Zaev: Shkurtimi duhet të ndodh çdo kund

Z. Zaev. Foto: LSDM/ueb

 

 

Në intervistën për “Utrinski brifing” kryetari i LSDM-së, Zora Zaev, dha deklaratë të cilët e vlerësojmë si të vërtetë: 

Të hyra në shtet kanë rënë në mënyrë drastike. Pritet që në fillim të prillit të jenë mes 30-40 përqind, do të thotë se të mungojnë 60 përqind e të hyrave. Qytetarët janë në shtëpi, nuk shpenzojnë, nuk punojnë objektet, transporti është përgjysmuar, nuk lëvizim, nuk paguhen as fatura. Pjesa e madhe e kapaciteteve prodhuese janë mbyllur ose janë pezulluar, për këtë nuk paguhet dhe tatimi ndaj shtetit. Nëse për këtë nuk e përgatitim popullin tonë, atëherë jemi populsit dhe vetëm vrapojmë për pikë politike. Shkurtim duhet të ketë gjithkund sepse nuk ka të hyra për 60%, do të thotë mungesë të financojmë të gjithë nevojat. Edhe sikur të gjemë para të tjera, duhet të kemi shkurtime. të bëhet populizëm nuk është në rregull. 

[Burimi: Slloboden pecatdata: 25.03.2020]

 

ARSYETIM:

Deklarata e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, në pjesën e shkurtimit të shpenzimeve duhet të ndodh gjithkund, e vlerësojmë si të vërtetë, për shkak forcës së numrave që dëshmojnë këtë.

Duke mos dyshuar në deklaratën për pritshmëritë e të hyrave që do të mblidhen në fillim të prillit (sepse Zaev, gjithsesi, i njeh numat sepse LSDM udhëheq Qeverinë, dhe në një konferencë të mëvonshme deklaroi se pret që të gjithë autoritet të komunikojnë numrat e njëjtë), faktet flasin se shteti do të përballen me mungesë të madhe të të hyrave për të plotësuar nevojat e institucioneve dhe qytetarëve.

Atë të cilën Zoran Zaev e projekti si skenarin më të errët, do të thotë se rreth 4 miliard euro të projektuara në buxhet si të hyra për gjithë vitit 2020, do të mblidheshin nën 2 miliard, më saktë rreth 1,6 miliard, ndërsa diku mi 2,2 miliard duhet të gjendjen prej burimeve të tjera. Në kushte të sigurimit të 600 milion, të pakën ashtu sigurojnë edhe autoritet, prej jashtë do të dihet të merren 600 milion euro (Zave herën e parë komunikoi se do të duhet të huazojnë gjithsej 1,2 miliard nëse ndodh ndonjë skenar më i zi), por edhe përkrah kësaj, përsëri do të duhet që prej burimeve të brendshme të gjenden/shkurtohen një miliard euro prej të hyrave të planifikuara.

Kuptohet, ky është skenari më i errët i cili nuk merret si i ngjarë, duke pasur parasysh atë se të gjithë projektet thonë se tre mujori i tretë dhe i katërt do të jetë më i mirë, sepse “kriza e koronës”, parë në mënyrë optimiste, pritet të përfundojë deri në qershor.

Por, ajo që është e sigurt, është se të hyrat për mars, prill maj, të cilët shteti i projektin nën 50 përqind, duhet të mbulohen. Prej këtu, shkurtim, të pakën në mënyrë solidare, me përjashtim të organeve shëndetësore, policore, ushtrisë, inspektoriatit, si dhe të gjithë organeve që janë në linjën e parë të frontit në luftën kundër përhapjes së virusit korona, duhet të ketë.

Sa për ilustrim, numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin publik, kjo do të thotë se më së paku duhet të merren 50 mijë, a do të ketë mbyllje të segmentuar ose të plotë të 100 mijë, i mbetet Qeverisë ta vlerësojë këtë.

Për në fund edhe diçka tjetër – gjatë projektimit të numrave shihet jorealiteti i kërkesave të caktuara të ekspertëve ose partive politike, 50 përqind të pagës bruto të të punësuarve në prekur në sektorin e krizës (nuk ka vlerësim të saktë se kush është më i prekur, përveç turizmit, furnizimit me ushqim dhe transport), t’i ketë mbuluar qeveria, gjegjësisht shteti përmes buxhetit!?

Për shkak të argumenteve të shtruara mund të vlerësohet se deklarata se Zaev se shkurtim duhet të ketë gjithkund, mendohet në mënyrë të segmentuar, mund vlerësohet si e vërtetë.

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.