj, në veçanti fëmijët dhe gratë shtatzëna. Andaj, më thoni ju mua – përse është e nevojshme që dikush të incizohet dhe të kontrollohet kaq shpesh nëse minierat nuk janë të dëmshme për shëndetin? Në hetim propozohet edhe në rast të shfaqjes së përkeqësimit, vendbanimi duhet që të braktiset. Përse, nëse gjithçka është në rregull me teknologjinë e cila do të shfrytëzohet në këto miniera, pyet Xhalev. 

Gazetari dhe aktivisti Krum Vellkov nga Strumica vlerëson se:

Rasti me “minierat” zhveshi partizimin e ashpër deri në nivel të përsosur, përmes korrupsionit, politikave dhe strategjive shkurt-pamëse, vulgarizimit dhe absolutizimit të termeve “zhvillim dhe investim”, duke mos pasur asnjë rishikim të përgjithshëm mbi rreziqet, mizorisë korporative të koncesionerëve, deri te obstruksionet e referendumeve nga ana e disa strukturave partiake.

Qytetarët u zgjuan dhe aktivisht i ndjekin politika dhe premtimet nga oferta zgjedhore. Zgjedhjet do të tregojë më së miri nëse janë të gatshëm që në të ardhmen të jenë vetëm mbikëqyrës pasiv të ndryshimeve të cilat i prekin ata dhe gjeneratat e tyre, ose do të angazhohen aktivisht në formësimin e vendimeve politike.

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.