Zelenski nuk bleu kazino në Qipro
Është një dezinformim që Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski bleu kazino dhe hotel në Qipro përmes kompanisë së tij offshore. Nuk ka asnjë provë për këtë, siç konfirmohet nga zyrtarë të lartë politikë në Qipro dhe faqja që fillimisht publikoi “lajmin” e fshiu më vonë.
Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:
Lufta është mamaja e dikujt, njerka e dikujt tjetër. Zelenski bleu një resort kazino në Qipro përmes kompanisë së tij Casino Heritage Inc. për 200 milionë dollarë me Bitcoin. Rreshti i parë, plazhet dhe të gjitha këto.
Pretendimi i bërë në postimin që po shqyrtojmë është i lidhur me një kanal Telegram. Por ky pretendim është dezinformim.
Ambasada e Ukrainës në Qipro e mohoi këtë informacion, duke e cilësuar si propagandë ruse që synon krijimin e tensioneve diplomatike. Ambasada e Ukrainës në Republikën e Qipros mohon kategorikisht pretendimet se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski ka blerë një kazino në Kyrenia. Në një deklaratë të fundit, ambasada i përshkroi këto pretendime si një tjetër gënjeshtër e krijuar për të diskredituar Ukrainën dhe udhëheqjen e saj, si dhe për të krijuar tensione diplomatike midis Kievit dhe Nikozisë.
Deri më tani, shërbimet përkatëse të Qipros kanë qenë duke hetuar këtë çështje. E konfirmoj, deri më tani nuk ka asnjë provë të tillë. Kur të përfundojë hetimi në bashkëpunim me shtete të tjera dhe shërbime të tjera, do të mund të themi më shumë. Por në këtë pikë mund t’ju them se deri para 5 minutash para se të vija këtu më kanë njoftuar se nuk ka pasur një provë të tillë, tha ai.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari