Zaharova: Shkupi pa menduar sakrifikon sovranitetin

Зградата на руското МНР во Москва; Фото: Photo by Egor Myznik on Unsplash

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zaharova, duke komentuar dëbimin e pesë diplomatëve rusë nga Maqedonia e Veriut, tha se Rusia do të detyrohet të marrë masa reciproke, pa i përmendur të njëjtat. Komenti i Zaharovës është publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, si dhe në profilin e Ambasadës Ruse në Facebook, shkruan Meta.mk.

 

“Ky hap i theksuar armiqësor është një vazhdimësi e kursit drejt prishjes marramendëse të marrëdhënieve dypalëshe me Rusinë, që u ndërmor nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut disa javë më parë. Duke u bashkuar me histerinë rusofobike të nisur nga Perëndimi, Shkupi ka riafirmuar edhe një herë gatishmërinë e tij për të sakrifikuar në mënyrë të pamatur sovranitetin dhe për të marrë vendime që bien ndesh me ndjenjat publike dhe në kundërshtim me interesat e rrënjosura kombëtare”, theksoi Zakarova në komentin e saj.

Ky veprim vjen pasi Ministria e Jashtme dje vendosi të shpallë pesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse në Shkup “persona non grata”. Si të padëshirueshëm në vend, atyre ju dhanë pesë ditë kohë që të largoheshin nga territori ynë.

“Sipas informacioneve të marra nga organet kompetente, këta persona kryenin aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, thuhet në komunikatën e djeshme nga MPJ Maqedoni.

Северна Македонија прогласи пет руски дипломати за персона нон грата

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari